• Banner

  • Ka mbaruar
Shqiperia dhe shqiptaret ne Europen e Piut ll, Aurel Plasari
  • Shqiperia dhe shqiptaret ne Europen e Piut ll, Aurel Plasari

Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut ll, Aurel Plasari

"Karta europiane e identitetit të shqiptarëve": edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit, veçan te De Europa e tij, por edhe në pjesën tjetër të saj.

19,98 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut ll (kopertinë e trashë)
Origjinali: Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut ll
Gjinia: Histori
Autori: Aurel Plasari
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2015
Fq. 240
Pesha: 0.781 kg.
ISBN: 978-9928-136-31-2

Mbi librin

"Karta europiane e identitetit të shqiptarëve": edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit, veçan te De Europa e tij, por edhe në pjesën tjetër të saj.

Një "aventurier i madh", siç e ka cilësuar ndonjë historian i Kishës duke ia përgojuar të ritë? Apo një "papë i madh", siç e kanë quajtur historianë të tjerë? Pa dyshim një humanist emërmadh dhe i pari që ripohoi unitetin shpirtëror të Europës me përfshirjen në të si të pjesës së saj perëndimore, edhe të asaj lindore, çfarë e zhdukte tendosjen e dikurshme mes Lindjes dhe Perëndimit duke e riaktualizuar konceptin Europë e duke i dhënë përmbajtjen e re tanimë politike.

Pa përfilljen e kësaj përmbajtjeje të re dhe, përkatësisht, këtij konstruksioni të ri europian asokohe në përftim e sipër, nuk do të kuptohej dot pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në raport me Kontinentin europian jo vetëm gjatë periudhës së luftërave antiturke të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti, por edhe mbas tyre.

Në një kontekst të tillë vendi që zunë Arbëria dhe arbërit në veprën e Enea Silvio Piccolominit i ofrohet edhe Europës së sotme si një nga dëshmitë më kërshërore dhe njëherësh më të qenësishme të përfshirjes së tyre aktive, si pjesëmarrës e pjesëlidhës, në historinë e saj në kapërcyellin nga Mesjeta e vonshme në Kohën e Re.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...

Çmimi 10,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.

Çmimi 27,75 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...

Çmimi 22,20 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.

Çmimi 6,66 
More
In Stock

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.

Çmimi 8,88 
More
In Stock

Referenca: SKU001817

Botuesi: Onufri

Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV

Statutet e Shkodrës, të gjetura pas pothuajse shtatë shekujsh nga hartimi i tyre fillestar, dalin më në fund në dritë në një botim të veçantë kritik, me një sërë studimesh që nxjerrin në pah veçoritë thelbësore dhe pozitën e rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve shqiptare dhe adriateske të shekujve XIV - XV.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2888

Botuesi: Te tjere

Deshtimi i radhes, komploti i Teme Sejkos, Vladimir Bregu

Qëllimi kryesor i këtij takimi, me Haki Rushitin dhe Panajot Plakun, ishte përgatitja e tyre për mbledhjen që duhej të zhvillohej në Greqi dhe në të cilën do të shqyrtohej plani i kryengritjes së armatosur... Pastaj, Panajoti na tha diçka për idenë e kryengritjes së armatosur që përgatitej këtu dhe për ndërhyrjen ushtarake, e cila përgatitej jashtë vendit.

Çmimi 11,10 
More
In Stock

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2095

Botuesi: Te tjere

Pushtimi i brendshem, Liliana Hoxha

Do të ishte vepër shoqërisht e dobët përballja publike nëse ajo zë fill e fokusohet vetëm në realizimin e komandës shpaguese personale, pa konsumuar së pari vetëgjykimin ndaj çështjes që kundërshton, e sidomos vetëdënimin ndaj interesit të përgjithshëm.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2140

Botuesi: Te tjere

Masakra e Tivarit, Uran Butka

Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.

Çmimi 22,20 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.

Çmimi 27,75 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)