• Banner

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja
  • Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pushteti i korruptuar
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Rexhep Qosja
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 232
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-205-79-7

Fragment nga libri

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra! Dhe për shumëçka tjetër...

Mbi autorin

Rexhep Qosja lindi më 25.6.1936. Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është specializuar në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit. Është doktoruar me temën "Asdreni - jeta dhe vepra e tij".

Ka qenë profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve të shkallës së tretë për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare "Jeta e re" dhe për 11 vjet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ka qenë kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe anëtar i Kryesisë së këtij delegacioni.

Ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës ndërkohë që kryeadministrator i Kosovës ishte Bernard Kushner. Merret me prozë - tregime e romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Veprat "Vdekja më vjen prej syve të tillë", "Sfinga e gjallë", "Beselam pse më flijojnë", "Bardha", "Çështja shqiptare – historia dhe politika" dhe "Populli i ndaluar" janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Drama të tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, të Shqipërisë, në disa qendra në ish-Jugosllavi dhe në Europë. Shkrimet e tij publicistike të botuara në shtypin kroat e slloven kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1981, shënojnë fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë.

Është anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës prej themelimit të saj dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në vitin 1998 u nderua me titullin e lartë "Nderi i Kombit" i Republikës së Shqipërisë. Është shpallur "Qytetar Nderi" i qyteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë. Në vitin 2012 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi serinë e veprave të tij në 29 vëllime.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205797
ean13
9789928205797
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 13,87 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Çamëria, studime historike-sociologjike shek XIII-XX, Hajredin Isufi

Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve  të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV – XX, Muhamed Mufaku

Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2581

Botuesi: Botime Franceskane

Nje perandor ne Prizren, Shpetim Sala

Meritë e Franc Jozefit l ishte se lejoi një pluralizëm spontan të kulturës së popujve që përfshiheshin brenda kufijve të Perandorisë Austro – Hungareze. Kultura gjeti aty kushtet ideale për të shpërthyer në një kontekst lirie dhe mirëqenieje, sidomos në një shoqëri e cila e kuptonte rëndësinë thelbësore që kishte shkëmbimi i ideve dhe bërja e debatit.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.

Çmimi 7,93 CHF
More
In Stock

Referenca: SKU001792

Botuesi: Onufri

Komploti kunder lirise, Andrea Stefani

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)