• Banner

Perjetesisht te panjohur, Gjergji Xexo
  • Perjetesisht te panjohur, Gjergji Xexo

Përjetësisht të panjohur, Gjergji Xexo

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.

22,20 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përjetësisht të panjohur
Origjinali: Përjetësisht të panjohur
Gjinia: Histori
Autori: Gjergji Xexo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 560
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-205-25-4

Koment nga autori

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.

Sot, libri paraqitet përpara lexuesit me këtë arkitekturë të pazakontë:
- Një prelud - Alkimia e vendit
- 12 tablo vijuese - Vallet e kohës
- Një harmonikë popullore - Dilemat identitare.

Edhe pse, në pamje të parë, forma duket e frymëzuar nga muzika baroke - vargu i valleve, temat kryesore janë strukturuar rreth Hapësirës - vend, Kohës - histori, Qenies - identitet. Pa dyshim, disa mijëvjeçarë ekzistence njerëzore në këto vise të diktojnë edhe peshën e tyre në lidhje me numrin e faqeve, ndërkohë që secila nga vallet sugjeron një periudhë - çelës në procesin e krijimit të shqiptarëve dhe të formimit të shtetit të tyre: antikiteti ilir dhe shartimi me kulturat greke e romake; çjerrja administrative dhe fetare mes Romës Perëndimore dhe Bizantit Lindor; mesjeta e hershme dhe shfaqja e arbërve; ndeshja skënderbejase, bashkëjetesa me perandorinë e sulltanëve dhe islamizimi i shqiptarëve; më tej ngritja e çështjes kombëtare dhe, së fundi, lindja e shtetit të pavarur shqiptar.

Me kapërcimin e pragut të shek. XX, subjektet vijnë e bëhen edhe më të prekshme: Republika e Parë dhe monarkia e Zogut, lufta e përbotshme dhe fitorja e komunistëve, Republika e Dytë e Hoxhës, autarkia dhe shembja e regjimit, ardhja në pushtet e demokratëve dhe Republika e Tretë e Berishës, piramidat financiare dhe trazirat e vitit 1997, shkëlqimi dhe rënia e socialistëve të Nanos...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205254
ean13
9789928205254
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2663

Botuesi:

100 vjet pavaresi, Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu

Me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit modern Shqiptar, po ju paraqesim këtë botim të veçantë, duke pasur parasysh një sintezë pasqyruese dhe përfaqësuese të kësaj ngjarjeje epokale në historinë e kombit tonë.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

Çmimi 11,66 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 15,54 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Çamëria, nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Hajredin Isufi

Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri më 25 dhjetor 1935. Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë. Ka punuar si bashkëpunëtore i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë. 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)