Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Ka mbaruar
Historia e 33 kryeministrave te Shqiperise, Roland Qafoku
  • Historia e 33 kryeministrave te Shqiperise, Roland Qafoku

Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, Roland Qafoku

Onufri

Roland Qafoku, kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në Shqipëri.

29,73 CHF
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë
Gjinia: Histori
Autori: Roland Qafoku
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 350
Pesha: 1.572 kg.
ISBN: 978-9928-186-72-0

Koment nga Shaban Sinani

Roland Qafoku, autori i librit "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë", kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në Shqipëri.

Ky është një libër për të cilin është punuar për një kohë të gjatë: në arkiva e në botime të rralla, në libra me kujtime e në ditarë, në shtypin e vendit e në shtypin e huaj, me dëshmitarë të drejtpërdrejtë dhe trashëgimtarë të harruar.

Nisur, me sa duket, për të plotësuar njohjen e lexuesve rreth qeverisësve të vendit përgjatë një shekulli, përmes një rubrike të qëndrueshme në një të përditshme, pak nga pak ideja u kthye në projekt dhe tani është në duart e lexuesve.

Ka qenë natyrisht shumë e vështirë për autorin ta përfundojë me sukses këtë libër. Në Shqipëri nuk është traditë nderimi i paraardhësit në politikë. Nuk ka qenë ndonjëherë dhe as është sot. Tekstet e saj, përveç Ahmet Zogut e Fan Nolit, Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, vështirë se mund të përmendin ndonjë tjetër si kryeministër, për të mirë a për të keq.

Mund të thuhet se pamja tërësore e jetës politike të Shqipërisë përmes kryeministrave të saj është ende e pahistorizuar. Nëse do të bëhej një test jo me nxënës e studentë, por me profesorët e tyre, ndoshta as një të tretën e emrave të bashkështetasve të vet, që kanë kryesuar qeveritë shqiptare ndër kohëra, nuk do të gjenin.

Libri i Roland Qafokut "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë" është si një amzë me të dhëna themelore për jetët dhe punët e 33 etatistëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve krejt të harruar në analet e historisë e të kujtesës.

Autori ka zgjedhur një format pak a shumë të njësuar për të pahësuar profilet politike, ideologjike, shoqërore, kulturore, fetare, familjare të 33 kryeministrave shqiptarë. Përmes këtij formati kalon në një proces çertifikimi thuajse gjithë historia politike e shtetit shqiptar prej themelimit deri më sot, me lavditë dhe gjëmat e saj, me mëkëmbjen, rënien dhe ringritjen e Shqipërisë vetë; me shtetbërjen dhe shtetrrëzimin; më luftërat dhe paqet e jashtme e të brendshme; me traktatet dhe aleancat e shpallura e të pashpallura, me ruajtjen dhe negocimin e interesit kombëtar.

Dobia e librit të Roland Qafokut qëndron pikërisht tek informacioni i sistemuar prej tij për çdonjërin prej kryeministrave të Shqipërisë: prej të vetëshpallurve e të dëbuarve nga historia për prapësitë që i kanë sjellë vendit të tyre deri tek më jetëgjatët në krye të qeverive; prej dorëheqësve për hir të paqes sociale të shtetit deri tek ata që e ngritën karrierën e tyre duke qeverisur nën mbrojtjen e ushtrive të huaja.

Ka në këtë galeri tejet interesante pashallarë anadollakë që do të mjaftoheshin me një Shqipëri të bekuar muslimane, siç ka dhe një kryeministër – kryepiskop; ka të tillë që kanë qeverisur një ditë të vetme dhe të tjerë që kanë qenë në krye një çerek shekulli; ka protagonistë e figurantë, bajraktaristë e liberalë, me kulturë europeiste e të tillë që të sjellin në vëmendje anadollakun në mësallë.

Fati i historisë së Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i lidhur me ta, pavarësisht se ku janë marrë vendimet: në kryeqendrat e Europës apo në një kryqëzor në mes të Adriatikut. Autori ka bërë zgjedhjen e duhur duke vendosur të vijë tek lexuesi jo me të dhëna të thata burokratike, por me burime që lejojnë të shihet edhe te djalli diçka që, siç shkruante Fishta, të ban me ia ndezë nji qiri; ashtu siç të mundëson për të parë dobësitë njerëzore tek ato figura politike që zakonisht janë idealizuar.

Skeda e çdo kryeministri, dalë jashtë tendencës së historiografisë shqiptare dhe pamjes bardhë – e – zi të saj, dalë në zonën gri, siç thuhet me termat e kinemasë, i bën ata jo hije të ideve dhe projekteve politike e shkencore, por qenie të gjalla, me ditët dhe jetët e tyre.

Pyetja që i mbetet lexuesit në fund për ta është: jashtë dyshimit, të gjithë ata kanë ditur ta duan Shqipërinë, por a kanë ditur ta duan dhe kur kanë gabuar në këtë pikë, çfarë dëmi i kanë sjellë vendit të tyre. E kanë dashur Shqipërinë për një selishtë, siç shkruante Sejfulla Malëshova; për një çiflig, për një kurorë, për një trill, për inat të dikujt, apo e kanë dashur për ta bërë atë më të denjë, për ta lartësuar në familjen e kombeve, për t'i dhënë emër e nderim të merituar mes tyre.

Me sa duket, ky ka qenë problemi më i ndërlikuar i historisë politike të Shqipërisë vështruar përmes jetëve të 33 kryeministrave të saj: ta duash Shqipërinë deri tek burgu yt, siç pati shkruar një publicist i njohur dy dekada më parë, apo ta duash për aq sa ajo mban mbi trupin e saj të mpakur që nga viti 1913 parësinë tënde, super – egon.

Nëse herë pas here Shqipëria është kthyer në një vend gati të paqeverisshëm, domethënë të pavetëqeverisshëm, libri i Roland Qafokut na thotë se këtu duhet kërkuar shkaku. "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë" është një libër që do t'u shërbejë më së shumti nxënësve e studentëve, por njëherësh do të nxisë interesa e vëmendje për anë të panjohura të personalitetit të 33 kryeministrave shqiptarë: prej kontributeve të heshtura deri tek lektisjet e flirtet, prej ambicieve të parealizuara deri tek idetë që mund të evokohen në çdo kohë.

Autori ka zgjedhur një moment me simbolikë të madhe për të shkruar librin e tij: numrin 33, me të cilin vjen deri më sot historia e kryeministrave të Shqipërisë. Krishti në moshën 33 vjeçare i kishte plotësuar të gjitha misionet e veta dhe ishte i gatshëm për t'u flijuar për hir të njeridashjes.

A është kjo një shenjë se dhe Shqipëria pak nga pak po bëhet e gatshme për t'u dhënë fund rrëshqitjeve, vonesave, pavendosmërive, për t'iu bashkuar asaj familjeje që 25 vjet më parë ishte ideali që shpallën brezat e rinj për një të ardhme tjetër të saj?

Mbi autorin

Roland Qafoku është gazetar, kandidat për PHD në shkencat e komunikimit. Është diplomuar në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" në Tiranë dhe për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës.

Pasi kreu një specializim në universitetin e Bostonit, ai pati një përvojë në gazetën "Christian Science Monitor", radion "WBUR" dhe në televizionin "ABC Channel 5" në Boston. Ai e ka nisur karrierën e gazetarisë në gazetën "Koha Jonë" në vitin 1997.

Ka drejtuar gazetën më të madhe në Shqipëri, "Panorama", si dhe ka drejtuar gazetën "Tirana Observer". Më pas ka qenë drejtor i Informacionit të televizionit gjeneralist "Koha" dhe Drejtori i Informacionit në televizionin informativ "Ora News".

Që nga viti 2009, ka drejtuar emisionet "Intervista e orës 20.00" dhe "Periskop" në televizionin "Ora News", si dhe emisionet "Intervista nga Roland Qafoku" dhe "Arena" në televizionin "Planet". Prej vitit 2013, ai drejton emisionin "Debati" në televizionin "Channel One".

Është vlerësuar me çmime të veçanta për esenë më të mirë në vitin 2007, për dokumentarin "Ismail Qemali që nuk kemi njohur" në vitin 2012, si dhe me çmim special për dokumentarin "Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore" në vitin 2014. Që nga viti 2008, ai është pedagog i jashtëm i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186720
ean13
9789928186720
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001664

Botuesi: Skanderbeg Books

Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u përhapën në mbarë trevat jugperëndi
7,60 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Përjetësisht të panjohur, Gjergji Xexo

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.
19,82 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.
4,76 CHF
More
Ka mbaruar

Imago & Verbum, Stefan Çapaliku

Në të vërtetë, vitet e fundit, edhe te ne ka nisur të flitet diçka më shumë se dikur rreth kujtesës kulturore. Madje po bëhen përpjekje për të zgjeruar dhe thelluar të kuptuarin në mënyrave se si funksionon memorja personale në sferën kulturore. Cilat janë tiparet dalluese të saj? Si, ku dhe kur prodhohet ajo? Si e përdorin atë në jetën e përditshme? Si...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Skënderbegasit ndër vite, pjesa e parë, Kujtim Boriçi, Maksim Fejzulla

Që në fillim do të thosha që libri "Skënderbegasit ndër vite" i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla është një libër i munguar dhe i shumëpritur për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake "Skënderbej" dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm që ishin e ende janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe shtresa më vitale e shoqërisë sonë.
12,88 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Nga Ballkani në Mesdhe: Shqiptarët prej mesjetës në agimin e kohës së re, Ardian Muhaj

Në punim pasqyrohet një nga proceset më të rëndësishme të evoluimit historik të shqiptarëve si popull i lashtë ballkanik dhe i zgjerimit të pranisë dhe rolit të tyre drejt hapësirave të reja nga bregdeti dhe brendatoka ballkanike drejt hapësirave më të largëta mesdhetare e përtej. 
12,88 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.
11,79 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
19,82 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.
24,77 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2542

Botuesi: Tirana Times

Albania 1943-1945, Bernd Fischer

The short period from 1943 through 1945 was a critical one for Europe, witnessing the great final battles of the Second World War, the defeat of Italy and Germany, the initial stages of post-war recovery, and the beginning of the new era.
40,63 CHF
More
In Stock

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2781

Botuesi: Naimi

Si u be mbret i Shqiperise Ahmet Zogu, Camillo Libardi

Të bëhesh princ, edhe sikur të mos jesh plotësisht princ, por të paktën president republike ose, të paktën, të paktën mbetet të bëhesh diktator. Ky ishte dhe është qëllimi i beut të Matit. Për këtë qëllim, ambicia e tij e pakufi nuk deshi t'ia dijë për mjetet që përdori. Për këtë plan iu desh të sakrifikonte gjithçka, edhe me kusht që Shqipërinë ta...
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Pushtimi, Ilir Ikonomi

Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës, dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave, në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga njëfarë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit...
8,42 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret, Blendi Fevziu

Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...
10,40 CHF
More
Në gjendje

Follow us on Facebook