• Banner

Pjeter Bogdani, leterkembim, Odette Marquet
  • Pjeter Bogdani, leterkembim, Odette Marquet

Pjeter Bogdani, leterkembim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

68,18 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Ipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator i Arkipeshkvisë së Tivarit (1660 – 1670)
Origjinali: Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Ipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator i Arkipeshkvisë së Tivarit (1660 – 1670)
Gjinia: Histori
Përgatiti: Odette Marquet
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2016
Fq. 212
Pesha: 0.279 kg.
ISBN: 978-9928-136-38-1

Koment nga Eriona Tartari Kërtusha

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

Kujtesa jonë, shpesh e zbrazur, vuan nga ngarkesa e tepërt dhe nuk dallojmë dot më kush dhe çfarë meriton nderimet e vërteta. Figura e Bogdanit është tipike e kësaj situate. Megjithëse studiuesit dhe shkrimtarët shqiptarë nuk e kanë injoruar kurrë Bogdanin, për shumë vite për të është folur rrallë dhe ndonjëherë me gjysmë zëri, ndërkohë që, katër shekuj pas vdekjes së tij, struktura e mendimit që ndërtoi, gjuha që ai përpunoi, hapja me të cilën ushqeu qytetërimin shqiptar, vijnë ndërherë si dëshmitarët më të çmuar dhe ndoshta të vetëm të një kulture, letërsie dhe qytetërimi të përbashkët me Evropën ku përkojmë sot.

Dhe si një paradoks, ndërtohet kontrasti midis pamohueshmërisë së veprës së tij prej të mëdhenjve të Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe, gati si drita që nuk e fshehim dot, dhe mosnjohjes që gëzon ajo dhe autori i saj, gati si verbimi që na pengon të shohim nga vijmë e ku po shkojmë. Ndoshta, është ende i pashteruar ai që shërbeu, zhvilloi e përhapi Fjalën, duke sjellë Frymën dhe Idetë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botime Franceskane

Kanuni i Leke Dukagjinit

(0)

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit (kopertinë e trashë)Origjinali: Kanuni i Lekë DukagjinitGjinia: Kanun, kulturëAutori: At Shtjefën GjeçoviShtëpia botuese: Botime FrançeskaneViti: 2010Fq. 148Pesha: 0.596 kgISBN: 978-99956-783-6-4

Çmimi 72,73 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Ceta e Profeteve, Pjeter Bogdani

(0)

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanë të shekujve XVI – XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor, ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj.

Çmimi 227,27 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

(0)

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 90,91 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Politika e jashtme e Shqiperise, Paskal Milo, vol. 1

(0)

Shqipëria ka pasur një politikë të jashtme, përgjithësisht pasive e modeste për nga shkalla e angazhimit dhe arritjeve, më tepër reaguese sesa të projektuar e të paravendosur, por edhe mbrojtëse e paqësore. Në momente të veçanta ka dëshmuar edhe politikë aktive, relativisht të pavarur, qëndresë, por edhe synime strategjike më të përcaktuara.

Çmimi 318,18 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000815

Botuesi: Bota Shqiptare

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

(0)

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran

Çmimi 72,73 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Çamëria, nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Hajredin Isufi

(0)

Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri më 25 dhjetor 1935. Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë. Ka punuar si bashkëpunëtore i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë. 

Çmimi 90,91 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001444

Botuesi: UET Press

Trashegimtaret, Luljeta Progni

(0)

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri.Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve.

Çmimi 68,18 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

(0)

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...

Çmimi 72,73 SEK
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)