• Banner

  • Frati i pashallareve Bushatli te Shkodres, At Erasmo Balneo, Zef Pllumi

Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës, At Erasmo Balneo (1756 – 1788), Zef Pllumi

Një prift italian mbërrin si misionar në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë për t’u bërë një kronikë historike e familjes së Bushatllinjve dhe jetës së përditshme të shqiptarëve të kësaj kohe.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës, At Erasmo Balneo (1756 – 1788) (kopertinë e trashë)
Gjinia: Histori
Autori: At Zef Pllumi
Shtëpia botuese: Botime Françeskane
Viti: 2017
Fq. 130
Pesha: 0.287 kg.
ISBN: 978-99956-97-58-7

Përmbajtja e librit

• Hymje
• Misionar françeskan në Shqipni
• Nji ngjarje e pabesueshme
• Si u bana mjek personal i Mahmud Bushatit
• Jeta me pashallarët shqiptarë
• Deka e mikut trim
• Saraji
• Shqetësim i madh
• Udhtimi në Raguzë
• Si u plak Mehmet Bushati
• Sundimi i Mustafa Pashës
• Mahmudi, pashë i Shkodrës
• Udhtimi i dytë në Raguzë
• Karagega në kala
• Mbarimi i misionit tem
• Sot, mbas 25 vjetësh
• Shtojcë e botimit të dytë

Mbi librin

Një dorëshkrim i lënë nga një prift italian i shekullit të tetëmbëdhjetë lexohet nga At Zef Pllumi në arkivën e kolegjit Francceskan në Shkodër kur ai ishte student. Afro 50 vjet më vonë, Pllumi kërkon nëpër arkivë të shtetit, ku supozohej se kishte përfunduar dorëshkrimi pas sekuestrimit të bibliotekës nga qeveria komuniste, por nuk arrin ta gjejë. Me dëshirën që dëshmia e At Erasmo Balneos të mund humbiste përgjithmonë, At Zef Pllumi përshkruan çfarë mbajti mend prej saj në këtë libër. Kjo wshtë edhe kronika më interesante mbi tre gjenerata të sundimtarëve të Shkodrës në këtë periudhë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...

Çmimi 241,50 SEK
More
Ka mbaruar
4 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)