Titulli: Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 234
Pesha: 0.233 kg.
ISBN: 978-9928-185-15-0
Mbi librin
Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.
"Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera" është një hulumtim mbi vijimësinë dhe variacionet në konceptimin e kombit shqiptar nga ana e intelektualëve dhe politikanëve në tri periudha të historisë moderne të Shqipërisë: Rilindja Kombëtare, komunizmi dhe tranzicioni paskomunist.
Nga krijimtaria politike e Rilindjes Kombëtare, janë hulumtuar tekstet e Naim Frashërit, Sami Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos. Përderisa ideologjia e vetme politike gjatë komunizmit ishte ajo që buronte nga Partia e Punës, analiza e ligjërimit nacionalist në këtë periudhë bazohet në tekstet e kreut të saj, Enver Hoxhës.
Si përfaqësues të ligjërimit nacionalist bashkëkohor janë zgjedhur tekste të Abdi Baletës dhe Hysamedin Ferajt. Krahas ribotimit të përditësuar të studimit, në pjesën e dytë ë librit janë përfshirë edhe disa artikuj studimorë të autorit për tekste nga figura të tjera të naciolizmit shqiptar, siç janë Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta dhe Branko Merxhani.