• Banner

Qeverisja dhe politika si ndervaresi, Salih Kelmendi
  • Qeverisja dhe politika si ndervaresi, Salih Kelmendi

Qeverisja dhe politika si ndërvarësi, Salih Kelmendi

Ky libër do të pasurojë lexuesit e tij me shumë njohuri, parime bazë të qeverisjes dhe administrimit. Por, edhe më të çmuara se veprat e tij janë urtësia, mençuria, aftësia, ndershmëria, përkushtimi me të cilin Salih Kelmendi u shërbeu qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shoqërisë.

14,86 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qeverisja dhe politika si ndërvarësi: koncepte, parime, praktika
Origjinali: Qeverisja dhe politika si ndërvarësi: koncepte, parime, praktika
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Salih Kelmendi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 666
Pesha: 0.945 kg.
ISBN: 978-9928-190-15-4

Komente mbi librin

“Ky libër do të pasurojë lexuesit e tij me shumë njohuri, parime bazë të qeverisjes dhe administrimit. Por, edhe më të çmuara se veprat e tij janë urtësia, mençuria, aftësia, ndershmëria, përkushtimi me të cilin Salih Kelmendi u shërbeu qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shoqërisë. Unë dhe të gjithë ata që e kemi njohur, ndjehemi krenarë me trashëgiminë e tij.”

Prof. Dr. Sali Berisha

“Nuk të ndodh shpesh të takosh njerëz si Salih Kelmendi, tek i cili dija, dëshira për punë dhe dashamirësia për njerëzit ndërthuren kaq natyrshëm për të dhënë një drejtues të aftë, të ndershëm dhe largpamës. Libri “Qeverisja dhe politika si ndërvarësi” është mishërim i përvojës së tij shumëvjeçare dhe mendimit të tij të thellë dhe jep ide origjinale për zhvillimin e vendit. Përveç një analize të qeverisjes dhe politikës, autori në libër përshkruan rrymat e ndryshme filozofike si dhe ideologjitë e drejtimit të shtetit.”

Prof. Dr. Artan Trebicka

“Urtësia e fisnikëria e tij janë mes nesh! Si autor programesh e bashkautor në disa tekste mësimore, nga komunikimi i vazhdueshëm me Salën, përforcova edhe më tej mendimin për korrektësinë, nivelin e dijeve, komunikimin korrekt me kolegët dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij të fushës së arsimit, në të gjithë vendin, nga veriu deri në jug. Ai ishte gojëëmbël e i dashur me të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Në këndvështrimin tim, në atë periudhë të vështirë që po kalonte Tirana dhe e gjithë Shqipëria, Sala do mbahet mend nga qytetarët e Tiranës e nga të gjithë ne, shokët e miqtë, si njeriu i përkushtuar i punëve të bashkisë, halleve të njerëzve, përpjekjeve për zgjidhjen e papunësisë e shumë problemeve sociale, me të cilat ndesheshin çdo ditë banorët e Tiranës në atë kohë.”

Doc. Ing. Esat Heta

Mbi autorin

Lindur më 31.05.1947 në Tiranë. Kreu arsimin e mesëm në gjimnazin “Qemal Stafa”, më pas u diplomua inxhinier mekanik më 1970 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë. Ka punuar fillimisht në prodhim, më tej në shkollën e mesme teknike dhe gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Në vitet 1981 – 1991 ka shërbyer në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Në vitin 1992 u emërua Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të rrethit Tiranë dhe më 26 korrik 1992 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tiranë, detyrë që e vazhdoi deri në fund të vitit 1996. Në vitet 2006 – 2012 ka punuar si drejtor dhe drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ka qenë i zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në vitet 2007 – 2011. Ka kryer një numër specializimesh jashtë vendit, si për fushën e prodhimit, arsimit profesional, pushtetit vendor, mbrojtjes civile etj. Është autor i dy librave: “Tirana në vitet 1992 – 1996” dhe “Politikat ndërqeverisëse decentralizuese në ndërtimin e administratës”, si dhe autor në tekste të arsimit profesional.

Është i dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”, Klasi lll. Ka marrë pjesë në fillimet e lëvizjes demokratike; anëtar i Partisë Demokratike nga viti 1990 dhe në vazhdim.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190154
ean13
9789928190154
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.

Çmimi 11,89 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Dëshmia e puçit, Sokol Balla

Sokol Balla sjell në këtë botim tregimin e ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë prostuesve, rrëfimet e të akuzuarëve për grusht shtetit, denoncimi i Top Channel  dhe skena okulte që u zhbë nga News24.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Himni kombëtar, Vasil S. Tole

Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e "Betimit mbi flamur" ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemal Bej Vlorës për ta "ligjëruar" këtë këngë tash e tutje, si këngën tonë kombëtare.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Histori e Skënderbeut, Naim Frashëri

Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)