Per token dhe detin e Shqiperise, Ksenofon Krisafi
  • Per token dhe detin e Shqiperise, Ksenofon Krisafi

Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Ksenofon Krisafi

UET Press

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Për tokën dhe detin e Shqipërisë, qasje juridiko – ndërkombëtare
Origjinali: Për tokën dhe detin e Shqipërisë, qasje juridiko – ndërkombëtare
Gjinia: Histori, jurisprudencë
Autori: Ksenofon Krisafi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 230
Pesha: 0.307 kg.
ISBN: 978-9928-39-190-10-9

Koment nga Moikom Zeqo

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!

Është e pabesueshme të mendosh se si ndaj kombit shqiptar janë tjerrur pezhishka merimangash, përbindëshe, për të alambikuar "teori" të rreme dhe kriminale kundër ekzistencës së kombit shqiptar, të copëtimit prokustian të trojeve shqiptare...

Substanca kryesore e librit të Krisafit lidhet me ngjarjen më tronditëse që njihet si Pakti Detar, një akt më i rëndë se pazaret diabolike të Zogut dhe dajës së tij, Esat Toptanit. Ky i ashtuquajturi Pakt i Detit, një cënim i rëndë i kufijve jugorë të Shqipërisë, u skualifikua nga Gjykata Kushtetuese dhe është një gjë epokale, një triumf i së drejtës.

Mendimtari francez Paul Valery ka thënë se historia ciklon tautologjitë. Pakti Detar qe një tautologji e vonuar. Por edhe e dështuar. Dhe duhet thënë se në strukturimin e të dhënave juridike kontributi i Ksenofon Krisafit ka qenë real, substancial, ndonëse për këtë vepër ai, me modesti, i është larguar protagonizmit të bujës mediatike. Por ky libër është scripta manent.

Fragment nga libri

Dy "marrëveshjet" e firmosura nga Esat Toptani me Nikolla Pashiçin, në vitet 1914 dhe 1915, për të cilat flitet në këtë libër, përbëjnë akte pa fuqi juridike, sepse ai ishte askushi për Shqipërinë e asaj kohe. Për sjelljet dhe veprimtaritë e kryera në dëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, është stigmatizuar publikisht si "aventurier renegat", si "sëpata e zezë e Abdul Hamitit", si "dhelpër dinake", "njeri pa skrupull, synimi i të cilit ishte të ndante Shqipërinë", si dikush "që nuk përfaqëson askënd veç vetes së tij", që "kthen nga t'i fryjë era".

Miss Edith Durham e cilësonte "një personazh me ambicie të shfrenuar për pushtet", "injorant dhe pa skrupuj, një relike e kohës së errët të Turqisë së vjetër" dhe e vulos me shprehjen "Esat – tradhtia".

Për fat të keq, personazhe të tillë karikatureskë, pa dinjitet dhe pa skrupuj moralë, si Esat Pashë Toptani dhe të tjerë, janë shfaqur apo shfaqen herë pas here në skenën e historisë së Shqipërisë. Ata kanë hyrë në pazarllëqe për interesat e ngushta vetjake pasurore dhe politike dhe janë damkosur me vulën e tradhëtarit, duke përfunduar në koshin e historisë.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928391109
ean13
9789928391109
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001144

Botuesi: Dija-Poradeci

Aranitasit dhe Mallakastra, libri i parë, Bujar Mucaj

Një gjë do të them me bindje: është një libër që lexohet me endje, me dëshirë dhe me kureshtje deri në fund. Të mëson dhe të bën të mendosh. Libri i tij, pa dyshim, është një trajtesë e thukët dhe, si e tillë, një pikë referimi në bibliografinë për Mallakastrën.
800 Lekë
More

Referenca: 2867

Botuesi: Plejad

Oriental apo Okcidental, Krist Maloki

Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën.
550 Lekë
More

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.
1 250 Lekë
More

Shqipëria ,Kisha Katolike dhe Vatikani , Hasan Bello

Një nevojë e tillë vjen për shkak të anatenmimit që i është bërë temave që kishin të bënin me jetën shpirtërore të shqiptarëve para viteve 90-të. Në këtë kuadër nuk mund të bënin përjashtim as marrëdhëniet e shqiptarëve me qendrat religjioze. Për këtë arsye, nuk ishin të pakta rastet kur lexues ose institucione zyrtare kërkonin informacion lidhur me...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, Luan Omari

Përmbajtja e thellë, e pasur me ide e probleme madhore, e analizuar dhe gjykuar me rigorozitet shkencor, sikurse edhe forma e paraqitjes, me mënyrën e qartë të përshkrimit, me stilin e zhdërvjellët dhe tepër tërheqës, e bën librin shumë të vlefshëm dhe të dobishëm.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Përjetësisht të panjohur, Gjergji Xexo

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

55 ditë, Mirela Oktrova

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës... Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi...
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2590

Botuesi: Te tjere

Ne kerkim te arit, Ksenofon Krisafi

Më 15 mars 1985, në selinë e ambasadës shqiptare në Paris, nisën bisedimet e para shqiptaro – britanike. Misioni i dy delegacioneve ishte i rëndësishëm, delikat dhe njëkohësisht emocionant. Në Tiranë, në Londër e Uashington, por edhe në Paris, pritej me kureshtje ecuria dhe rezultati i negociatave.
1 000 Lekë
More