• Banner

Rruga e mundimshme e shkolles shqipe, Valbona Nathanaili
  • Rruga e mundimshme e shkolles shqipe, Valbona Nathanaili

Rruga e mundimshme e shkollës shqipe, Valbona Nathanaili

Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rruga e mundimshme e shkollës shqipe
Origjinali: Rruga e mundimshme e shkollës shqipe
Gjinia: Histori
Autori: Valbona Nathanaili
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 314
Pesha: 0.993 kg.
ISBN: 978-9928-190-68-0

Koment nga autorja

Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova.

Për disa qeveri, veprimtaria e të cilave ka qenë shumë e kufizuar në kohë, nga një ditë në disa muaj, është mjaftuar vetëm evidentimi i tyre, më shumë për statistikë, se për punën e kryer. Për shumë nga ministrat e arsimit është paraqitur edhe një përmbledhje e jetëshkrimit dhe veprimtarisë së tyre si individë, jo vetëm ajo në detyrën e titullarit të ministrisë së arsimit.

Koment nga Aleko Minga

Kriteri kronologjik dhe i ngjashmërive në problematika e zhvillime e përligj plotësisht ndarjen e periudhës 1912 – 1944 në disa nën – periudha. Autorja është e vetëdijshme se ekzistojnë edhe materiale të tjera arkivore që mund të plotësonin mozaikun e arsimit, por në çdo punë, po nuk u ndoq një radhë, ekziston rreziku të mos shohësh pyllin prej drurëve.

Për këtë arsye, përqendrimi parësor në fondet e Ministrisë së Arsimit, ishte filli i Ariadnës për të mos humbur në labirint. Plotësimet e nevojshme do të duhet të realizohen dora – dorës, në "kohë të vet".

Libri që merrni në dorë ofron një material mirë të mjaftueshëm për meditim vetjak dhe për të krijuar një ide e përfytyrim relativisht të saktë për procesin e zhvillimit të arsimit në periudhën e parë e mjaft të trazuar, por edhe interesante, që zu fill më 1912 dhe u mbyll më 1944.

Mbi autoren

Valbona Nathanaili është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë më 1983. Më 1987 mbaron studimet pasuniversitare në shkenca pedagogjike pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.

Në vitin 2000 i akordohet një bursë studimi pranë Universitetit të Oslos, Norvegji. Gjatë periudhës 2002 – 2005 ka qenë pjesë e trajnimeve të organizuara nga "Austrian Study Centre for Peace and Conflict Resolution (ASR)", Stadtschlaining/Austri.

Përvojat jashtë gërshetohen më shumë trajnime të kryera brenda vendit nga organizata kombëtare e ndërkombëtare. Përvojat në punë deri më 2006, përfshijnë (por jo vetëm): mësuese fizike pranë gjimnazit "Q. Stafa", drejtore në shkollat "Xh. Delli" e "A. Buda"; pedagoge e fizikës pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë; koordinatore programesh e drejtore projektesh; bashkëpunime me shumë OJF të vendit dhe të huaja në ideimin dhe zbatimin e projekteve në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Nga viti 2006 – 2012, drejtore e Shtëpisë Botuese Universitare AU Press (UFO Press) dhe lektore e Politikave dhe Reformave në fushën e edukimit pranë Albanian (UFO) University. Aktualisht është drejtore e Shtëpisë Botuese Universitare UET Press dhe lektore e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ai Filologjik në Teoritë e Edukimit.

Përkthyese dhe botuese e një numri shumë të madh librash në fushën e arsimit të lartë. Autore e shumë artikujve shkencorë dhe publicistikë, librave dhe reçensave.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190680
ean13
9789928190680
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001666

Botuesi: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.

Çmimi 5,55 
More
In Stock

Mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri në vitet 20-30, Koço Tashko

Por ai nuk “harron” të theksojë se, Enver Hoxha e ngriti zërin dhe e thirri popullin shqiptar në luftë vetëm atëherë kur Hitleri i shpalli luftë BRSS. Kjo, sipas tij, bëri të domosdoshme edhe formimin e PKSh-së. Një fakt i tillë konfirmon se lëvizja komuniste shqiptare që nga 7 prilli 1939 deri kur BRSS hyri në luftë me Gjermaninë naziste, nuk kishte...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001553

Botuesi: Princi

Shqiptarët në qytetërimin perëndimor, Bardhyl Ukcamaj

Bardhyl Ukcamaj ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë pranë UT dhe më pas studimet pasuniversitare në Cornel University në New York. Ka fituar titullin Master i Shkencave nga Universiteti iBridgepotit në SHBA në 2009. Një nga ish-drejtuesit e lëvizjes studentore antikomuniste të Dhjetorit 1990, i dekoruar me titullin e lartë "Pishtar i...

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Eseja e Këshilltarit të shtetit Angelo Masci mbi origjinën, traditat dhe gjendjen aktuale të Arbervë në mbretërinë e Napolit

ë fillimin e librit jepen disa shënime mbi origjinën e shqiptarëve nga Gabrielle Frega, i cili shkruan se kombi shqiptar meriton në çdo aspekt të tërheqë vëmëndjen e filologëve europianë dhe se ky komb, edhe pse ka mbetur në harresë, duhet të zerë vendin që i takon në histori.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 15,54 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001526

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vol 4

Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.

Çmimi 15,98 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Ksenofon Krisafi

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)