Veteqeverimi i Korces, Kaliopi Naska
  • Veteqeverimi i Korces, Kaliopi Naska

Vetëqeverimi i Korçës, Kaliopi Naska

Te tjere

Albumi studimori ilustruar "Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës"" (Dhjetor 1916 – gusht 1918) trajtesë dhe dokumente,me autore Prof. dr. Kaliopi Naska, i ështëkushtuar 100 vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës 1916 – 2016.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës" (kopertinë e trashë)
Gjinia: Histori, album
Autori: Kaliopi Naska
Shtëpia botuese: Kristalina KH
Viti: 2017
Fq. 106
Pesha: 0.808 kg.
ISBN: 978-9928-17-160-3

Mbi librin

Albumi studimori ilustruar "Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës"" (Dhjetor 1916 – gusht 1918) trajtesë dhe dokumente,me autore Prof. dr. Kaliopi Naska, i ështëkushtuar 100 vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës 1916 – 2016.

Trajtimi i tijështë mbështetur në dokumente origjinale të kohës, të hulumtuara në arkivat shqiptare dhe franceze,si dhe në materjalet e shtypit shqiptar të kohës në Bibliotekën Kombëtare. Trajton dhe pasqyron këtë ngjarjetë Korçës, me të cilën u morr shtypi shqiptar, dhe konkretisht dy organe të përkohshme, gazeta e pavarur ADRIATIKU (dhjetor 1916 - shkurt 1917), dhe gazeta GAZET' E KORÇËS (dhjetor 1916 – gusht 1918).

Botimi i tyre u lidh me këto dy ngjarje, që kanë hyrë në historinë e shtetit shqiptar: veprimet pushtuese të ushtrive të huaja të Antantës dhe kryesisht të ushtrisë franceze në frontin e Lindjes në krahinën e Korçës gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe krijimi i Krahinës Autonome të Korçës dhe funksionimi i saj.

Të dy gazetat sollën këndvështrimin e tyre, për të pas¬qyruar dhe bërë pjesë të debatit publik në vend. Spikasin: figura e Themistokli Gërmenjit, një nga figurat kryesore të Krahinës Autonome të Korçës që diti të drejtojë me sukses Prefekturën e Policisë, prej nga vareshin forcat e armatosura shqiptare të saj, dhe zbatoi vendimet e Këshillit Qeveritar, dhe figura e Kolonelit francez Henri Descoins, Komandanti i Territorit të Korçës, si dhe mjaft personalitete të tjerë shqiptarë dhe francezë.

Vend të veçantë në gazetat nëfjalë zënë pasqyrimi i nënshkrimit të protokollit të 10 dhjetorit 1916, i cili përbën aktin e vetëm politik të nënshkruar gjatë Luftës së Parë Botërore mbi baza pariteti midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe forcave të ndryshme pushtuese.Analizohen përfitimet e të dy palëve.

Në album gjejnë pasqyrim veprimet e përbashkëta, për ngritjen e strukturave që do të organizonin dhe siguronin rendin dhe qetësinë në vend; politikat ekonomike,organizimi i gjykatës dhe funksionimit të saj, zhvillimi iarsimit shqiptar, kujdesi shëndetësor, ngrija e një sistem të rregullt postar, si dhe jepen dhe arsyet e ndryshimit të politikës franceze,dënimi i Themistokli Gërmenjit. Mbi bazën e dokumenteve franceze jepen arsyet e shfuqizimit të protokollit të datës 10 dhjetor 1916, me abrogimin e tij nga Komanda Franceze në 18 shkurt 1918.

Me marrjen fund të Krahinës Autonome të Korçës, u mbyllën dhe gazetat në fjalë, të cilat si organe të shtypit, luajtën një rol në funksion të përmbajtjes dhe formës së tyre në pasqyrimin e veprimtarisë të kësaj administrate të dyfishtë, asaj kombëtare dhe asaj të pushtimit. Me mbarimin e Luftë së Parë Botërore, më 26 maj të vitit 1920,forcat ushtarake franceze u larguan nga Korça, dhe ajo kaloi përfundimisht nën administrimin e qeverisë shqiptare të Sulejman Delvinës.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928171603
ean13
9789928171603
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
500 Lekë
More

Kur isha në Shqipëri, Dushan Mugosha

Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2122

Botuesi: Te tjere

Albanistani yne, Robert Thomanikaj

Nuk kuptohet nëse autori do të vendosë rregullin sipas pikëpamjes së tij në Shqipëri, apo do thjesht të heqë përgjegjësinë e tij nga ndaj nacionalizmave të reja shqiptare, që nesër de të thotë, unë ju pata lajmëruar, apo do të shesë mend edhe në tema aktuale të politikës dhe nacionalitetit. Lexuesi e gjen vet përgjigjen në
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Qeverisja dhe politika si ndërvarësi, Salih Kelmendi

Ky libër do të pasurojë lexuesit e tij me shumë njohuri, parime bazë të qeverisjes dhe administrimit. Por, edhe më të çmuara se veprat e tij janë urtësia, mençuria, aftësia, ndershmëria, përkushtimi me të cilin Salih Kelmendi u shërbeu qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shoqërisë.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
2 500 Lekë
More

Referenca: 2559

Shqiperia, Fulvio Kordinjano, vol. 3

Në mes të një morie besimesh dhe një morie ritesh magjike e turmash supersticioze, është zhvilluar vepra e madhe misionare e At Pazit. Spikatin, midis të tjerave, përbri Sunizmit ortodoks dhe zyrtar, i cili ishte dashakeq dhe përndjekës, besimi dhe supersticionet e Rufaizmit, çka tërhoqi vëmendjen e Misionarit në rajonin e Gjakovës.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2887

Botuesi: Te tjere

Mbreteresha Olimpia, Resmi Osmani

I tillë qe fundi i Olimpias, e cila arriti dinjitetin më të lartë ndër gratë e kohës së saj, ngaqë ishte bijë e Neoptolemit, mbret i Epirit, motër e Aleksandër Molosit që ndërmorri luftën në Itali, gjithashtu gruaja e Filipit, më i fuqishmi midis atyre që qeverisnin në Evropë dhe nënë e Aleksandrit, veprimtaria e të cilit ishte madhështore dhe shumë e...
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2507

Botuesi: Te tjere

Shen Naumi dhe diplomacia e kohes, Kaliopi Naska

Kaliopi Naska ka lindur në Tiranë në vitin 1952. Studimet universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Histori – Gjeografisë në Universitetin e Tiranës më 1976. Ka punuar arsimtare, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nëndrejtore në Arkivin Qendror Shtetëror.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Tirana 11 shkurt 1920 – kryeqytet i Shqipërisë, Kaliopi Naska, Andriola Kambo

Analizohen përpjekjet e autoriteteve të larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjes, marshimi i tyre menjëherë pas mbylljes së punimeve të tij, të cilët kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, pasi ai ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, e për të mbërritur më pas në Tiranë.
1 500 Lekë
More