Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Kisha Ortodokse Shqiptare, nje histori politike, Ardit Bido
  • Kisha Ortodokse Shqiptare, nje histori politike, Ardit Bido

Kisha Ortodokse Shqiptare, një histori politike, Ardit Bido

UET Press

Studimi i Bidos ka marrë referenca të gjera burimore nga arkiva shqiptare, greke apo edhe më gjerë dhe bën një trajtim tërësisht origjinal të problemeve politike të lidhura me kishën ortodokse të trevave shqiptare të kohës.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kisha Ortodokse Shqiptare, një histori politike (1878 – 1937)
Origjinali: Kisha Ortodokse Shqiptare, një histori politike (1878 – 1937)
Gjinia: Histori
Autori: Ardit Bido
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 338
Pesha: 0.837 kg.
ISBN: 978-9928-190-73-4

Mbi librin

"Kisha Ortodokse Shqiptare – Një histori politike (1878 – 1937)" është botimi më i fundit shkencor nga UET Press me autor gazetarin dhe studiuesin Ardit Bido. Studimi i Bidos ka marrë referenca të gjera burimore nga arkiva shqiptare, greke apo edhe më gjerë dhe bën një trajtim tërësisht origjinal të problemeve politike të lidhura me kishën ortodokse të trevave shqiptare të kohës.

Autori nëpërmjet punimit të tij është përpjekur të sjellë për lexuesin shqiptar disa skuta të pandriçuara nga historiografia, sa i përket çështjeve të raporteve mes ortodoksisë dhe patriotëve shqiptarë.

Fragmente nga libri

Si u shmang pushtimi i Korçës nga grekët në fund të Luftës së Parë Botërore

Për herë të parë: Rrenga greke me "Protokollin e Kapshticës"

Qendra e kundërshtive shqiptaro-greke në fund të Luftës së Parë Botërore ishte Korça. Fuqitë e Mëdha nuk ishin bindur t'ia dorëzonin trevën Greqisë. Mirëpo, francezët u prirën drejt Athinës dhe e zhbaraspeshuan gjendjen në dobi të grekëve. Vetëdrejtimi i Korçës u shpërbë dhe drejtuesi Themistokli Gërmenji u vra, si tradhtar.

Gjithsesi, Greqia shihte nevojën e pranisë vetjake në Korçë për të mos u mbështetur vetëm te francezët. Treva nuk përmbante greqisht folës dhe lëvizja kombëtare shqiptare ishte mjaft e përhapur. Elbasanasi Efrem Gjini ishte emëruar mbikëqyrës i shkollave të Mitropolisë. Ai këmbëngulte më 14 shkurt 1918 se ndalimi i shqipes në shkollat e Korçës dhe në trevat me gjendje të përafërt kombëtare ishte një masë e gabuar, që mund të shkaktonte vetëm vështirësi.

Gjini e dinte se atdhetaria e korçarëve do të vendoste në vështirësi Greqinë, ndaj kërkonte që shteti grek të shfaqej përpara shqiptarëve si komb vëlla dhe jo si pushtues. Vëllazëria rrëfehej me lejimin e shqipes, duke qenë se ajo flitej nga mijëra njerëz akoma edhe në kufijtë e Athinës.

Ndryshimi do të vinte më 3 nëntor 1918, dy vite pasi shqipja ishte e vetmja gjuhë në shkolla dhe kisha. Një meshë me rastin e armëpushimit u zhvillua në greqisht në Kishën e Shën Gjergjit. Drejtori i Shkollës Qytetase Greke, Krois, ishte përpjekur të vendoste nxënësit në rresht në oborrin e kishës.

Shqiptari stërfalë Thanas Mano iu sul dhe e grushtoi në kokë, duke e hedhur në tokë. Kjo ishte si parullë, pasi atdhetarët e tjerë u sulën menjëherë ndaj mësuesve grekë. Meshimi në greqisht nuk u guxua të rikthehej, prej kësaj përplasjeje deri në dërgimin e Jakovit.

Mitropoliti grek, udhëheqës i ushtrisë

Venizelosi gjykonte se Korça do të pushtohej herët a vonë. Çështja qëndronte gjetkë; Azia e Vogël dhe Stambolli ishin pikësynimi i politikës së jashtme greke. Venizelos ia doli qëllimit, gjatë qëndrimit në Paris. Fuqitë e Mëdha ngarkuan Greqinë të dërgonte trupat ushtarake për të mbikëqyrur rrethinat e Izmirit dhe gjithë Trakën, me përjashtim të qytetit të Stambollit.

Venizelos dëshironte të arrinte vendim të ngjashëm edhe për Korçën dhe Gjirokastrën. Ai kishte lënë mëkëmbës në Athinë zëvendëskryeministrin Repuli. Kryeministri i parashtroi më 11 gusht 1919 si duheshin kryer përgatitjet:

"Drejt Kostandinopojës po dërgoj telegram ku i kërkohet Patriarkut... të dërgojë ekzark në Korçë, [Mitropolitin e] Durrësit që është zgjedhja më e mirë. Do ta telegrafoni menjëherë në Athinë nga Korfuzi ku ndodhet të shkojë sa më shpejt në Korçë, gjithsesi përpara arritjes së ushtrisë sonë. Drejtuesit ushtarak do t'i jepen udhëzime që të jetë në lidhje të ngushtë me Mitropolitin në fjalë, i cili ka mundësi të japë shërbime të mëdha".

Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës njihej prej vitesh në skenën diplomatike si zgjatim i shtetit grek në Perandorinë Osmane. Ajo kishte emëruar ish-episkopin e Ardhameriut, Joakim Strumbis, si ekzark në Korçë. Mirëpo, kërkesa e Venizelosit ndryshoi menjëherë vendimin.

Patriarkana u dërgoi telegram trupave bashkëluftuese nën drejtimin francez në Selanik, ku njoftonte shfuqizimin e vendimit të parë dhe emërimin e Jakovit. Mitropoliti i Durrësit u njoftua ngutshëm të paraqitej sa më shpejt në Ministrinë e Jashtme Greke për të marrë udhëzimet për detyrën e re.

Venizelos e pati takuar Jakovin gjatë rrugës për në Paris, teksa Mitropoliti ndodhej në Korfuz. Vendtakimi qe caktuar një anije e ndaluar në skelën e Sarandës. Kryeministri i kishte shprehur mirënjohjen e kombit e shtetit grek dhe i kishte dhënë një qese me napolona, vetëm për përdorim vetjak.

Jakovi nuk e fsheh politizimin në jetëshkrimin e botuar vite më vonë. Kahkundërt, ai pohon haptazi se qëllimi i dërgimit në Korçë ishte tërësisht politik, në thyerje të rregullave të Kishës Ortodokse Lindore. Jetëshkruesi shënon se qeveria greke do të urdhëronte nisjen e ushtrisë drejt pushtimit të Korçës dhe ishte e domosdoshme të gjendej aty një përfaqësues i aftë, që i njihte çështjet shqiptare.

Prandaj, Venizelos përzgjodhi Jakovin. Kalevras ishte emëruar qeveritar, me udhëzimin të vepronte në marrëveshje me kryepriftin. Jetëshkruesi i Mitropolitit shënon se Kalevras dërgohej në Korçë për të mbuluar detyrën e vërtetë të Hirësisë.

Dy burrat i kërkuan qeverisë greke në fundgusht të urdhëronte hyrjen e trupave në Korçë për të rivendosur rendin dhe për të ndaluar veprimet kundër dobisë së tyre kombëtare. Udhëzimi u mor parasysh dhe Jakovi e Kalevras u nisën për në Korçë, duke prirë batalionet e ushtrisë greke më 1 shtator 1919.

Çasti vendimtar për ëndrrat e Greqisë kishte ardhur. Raste kur mitropolitë gjendeshin në krye të një ushtrie apo që zgjeronin perandori e shtete kishin qenë të pakta në të kaluarën. Aq më tepër, drejtimi i veprimtarive luftarake nga një mitropolit ishte e pashoqe. Jakovi dhe Kalevras u zhgënjyen vetëm pak kilometra larg kufirit.

Nënprefekti i Follorinës, Stilianos Grigoriu, i lajmëroi se ushtria greke e kishte shtyrë hyrjen në Korçë në çastin e fundit. Gjendja nuk kishte ndryshuar rrënjësisht, por kundërshtitë e shqiptarëve kishin frikësuar francezët, të cilët dëshironin të krijoheshin kushtet përpara pushtimit grek.

Francezët e drejtuar nga koloneli Lespina kishin thyer të drejtat e fituara nga "Republika e Korçës". Mirëpo, ata nuk ia dilnin të bindnin popullin se ushtria greke do të hynte në emër të bashkëluftuesve deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në Konferencën e Paqes të Parisit.

Venizelos ishte i ndërgjegjshëm se kishte të bënte me një qendër të lëvizjes kombëtare shqiptare, të përbërë në veçanti nga shumica e ortodoksëve korçarë. Ai udhëzoi Kalevrasin të merrte një sërë masash për t'i bindur shqiptarët.

Kryeministri grek sugjeronte rritjen e rrogave të xhandarëve shqiptarë, t'u shpjegohej korçarëve vendi që zotëronin shqiptarët e Greqisë, t'u shpallej se mësimi i shqipes do të përfshihej në shkolla dhe se qeveria greke ishte e gatshme të jepte një vetëdrejtim të madh për Epirin e Veriut.

Ortodoksët korçarë ishin në krye të betejës për shqiptarizimin e kishës. Jakovi ishte përballur me ta jo pak herë, kur drejtonte Mitropolinë e Durrësit. Ata kishin nisur turbullira, kur u njoftua marrëveshja e forcave bashkëluftuese. Prandaj, Lespina kishte kërkuar shtyrjen e përkohshme të hyrjes së trupave greke pas tubimeve, përkujtesave dhe kundërshtive shqiptare.

Kalevras nuk mund të hynte si drejtues zyrtar i trupave, ndaj qëndroi në Bilishtin e pushtuar prej kohësh nga Greqia. Ai u emërua Qeveritar i Përgjithshëm i Epirit. Mitropoliti i Durrësit ishte i vetmi nga ushtria që mund të mbërrinte në Korçë. Dërgimi i Jakovit ishte i thjeshtë, pasi ai de jure përfaqësonte Patriarkanën Ekumenike dhe jo Athinën zyrtare. Detyra i qe paracaktuar: krijimi i kushteve për pushtimin e Korçës me sa më pak humbje për ushtrinë greke.

Mitropoliti mbërriti në qytetin e nderë dhe takoi menjëherë kolonelin francez Lespina. Ai dëshironte të dinte nëse thashethemi për kryengritje shqiptare ndaj ushtrisë pushtuese ishte i vërtetë. Lespina u shpreh se nuk do të ishte nevoja e një ushtrie aq të madhe greke për aq sa gjendej në Korçë. Përndryshe, u shpreh i sigurt se shqiptarët do të kundërshtonin.

Gjithsesi, Jakovi korri fitoren e parë të madhe në fushën e vet. Ai bindi zyrtarët francezë se gjuha e Mitropolisë së Korçës nuk mund të ishte shqipja. Korçarët kishin arritur meshimin në gjuhën amtare prej vitit 1914. Mirëpo, gjendja ndryshoi me vajtjen e Jakovit. Greqishtja në kishë e më pas në shkolla u kthye sikurse përgjatë pushtimit otoman.

Mitropoliti meshoi në gjuhën e tij dhe ligjëroi në greqisht e shqip gjatë shërbesës së parë në Kishën e Mitropolisë. Jakovi foli për vëllazëri dhe kërkoi që dashuria dhe çiltërsia të mbretërojë ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve. Mirëpo, ai pranon në kujtime se kjo ishte shtirje. Gojëtaria shërbente si mjet për të bindur popullsinë, se të qëndruarit në Korçë kishte natyrë thjesht fetare dhe jo kundërshqiptare.

Mitropoliti shkonte shpesh në Bilisht, ku merrte udhëzimet e Venizelosit nëpërmjet Kalevrasit. Korça ishte trevë e frytshme politikisht për dy burrat, edhe pse pa prani grekësh, teksa zyrtarët francezë lehtësonin veprimtarinë e tyre. Fushëgropa e Korçës shtrihet në pjesën lindore të Maqedonisë. Treva e gjerë kishte pakicë greke akoma edhe në pjesën e përvetësuar nga Greqia.

Prefekti i Kozani-Follorinës, Iliaqis, lajmëronte më 17 shtator 1919 se shumica e banorëve në Follorinë dhe Kostur ishin jogrekë, e jo më në Korçë e Bilisht, ku jetonin vetëm shqiptarë. Zyrtarët shtetërorë ishin ata që e mbanin në këmbë rrymën kombëtare greke.

Qeveritarët vendorë në pjesën greke të Maqedonisë pohonin se punonin për përshtatjen e popullsisë me kombin grek. Ndërkaq, zyrtarët francezë ndihmonin në plotësimin e detyrave të Mitropolit Jakovit në anën shqiptare.

Fushata greke u fuqizua pas ikjes së kolonel Lespinës nga Korça. Ai kishte arritur të mundësonte bindje të popullsisë, si drejtues i regjimentit "Kufijtë Shqiptarë". Mirëpo, Franca mendonte seriozisht kalimin e Korçës nën sundimin e përkohshëm grek, deri në vendimin përfundimtar të Konferencës së Paqes në Paris.

Lespina nuk përbënte një gur të mirë në shahun e Ballkanit. Ai kishte krijuar lidhje shpirtërore me çështjen e korçarëve, çka do ta vështirësonte, në mos pamundësonte, animin në dobi të Greqisë. Jakovi i vesh vetes merita në dëbimin e kolonelit. Ai kujton se këmbëngulja te Venizelosi dhe ndërhyrja e këtij të fundit te zyrtarët francezë mundësoi zëvendësimin e Lespinës me një nënkolonel francez progrek, të quajtur Kreten.

Lespina u largua në fillimtetor 1919. Jakovi e ndiqte nga Mitropolia shprehjen e fundit të mirënjohjes së shqiptarëve. Kryeprifti parashtronte se shqiptarët e përcollën duke qarë, i dhanë drekë në Bashki, emërtuan rrugën "Lespina" dhe i dhanë dëshminë e shërbimeve të veçanta. Jakovi nuk mori pjesë. Ai kishte shkëmbyer vizita një ditë më parë dhe i kishte uruar rrugë të mbarë drejt Gymylcines, ku do të drejtonte ushtrinë franceze.

Mitropoliti mendonte se qëndrimi pro kërkesave të korçarëve ishte njollë e keqe mbi Lespinën. Ai iu lut që të mbronte grekët në Gymylcines, të cilët kishin pësuar shumë nga bullgarët dhe turqit. Jakovi rrëfente se Lespina iu zotua, çka për kryepriftin grek ishte mënyra e vetme e heqjes së "njollës së këtushme".

Gjendja ndryshoi katërcipërisht pas mbërritjes së nënkolonel Kretenit në Korçë. Ai kishte marrë udhëzime të qarta nga Parisi për të mbështetur synimet greke dhe për të dëgjuar me kujdes Jakovin. Kryeprifti grek do ta tepronte me kërkesa, duke u kthyer në pengesë edhe për drejtuesit e rinj francezë.

Nënkoloneli Kreten parashtronte fillimnëntorin 1919 se kishte çelur katër shkolla greke në Ziçisht, Qytezë, Tërovë dhe Boboshticë. Ai shkruante se vendimi kishte shkaktuar shqetësim në qarqet shqiptare, që nuk kishte si të mos shihnin fuqizim të fushatave greke. Jakovi iu përvesh punës për shtimin e ndikimit. Ai lejoi mësim shqip dy orë në javë, duke qenë se të gjithë nxënësit ishin shqiptarë dhe vetëm një pjesë e vogël vllehë.

Arsyetimi ishte i thjeshtë: pasi shqipen e dinin. Veprimtaria e Mitropolitit ishte dyzuese për grigjën, por e madhërishme për shtetin nga paguhej. Komandanti ushtarak i Kozanit dhe Follorinës, Kaklamanis, parashtronte më 5 nëntor 1919 se përmirësimi i gjendjes në Korçë në dobi të Greqisë u krye falë bashkëpunimit të komandantit Kreten me Hirësinë.

Ushtri greke me arvanitas për të pushtuar Korçën

Ushtria greke pritej të vinte nga çasti në çast. Jakovi kishte përfunduar përgatitjet: shkollat ishin hapur, meshat mbaheshin në greqisht, një pjesë e korçarëve, ndonëse shumë e vogël, ishin përfshirë në oborrin e tij dhe në përgjithësi, ushtria nuk do të haste pengesa me gjithë kundërshtitë. Mirëpo, gjendja nuk ishte siç dukej fillimvitin 1920.

Ushtria e lavdishme që ai priste ndodhej gjetkë; Azia e Vogël dhe Traka kishin mbërthyer fuqinë luftarake, me të vërtetë të madhe për Siujdhesën Ballkanike. Gjendja ndryshonte afër Korçës. Greqia kishte asokohe vetëm një divizion në mbarë hapësirën e Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore. Njësia krekosej vetëm prej emrit, teksa në të vërtetë përfshinte pak njerëz dhe armatime, për shkak të dërgimit në masë të trupave në Lindje.

Divizioni VIII kryesohej nga gjeneral Orfanidhis. Ai njoftoi Ministrinë e Luftës së Greqisë për të vërtetën e hidhur për të, më 7 mars 1920. Orfanidhis shkruante se divizioni e kishte të pamundur të përballej me një kryengritje shqiptare. Trazirat mund të quheshin të mirëqena në rast ndërhyrjeje, teksa paria po përgatitej për luftë si në Korçë edhe në Gjirokastër.

Ndërkaq, njoftohej se edhe në Çamëri po ziente një kryengritje. Orfanidhis shihte me paanshmëri: "Shpëtimi i helenizmit" të Korçës mund të kryhej, nëse ai lejohej të mësynte "Epirin e Veriut". Mirëpo, kjo mundësohej vetëm me "plotësimin e nevojave të divizionit" përpara urdhrit për ndërhyrje ushtarake.

Ministria Greke e Luftës i dha rëndësi kërcënimit nga Shqipëria. Parashtresa e Orfanidhisit përputhej me njoftime që vinin prej dhjetorit të vitit të kaluar. Mund të quhej e sigurt se shqiptarët kishin mundësi të shkaktonin humbje të trupave të mirëradhitura greke.

Mirëpo, zgjidhja duhet të ishte më shumë e zgjuar sesa e vrullshme, në kushtet kur Traka dhe Azia e Vogël përthithnin pjesën e luanit të ushtrisë. Ministria e Luftës shpalli risinë më 19 mars: ajo do të dërgonte në Korçë ushtarë nënshtetas grekë me prejardhje shqiptare. Pasja e ushtarëve shqiptarë besnikë ndaj Athinës vlerësohej se do t'i jepte ushtrisë greke përparësi.

Parashtresa e Ministrisë së Luftës përcaktonte domosdoshmërinë që të çoheshin ushtarë shqiptarë në Divizionin VIII për të mundësuar arritjen e një kënaqësie në popullsi, duke nënkuptuar shqiptarët arbërorë të Atikës, Viotisë, Eubesë, Peloponezit e ishujve, që vetëm më vonë do të merrnin emërtimin "arvanitas".

Plani nuk u zbatua për dy arsye. Lëvizjet e ushtarëve grekë nga Traka dhe Azia e Vogël ishin thuajse të pamundura, ndërkaq frika se një divizion vetëm me shqiptarë nga ata të Greqisë mund të kthehej në dobi të shqiptarëve të Shqipërisë e bëri Ministrinë të tërhiqej.

Në të vërtetë, Greqia luante blofin muajt e parë të vitit 1920. Ajo lëshonte kushtrimin në Korçë se ushtria do të hynte sapo të iknin francezët, ndërkaq u kërkonte francezëve ta shtynin largimin. Kjo lutje nuk vinte hapur. Kështu, data për zëvendësimin e trupave të Kretenit u caktua dy herë dhe të dyja herët u shty.

Jakovi pasqyronte gjendjen në qytet në një nga rastet më 2 maj. Ai shprehej se shqiptarët ishin ngazëllyer me zhvillimet, ndërsa grekomanët u mërzitën prej shtyrjes së hyrjes së ushtrisë. Mitropoliti njoftonte se Pandeli Cale ishte vendosur në krye të shqiptarëve në Korçë dhe atdhetarët shqiptarë shtoheshin gjithnjë e më shumë.

Hera e tretë dukej vendimtare për ata që nuk e dinin se çfarë ndodhte në ushtrinë greke. Ushtria franceze nuk dukej e gatshme të vononte largimin. Prandaj, Greqia vuri në veprim dredhinë ushtarake. Jakovi priti një lajmëtar nga Follorina më 21 maj 1920. Ai i dha lajmin se marrëveshja me francezët u arrit dhe trupat greke do të pushtonin Korçën.

Jakovi takoi Kretenin dhe i tha se pushtuesit grekë do të bënin çmos për të mos zemëruar popullsinë dhe kishin për qëllim të pranonin gjendjen e krijuar dhe të linin të hapura shkollat shqiptare që vepronin. Nënkoloneli e udhëzoi të mos e përhapte lajmin dhe Jakovi u largua nga zyra. Menjëherë shkoi në Mitropoli, thirri mbështetësit dhe u kërkoi të njoftonin popullin për pushtimin.

Moszbatimi i udhëzimit të Kretenit për shmangien e rrëmujës vinte pikërisht prej rrengut që po luhej. Nevoja greke ishte e kundërta: shqiptarët të mendonin se pushtimi ishte i pashmangshëm dhe të dëshpëroheshin. Nga ana tjetër, fushata e Jakovit u kujdes të përhapte se zëvendësimi i francezëve do të zgjaste deri në vendimin përfundimtar të Konferencës së Paqes në Paris. Ndërthurja e dy arsyetimeve mund të sillte moskryengritjen e korçarëve.

Paria e Korçës u zemërua kur mësoi lajmin. Jorgji Raçi, kryetar i Këshillit të Parësisë, dhe kryebashkiaku Koço Kota i dorëzuan Kretenit një lutje për dëbimin e Mitropolitit, që përmbante kërcënime jo shumë të fshehura. Ndërkaq, nënkoloneli parashtronte se përgatiteshin mbledhje për t'u bërë ballë zhvillimeve. Paria vendosi t'i dorëzonte qytetin qeverisë së Tiranës, të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Njëkohësisht, nisi përgatitjet ushtarake.

Zyrtarët francezë pohonin se ushtarë nga të gjitha anët po grumbulloheshin për t'i bërë ballë pushtimit grek. Ata vlerësonin se ishin mbledhur shtatë mijë luftëtarë deri në atë çast. Venizelos e peshoi gjendjen. Ai mundohej të shmangte përplasjen e armatosur, por bëri përpjekjen e fundit për përgatitje ushtarake.

Kryeministri grek kërkoi nisjen e një divizioni nga Izmiri më 22 maj. Ai arsyetoi se Greqia rrezikonte të humbiste përfundimisht Korçën, nëse ushtria greke nuk hynte pas ikjes së francezëve. Ndërkaq, udhëzoi Jakovin të lajmëronte popullsinë se ushtria greke nuk ishte pushtuese, por zëvendësuese e francezëve deri në vendimet e Konferencës së Parisit. Mirëpo, ushtria nga Izmiri nuk vinte dot në aq kohë të shkurtër.

Francezët kishin përcaktuar 26 majin si ditë largimi dhe nuk pranonin ta shtynin përsëri. Prefekti i Kozani-Follorinës, Iliaqis, vlerësonte ato ditë se ushtria greke do t'ia kishte dalë të pushtonte Korçën, nëse ikja e francezëve do të shtyhej me një ditë të vetme.

Venizelosi e përligji pamundësinë ushtarake greke si lojë politike. Ai i tha Qeveritarit të Përgjithshëm të Epirit se pushtimi i Korçës ishte vendosur me njëmendësinë e italianëve e francezëve, por anglezët këshilluan të kundërtën për të shmangur kundërveprimin shqiptar.

Përligjja ngjan si arsyetimi që Venizelos dëshironte t'i përcillej popullsisë, pasi Kryeministri grek i shprehej Ministrisë së Punëve të Jashtme se asnjë mendim për pushtimin e Epirit të Veriut nuk mund të bëhej në atë çast, për shkak të mungesave që kishin prej pushtimit të Trakës Lindore.

Lëvizja ishte e mirëmenduar. Traka Perëndimore dhe Azia e Vogël duheshin pushtuar sa më shpejt, përpara se një shtet i ri të ngrihej nga hiri i Perandorisë Osmane. Korça dhe Gjirokastra le të prisnin; Shqipëria e dobët mund të mposhtej në një çast të dytë. Mirëmendimi i Venizelosit kërkonte një ndryshim të vetëm.

Edhe pushtimi i Korçës, edhe qëndrimi i mëtejshëm i trupave franceze ishin të pamundura për arsye të dukshme. Po ashtu, Korça nuk mbartte mjaftueshëm grekomanë që të nxisnin "kryengritje ushtarake", qoftë edhe me mbështetjen e plotë të Divizionit VIII. Parashtresat e shqiptarëve, grekëve dhe francezëve ishin njëmendëse se Korça numëronte fare pak grekomanë.

Rrjedhimisht, treva kishte mbetur në vullnetin e banorëve, të cilët ishin shprehur qartë për varësi nga Tirana. Ajo çka i mbetej Venizelosit ishte të krijonte parakushtet e pushtimit në një të ardhme, pasi të kishte mbyllur përfundimisht çështjen turke. Kjo kërkonte vazhdimësinë e rrjetit të përgjuesve të ngritur pranë Jakovit.

Po ashtu, shkollat dhe kishat duhet të ruanin grekësinë, qoftë edhe vetëm për shfaqje epërsie. Ndërlidhësi mes Jakovit dhe Venizelosit, prefekti Iliaqis, rrëfente se kalimi i Korçës nën varësinë e qeverisë së Tiranës detyronte qeverinë greke të lidhej me palën shqiptare, pasi ndalimi i marshimit të ushtrisë do të shihej si frikë dhe do të krijonte një gjendje të frikshme për grekomanët dhe Mitropolitin.

Rrenga greke me Protokollin e Kapshticës

26 maji 1920 ishte mbyllur me dy vendime. Korça iu dorëzua qeverisë së Tiranës. Drejtori i Punëve të Përgjithshme, Eshref Frashëri, dhe prefekti i Korçës, Pandeli Cale, morën drejtimin e qytetit nga paria e zgjedhur, të përfaqësuar nga kryekëshilltari Jorgji Raçi dhe kryebashkiaku Koço Kota. Kreteni ishte ende në Korçë, edhe pse tashmë pa detyrë.

Ai priste për ndonjë urdhër të çastit të fundit, që nuk erdhi kurrë. Padija e korçarëve dhe qeverisë së Tiranës për pamundësinë ushtarake greke solli zbatimin e rrengut të emërtuar "Protokolli i Kapshticës".

"Protokolli i Kapshticës" është cilësuar si "arritje e madhe" në historiografinë shqiptare dhe rrengu grek nuk ka zënë fare hapësirë. "Peshkop Jakovit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të pranonte realitetin e hidhur për të, të merrte pjesë dhe të firmoste si i tillë Protokollin e Kapshticës", – shkruan historiani i njohur Muin Çami.

Arben Puto e cilëson arritje "Protokollin e Kapshticës", duke thënë se ishte Greqia ajo që u tërhoq nga pushtimi. Dokumentet që botojmë, të marra nga arkivat zyrtare greke e thyejnë këtë ide, duke treguar krejt të kundërtën, se Greqia e pamundur për të bërë asgjë tjetër, luajti një rreng, në të cilin qeveria shqiptare ra, pasi nuk kishte dijeninë e nevojshme për sasinë e trupave greke. Vlen të theksohet se edhe historiografia zyrtare shqiptare është kundërthënëse, në përpjekje për të vërtetuar këtë "arritje".

Prof. Muin Çami është studiuesi më i njohur i kësaj periudhe. Ai shkruan se trupat greke ishin përgatitur në dhjetëditëshin e fundit përpara pushtimit, nën drejtimin e gjeneral Trikupit. "Ky raport i pabarabartë forcash ishte njëri ndër faktorët që e trimëronte komandën greke", – arsyeton Çami.

I njëjti autor, në të njëjtin studim, shkruan se trupat greke kishin formuar një brigadë, të përbërë nga dy regjimente. Kjo njësi në madhësi ushtarake nuk do të thoshte më shumë se 4 mijë ushtarë, shifër që Çami nuk e përfshin në studim, duke lënë të kuptohet një "raport të pabarabartë" në favor të ushtrisë greke, çka rezulton tërësisht i pavërtetë.

Për më tepër, ai përmend forcat e ardhura nga Izmiri, që sipas dokumenteve greke, nuk arritën të vinin në kohë dhe ishin shkaku kryesor i mospushtimit të Korçës. Prefekti Iliaqis thekson, nisur nga kjo, se vonesa me një ditë të vetme e ikjes së francezëve do të ishte e mjaftueshme të pushtohej Korça.

Muin Çami shqyrton gjatë arsyet përse Greqia nuk e pushtoi Korçën. Këto qëndrime variojnë nga "zbatimi në verbëri" i udhëzimeve të bashkëluftuesve, që nuk merrte parasysh aspak qëndresën shqiptare, deri në frikën nga qëndresa e madhe shqiptare.

Ai arrin në përfundimin se nxitësi i mosndërhyrjes ishte pikërisht kjo qëndresë e madhe e popullit shqiptar, që bëri që Venizelosi të përdorte alibinë e qeverisë britanike, që në të vërtetë e këshilloi të mos ndërhynte. Kjo teori duket e tepruar. Arsyeja e mospushtimit nuk duhet parë te qëndresa shqiptare në vetvete. Ajo çka historiografitë në linja etnike, si shqiptare dhe greke, nuk kanë pranuar të trajtojnë është mundësia e këtij pushtimi.

Korça është pushtuar dy herë deri në atë kohë; në të dyja rastet ajo është pushtuar me së paku një divizion, që e ka vendosur trevën nën ushtrinë greke. Një brigadë e kishte humbjen të sigurt në çfarëdo lloj beteje që do të kryente.

Është e domosdoshme të kuptojmë madhësitë: Greqia kishte rreshtuar rreth Izmirit 220 mijë ushtarë në të njëjtën periudhë dhe ishin dërguar pak më shumë se tre mijë trupa në Korçë. Mospasja e mundësisë ushtarake nga Greqia nuk është vlerësuar dobiprurëse nga historiografitë në linja etnike. Ajo shqiptare përpiqej të shihte frikën nga "qëndresa e madhe shqiptare", ndërsa ajo greke përpiqej të shihte arsye të jashtme dhe jo "turpërim ushtarak".

Greqia në asnjë mënyrë nuk do të jepte urdhrin e vërtetë të pushtohej Korça me tre mijë ushtarë që arriti të grumbullonte. Pala shqiptare nuk kishte si ta dinte këtë. Ndaj, Venizelos rrëfen në atë kohë se pushtimi i "Epirit të Veriut" përjashtohej, për aq sa trupat greke po zëvendësonin ato franceze në Trakë.

Rrengu përmblidhet më së miri në shkresën pikënisëse: Venizellosi i kërkoi nënprefektit të Follorinës të lidhej me Mitropolitin e Durrësit dhe t'i përcillte një tjetër udhëzim, menjëherë pasi kishte urdhëruar mospushtimin e Korçës. Sipas tij, Jakovi duhet të merrte përsipër përpara shqiptarëve të bindte qeverinë greke të mos vijonte me marshimin e trupave ushtarake, me kusht që shqiptarët të ruanin grekomanët dhe ngrehinat e tyre në Korçë.

Jakovi takoi përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe u tha troç se gjithçka kishte marrë fund dhe Korça do të pushtohej nga ushtria greke. Mitropoliti tha se e tëhuante gjakderdhjen si prift, ndaj mund të ndërmjetësonte për ta parandaluar. Përfaqësuesit shqiptarë pranuan, të sigurt se ushtria greke ishte duke marshuar drejt qytetit.

"Po pandehur, luani i frikshëm shfaqet përpara shqiptarëve si qengj i urtë, duke mbajtur në duar degë ulliri! Nëpërmjet Riza Beut, të cilin arriti ta çonte në qëllimet e tij me shpirt e trup, udhëzon paqe politike ndërmjet "dy popujve miq"! Merr përsipër, u thotë, që të ndalojë pushtimin e Korçës nga ushtria greke, me kushtin që të njohin "vëllezërit" shqiptarë "të drejtat e ndaluara kishtare dhe shkollore të të krishterëve shqipfolës", – përshkruan jetëshkruesi i kryepriftit.

Jakovi i dërgoi te gjeneral Trikupi, udhëheqës i njësisë së ngarkuar me pushtimin e Korçës. Njëherazi, Mitropoliti i shkroi drejtuesit ushtarak se Pandeli Cale, Qani Dishnica dhe Nikollaq Zoi po shkonin si përfaqësues të Këshillit Shqiptar për të biseduar me palën greke. Ai lutej të shmangej çdo gjakderdhje për të shkëmbyer mendime. Mitropolia vërtetonte se kishte dijeni për takimin, duke dërguar Ikonom Atë Petron, për të përcjellë tre përfaqësuesit shqiptarë dhe oficerin francez, Vo.

Takimi me Trikupin u bë në fshatin Smardës. Dërgata shqiptare i kërkoi gjeneralit grek të ndalonte ndërhyrjen ushtarake, sepse banorët e Korçës kishin vendosur të kundërshtonin me armë dhe do të derdhej shumë gjak. Ata u shprehën të gatshëm për marrëveshje. Trikupi u përgjigj se kishte urdhër të prerë të pushtonte Korçën dhe duhej ta zbatonte. Prandaj, e përcolli dërgatën për në Follorinë, ku e priste prefekti Iliaqis për bisedime të mëtejshme.

Iliaqis i njohu përfaqësuesit shqiptarë me vendimin për pushtim, por tha se do të merrte përsipër detyrën t'i kërkonte Kryeministrit ta ndalonte, meqenëse Mitropoliti i Durrësit lutej kaq shumë nëpërmjet përfaqësuesit të tij.

Dërgata shihte ndarjen mes luftës dhe paqes në shfaqjen skenike të zyrtarëve grekë. Ata ishin nisur të pashpresë, thjesht për të mos e çuar dëm një përpjekje të fundit. Asnjëri prej përfaqësuesve shqiptarë nuk besonte se ndërhyrja e një prifti, qoftë edhe e natyrës së Jakovit, mund të ndryshonte të paracaktuarën.

Ndaj, përgjigjja e Venizellosit i kapi në befasi. Dëshmitari Atë Petro vërente shtangien e Pandeli Cales, kur Iliaqis shqiptoi se pushtimi nuk do të kryhej. Palët vendosën zhvillimin e një takimi në Kapshticë të nesërmen, ku duhet të shkonte një përfaqësi dyanëtarëshe me Mitropolitin e Durrësit. Iliaqis theksoi se marrëveshja u bë e mundur prej Jakovit dhe palët duhet t'i ishin mirënjohës Hirësisë.

Mitropoliti hartoi protokollin dhe dy dërgatat u takuan në Kapshticë për ta nënshkruar. Pala shqiptare u përfaqësua nga Eshref Frashëri, Jorgji Raci, Pandeli Cale, Nikollaq Zoi dhe Selaudin Blloshmi, ndërsa pala greke nga gjenerali Trikupi dhe prefekti Iliaqis. Jakovi dhe grekomani Riza Hrushiti ishin dëshmitarë nënshkrues të marrëveshjes.

Ajo caktonte se ushtria greke nuk do të hynte në Korçë. Pala shqiptare merrte përsipër mbrojtjen e grekëve të atyshëm. Shkollat dhe kishat greke nuk do të cenoheshin, ndërsa xhandarmëria shqiptare nuk do të tejkalonte kufijtë e përcaktuar, derisa kufiri shqiptaro-grek të vendosej në Konferencën e Paqes.

Disa fshatra shqiptare rreth Bilishtit mbetën nën sundimin e përkohshëm grek. Marrëveshja vlerësonte Mitropolit Jakovin dhe Riza Hrushit Beun si frymëzues dhe dëshmitarë të vëllazërisë mes dy popujve.

Kthimi i dërgatës shqiptare u shoqërua me festë. Korçarët i bënë pritje falënderimi edhe Jakovit. Mitropoliti u tha të nesërmen grekomanëve që kishte përreth se Greqia vendosi të mos derdhej gjak, të mos vdisnin padrejtësisht njerëz dhe të priste zgjidhjen e çështjes së Epirit të Veriut. Rrengu politik me kyç Jakovin përbën një çast të rëndësishëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Jetëshkruesi i Jakovit e vlerëson si vijon:

"Marrëveshja e Kapshticës ndodhet në arkivat kombëtare të Ministrisë Greke të Jashtme, prej nga cilësohet si një shkresë e rëndësishme dhe "dëshmi e fuqishme diplomatike" për të treguar të drejtën greke mbi Epirin e Veriut dhe mbi Korçën, sikurse është edhe në protokollet ndërkombëtare ku ka numrin 27.

Nëpërmjet këtij protokolli u njoh prej Shqipëtarizuesve grekësia e Epirit të Veriut dhe Korçës, dhe prej atëherë ky protokoll përdoret prej Greqisë ndërkombëtarisht për të vërtetuar të drejtat greke".

Athina kishte korrur një fitore, në kushtet kur nuk mund të ndërhynte ushtarakisht në Korçë. Pala shqiptare kishte shpejtuar ta pranonte Protokollin e Kapshticës, në padijeni të pamundësisë pushtuese greke. Gjithsesi, edhe pala shqiptare përfitoi, teksa Protokolli i Kapshticës i mundësoi qeverisë së Tiranës të përqendrohej në çështjen e Vlorës.

Dy shkaqe e zhvlerësuan rrengun. Së pari, Greqia do të pësonte shpartallimin më të madh ushtarak bashkëkohor, pas ringjalljes së Turqisë përmes Ataturkut, vetëm pak muaj më vonë. Së dyti, Italia do të rrëzonte marrëveshjen "Venizelos-Titoni" pas humbjes ushtarake në Shqipëri. Ndihma e Protokollit të Kapshticës në fitoren shqiptare të Luftës së Vlorës u vlerësua nxitëse e vendimit italian.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190734
ean13
9789928190734
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001313

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2, Hilë Lushaku

Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të...
1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000815

Botuesi: Bota Shqiptare

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.
800 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2868

Botuesi: Plejad

Ne udhen e shqiptarizmes, Vangjel Koca

Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001605

Botuesi: Plejad

Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref

Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në
1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe
2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Midis perandorive dhe religjioneve, Xhafer Sadiku

Libri trajton historinë e shqiptarëve që nga koha e Ediktit te Kostandit të Madh, kur shqiptarët u kristianizuan me dhunë e deri në kohën e Kongresit të Berlinit, kur nisi ofensiva e madhe e Evropës së Krishterë kundër myslimaneve në Ballkan. Libri tregon hapjen e krishtërimit, konfliktet ndërkishtare, përhapjen e Islamit, pushtimet e shumta të viseve...
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2369

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Xhevahire shpirterore nga Kisha e Hershme, Gjon Krisostom

Gjoni, Kryepeshkopi i Kostandinopojës nga viti 398 pas Krishtit, është njohur si "Krisostom" (Gojarti) që nga shekulli i Vl për shkak të predikimeve të tij të fuqishme dhe shprehëse në të cilat ai kombinonte trajnimet që kishte marrë në filozofi dhe në retorikë me një shqetësim të thellë pastoral për t'i zbuluar dhe zbatuar Shk
280 Lekë
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook