• Banner

767 letra nga fronti i Luftes, Damiano Bruno
  • 767 letra nga fronti i Luftes, Damiano Bruno

767 letra nga fronti i Luftes, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 767 letra nga fronti i Luftës, Shqipëri 1916 – 1919
Origjinali: Un medico calabrese in Albania durante la prima guerra mondiale
Gjinia: Histori
Autori: Damiano Bruno
Shqipëroi: Erela A. Velaj
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2013
Fq. 302
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-109-59-0

Mbi librin

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali. Letrat e servirura kronologjikisht, sipas datave, janë shoqëruar prej redaktorit me shpjegimet e nevojshme për lexuesin.

Si rregull, në fillim të çdo pjese (viti apo muaji) përgatitësi i librit bën një përmbledhje të shkurtër të letrave. Përmes një shënimi prezantues për lexuesin, albanologu i njohur Francesco Altimari e cilëson librin si "një punë të shkëlqyer kërkimore historike". Ky libër është përgatitur për botim në gjuhën italiane nga Luixhi Intrieri mbi bazën e letrave origjinale të Damiono Brunos.

Në gjuhën shqipe ky libër është përkthyer nga Erla A. Velaj dhe publikohet nga botimet "Naimi" në vijim të ndërtimit të një kolane librash historikë me kujtime, dokumente dhe fakte të panjohura më parë nga lexuesi shqiptar.

Koment nga Francesco Altimari

Nga luftërat e ndryshme në Ballkan, që nga ato më të voglat deri më të mëdhatë, lufta shqiptare ishte ajo që zgjati më shumë dhe tejkaloi afatet kohore të konflikteve botërore, duke u cilësuar si lufta më e përgjakshme dhe më mbresëlënëse.

Një dëshmi e saj gjendet në letrat e mjekut ushtarak Damiano Bruno, kalabrez nga San Pietro, Guarano (Itali), i cili u ndodh në qendër të konfliktit ballkanik, në Shqipëri, duke qenë pjesë e ushtrisë italiane. Dëshmi të tilla lufte, të nxjerra nga letrat që mjeku ia dërgon mbesës së tij, sjellin një vështrim të panjohur, të tërthortë ndaj konfliktit, por të drejtpërdrejtë nga Shqipëria e asaj kohe.

"Vështrimi" që shfaqet është padyshim i veçantë. Ajo çfarë ne shohim nga këto letra nuk janë edhe aq shumë idealet e Brunos në shërbim të vendit të tij. Mjeku italian na ofron mënyrën e të jetuarit e të menduarit për popuj të ndryshëm, në një situatë mungese të plotë fuqie politike dhe civile pas tërheqjes progresive të perandorisë osmane nga Ballkani.

Në qendër të këtyre shënimeve janë, gjithashtu, ndryshimet që Bruno pëson gjatë jetesës së përditshme si mjek dhe si ushtarak në "Tokën e Shqiponjave", ndryshime që vijnë të krahasuara në mënyrë konstante me njerëzit, peizazhet e tokës së tij të origjinës, Kalabrisë. Por, bëhet fjalë për një "vështrim" të veçantë dhe të thellë edhe ndaj vëmendjes që i kushton të shkruarit. Letrat ai ia dërgon mbesës Maria dhe kjo e detyron ta thjeshtojë komunikimin simbolik, pasi merr parasysh psikologjinë dhe ndjeshmërinë e mbesës-fëmijë.

Konflikti botëror mbetet në sfond, por jehonat e luftës, edhe pse të largëta, bëjnë të ndihet dramaciteti; si në tokën shqiptare, ashtu edhe në atë kalabreze. Por, mbi të gjitha, në fletët e këtij ditari intim vlen për t'u hulumtuar jeta e përditshme.

Mjeku ushtarak e përdor ditarin e tij jo vetëm për t'i komunikuar të reja të mbesës, por edhe për të shprehur sinqerisht gjendjet më të thella shpirtërore të tij. Nuk mungojnë gjykimet (por edhe paragjykimet), që mjeku italian shpreh gjatë udhëtimeve ushtarake në Shqipërinë jugore. Ajo çfarë del nga ditari është pasqyra e një dramaciteti të vërtetë shoqëror, siç ishte Shqipëria e asaj kohe e sapodalë nga sundimi osman.

Vendi jetonte në kushte të rënda moszhvillimi, gjendje e pasqyruar në përshkrimet dhe rrëfimet e mjekut ushtarak. Emblematik është, sidomos përshkrimi, që Bruno na jep për sa i përket kushteve të gruas: "Në Shqipëri gratë bëjnë të gjithë punën në fusha: punojnë me shat, korrin, mbledhin ullinjtë, kullosin delet, krasitin pemë ullinjsh, gjithashtu".

Ndonjëherë vëmendja jonë i ikën kuptimit të vërtetë të zakoneve dhe riteve, të cilat në një realitet kaq kompleks si ky ballkanik, janë të ngarkuara dukshëm me valencë shoqërore dhe simbolike, natyrisht, "të ndryshme" me ato të kulturës tradicionale italiane, së cilës i referohet autori.

Një nga këto elemente simbolike është ajo çka përfaqëson cjapi, jo pa qëllim i zgjedhur nga një prej shkrimtarëve bashkëkohorë më emblematikë të identitetit ballkanik, Luan Starova, si një paradigmë kulturore e kësaj pjese historike të mbijetesës së njeriut në Ballkan: "Çdo bari që takoj në rrugë e pyes gjithnjë, nëse mund të më shesë ndonjë dhi. Për një shqiptar është më e thjeshtë të shesë shtëpinë, sesa dhinë. Dhe unë argëtohem kur dëgjoj si justifikohen me mijëra pretekste se nuk mund ta shesin dhinë, se nuk është ai padroni i dhisë, sepse ujku ia ka ngrënë dhitë e tjera. Unë, megjithatë, vazhdoj të këmbëngul. Nuk di ta shpjegoj këtë ruajtje fanatike të kopesë, edhe pse në fund të fundit, do të përfitonin, duke pakësuar kafshët e plakura".

Përmes këtyre faqeve të pazakonta, sugjestionuese, vlerësuese dhe plot freski lirike, autori përshkruan bukurinë mahnitëse të peizazheve të tokës shqiptare, aq e largët, por, njëkohësisht edhe aq e afërt me Italinë e tij: "Është bukur të ecësh për një kohë të gjatë mes këtyre pyjeve të pafundme pishash të mbuluara me dëborë.

Rruga, për më tepër, është si një galeri pemësh të gjelbërta e të bardha. Këto male shqiptare janë të rrezikshme, por poshtë mantelit të dëborës zhduket ashpërsia e luginave dhe peizazhi merr një nuancë fantastike, ireale, magjepsëse". Dhe ende: "... madje, është mahnitëse të ecësh në tokën e këtyre maleve shqiptare në pranverë. Çdo shkurre është një degë lulesh: zymbyla, lulekëmborë, lule me erë të mirë, lulebuzore, lakrorë, lule që krijojnë hije dhe një shumëllojshmëri ngjyrash marramendëse".

Mjeku përmend, gjithashtu, edhe pasurinë e jashtëzakonshme të florës, përmes së cilës një lëvrues i pasionuar arrin të vëzhgojë të gjithë dendurinë që i karakterizon këto toka të virgjëra. Një përvojë e paharruar!

Dëshmia që Damiano Bruno na jep me këtë atmosferë ushtarake ballkanike është ajo e "spektatorit" pakëz të veçantë, sigurisht, aspak neutral (Përkundrazi, shpesh, me njërën palë, siç ai e gjykonte të drejtë). Bashkë me dashurinë e sinqertë ndaj mbesës, në letrat e tij ai hedh ngjarje të përditshme, jehonat e një lufte të largët të luftës së madhe dhe ato të luftërave më të afërta, luftërat ballkanike, që përfshinë tragjikisht një vend si Shqipëria, në të cilin përplasen objektivat dhe interesat e kombeve fqinj.

Në skenarin e trishtuar, por të mrekullueshëm të kësaj toke periferike (që megjithëse gjeografikisht afër, perceptimi kulturor është kaq i largët), shfaqet misioni ushtarak, por edhe njerëzor i mjekut Damiano Bruno, i cili nën vëzhgimin "e tjetrit", shqiptarit, përfundon shpesh duke krahasuar vetveten, duke përshkruar imtësisht burrat dhe vendet e prejardhjes së tij.

Mbi të gjitha, ashpërsinë e maleve në tokën në të cilën po jeton: "...jemi ulur duke medituar në natyrë; kemi vizituar kasolle, kemi shijuar pamje të admirueshme. Kemi ndenjur duke i menduar të mrekulluar majat shkëlqyese të maleve të mbuluara me dëborë, pjerrina, shpate, boçe pishash, gjithfarë drurësh, dëllinja, lisa. Unë nuk e kam vizituar Silën dimërore dhe nuk mund të krahasoj, por ajo që pashë sot në mëngjes ishte me të vërtetë e bukur dhe unike".

Në këtë rast, vështrimi ndonjëherë i kryqëzuar e ndonjëherë depërtues, që autori i këtij ditari rapsodik përdor për të na shfaqur përmes ndjenjave të tij, edhe dy botët (Kalabri dhe Shqipëri), na ndihmon të kuptojmë më mirë situatat ekstreme, të cilat sot e kemi të vështirë për t'i shpjeguar. Të izoluar gjeografikisht, por edhe për shkak të copëzimit morfologjik ekstrem të territorit të tij, banorët e këtij rajoni kanë pësuar një ndjenjë tëhuajzimi dhe "largësie" edhe për vetë fqinjët e shtëpisë!

Më në fund ndjej detyrimin t'i shpreh mirënjohjen dhe të falënderoj përzemërsisht Luixhi Intrieri-n për këtë punë të shkëlqyer kërkimore historike. Ditari i pazakontë "rapsodik", një dokumentar i vërtetë i ndërtuar nga letra të postës ushtarake, është sjellë, fatmirësisht, me një fjalor interesant, të pasur dhe me besnikëri të plotë. Pra, ditari vjen nga redaktori i kthyer në origjinalitetin e vet dhe gjithmonë brenda koordinatave të vagullta historike e gjeografike.

Të gjitha ngjarjet historiko-ushtarake, që dëshmojnë prezencën ushtarake italiane në Shqipërinë jugore gjatë periudhës që përshkruhet në letrat e Damiano Brunos (nga viti 1916 deri në vitin 1919), janë identifikuar e verifikuar.

Varianti përfundimtar i këtij publikimi jepet nga redaktori përmes rindërtimit të vlefshëm historiografik, në të cilin sekuencat, ndonjëherë reale e ndonjëherë ireale të këtij ditari personal, të jetuar veçanërisht në kushtet e mjedisit të një Shqipërie të largët dhe të krahasuar me një Kalabri edhe më të largët, shndërrohen në një dialog impresionues. Ajo që ndodh në malet e Shqipërisë është e lidhur fort me malet e Kalabrisë.

Detajet e librit
Naimi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqiperia gjate Luftes 1939-1945, Bernd Fischer

(0)

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.

Çmimi 1 190 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2910

Botuesi: Te tjere

Hebrenjte ne trojet shqiptare, Edmond Malaj

(0)

Historia e hebrenjve në Shqipëri vitet e fundit ka qenë objekt i disa botimeve me karakter shkencor apo popullarizues. Ky botim i Edmond Malajt është i fundit në rend kohor, dhe si i tillë ka privilegjin të një tradite të krijuar tashmë në Shqipëri mbi studimet hebraike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU001817

Botuesi: Onufri

Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV

(0)

Statutet e Shkodrës, të gjetura pas pothuajse shtatë shekujsh nga hartimi i tyre fillestar, dalin më në fund në dritë në një botim të veçantë kritik, me një sërë studimesh që nxjerrin në pah veçoritë thelbësore dhe pozitën e rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve shqiptare dhe adriateske të shekujve XIV - XV.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

(0)

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

(0)

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...

Çmimi 950 Lekë
In Stock

Botuesi: Te tjere

Skenderbegasit nder vite, pjesa e pare, Kujtim Borici, Maksim Fejzulla

(0)

Që në fillim do të thosha që libri "Skënderbegasit ndër vite" i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla është një libër i munguar dhe i shumëpritur për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake "Skënderbej" dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm që ishin e ende janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe shtresa më vitale e shoqërisë sonë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1914-1953, vol.2, Beqir Meta, Hasan Bello

(0)

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

(0)

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001439

Botuesi: UET Press

Kerkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopise, Fatos Tarifa

(0)

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

(0)

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000964

Botuesi: Dituria

Ditaret shqiptare, Justin Godart

(0)

"Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
chat Përshtypjet (0)