Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Dosjet e luftes, Ana Lalaj
  • Dosjet e luftes, Ana Lalaj

Dosjet e luftës, Ana Lalaj

Toena

Arkivat e mbyllur kanë qenë pjesë e mbylljes së përgjithshme. Në fakt, kjo i ka sjellë dëme shoqërisë, çka do të thotë se kyçja e dëshmive historike tenton t'i heqë asaj kujtesën. Por në qoftë se një shoqëri mbyll institucionet e kujtesës, atëherë historiani është jashtë loje.

1 800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dosjet e luftës
Origjinali: Dosjet e luftës
Gjinia: Histori
Autori: Ana Lalaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 444
Pesha: 0.541 kg.
ISBN: 978-9928-4254-4-7

Koment nga autorja

Arkivat e mbyllur kanë qenë pjesë e mbylljes së përgjithshme. Në fakt, kjo i ka sjellë dëme shoqërisë, çka do të thotë se kyçja e dëshmive historike tenton t'i heqë asaj kujtesën. Por në qoftë se një shoqëri mbyll institucionet e kujtesës, atëherë historiani është jashtë loje. Teza e luftës civile është "djegëse" jo në kuptimin akademik të saj, në kuptimin e termit në vetvete, por për gjithë sa ka ndodhur realisht në atë kohë, që disa e quajnë e të tjerë nuk e quajnë luftë civile.

Emocionet e bartësve historikë, apo dhe emocionet e pasardhësve të sotëm politikë, janë pengesë për të sqaruar rrethanat, të cilat sollën që kjo luftë, nga ndeshje me pushtuesin të rrëshqiste në përleshje me njëri-tjetrin. Në një luftë botërore, fitimtarët apo humbësit ndajnë fate të përbashkëta. Thelbësore është që, për rrethanat e Shqipërisë, një rreshtim i gabuar mund të ishte fatal për të ardhmen e këtij vendi. Për fat, zgjedhja e duhur u bë shpëtimi i tij.

Tema e rishkrimit të historisë është një debat i hapur në këta njëzet vjet. Opinionet janë të ndara. Disa, më radikalët, mendojnë se do të duhej një histori tjetër, krejt e ndryshme nga ajo e derisotmja. Të tjerë e kundërshtojnë me arsyetimin se në ndërkohë janë bërë korrigjimet e duhura dhe ajo që mbetet ka të bëjë vetëm me plotësime të pjesshme.

Ky libër nuk merr përsipër të thotë kush ka të drejtë, por të pohojë se, sidoqoftë, historiografia shqiptare në përgjithësi është ndërtuar mbi një bazë të varfër dokumentare, pasojë kryesisht e kufizimeve të mbylljes. Për këtë arsye, si për ndryshime të thella, ashtu edhe për plotësime të pjesshme, do të duhej të shqyrtohej një lëndë e gjerë, sidomos arkivore, brenda dhe jashtë vendit. Prandaj ky libër u konceptua si një marrëdhënie e studiuesve me arkivat, kusht i parë për të ndriçuar historinë e vendit tënd.

Dhe çështjet më të debatueshme të historisë së shqiptarëve u përkasin këtyre njëqind viteve të fundit, prej nga zgjodha vetëm ato që i përkasin Luftës së Dytë Botërore: që nga ikja e shumëpërfolur e Ahmet Zogut dhe hyrja në Tiranë e partizanëve të Enver Hoxhës, lufta civile në Shqipëri dhe ndihmat britanike etj.

Përzgjodha të përfshij në këtë botim edhe dy studime, njëri për Ditën e Çlirimit dhe tjetri për Konferencën e Bujanit, si dhe një vështrim mbi projektet për Federatën Ballkanike, çka e mendoj bërthamën e një monografie të ardhshme. Disa nga këto punime, të cilat janë botuar më parë, i kam ripunuar duke i pasuruar me burime më të plota arkivore dhe letërsi të re historiografike.

Në këtë libër zë jo pak vend zhanri i intervistës, me arsyen se stili bisedor duket se jep më shumë mundësi për t'i shtruar gjërat thjesht e kuptueshëm. E zëmë se ndodhesh në një auditor plot me studentë, bombarduar me pyetje të gjithëllojshme. Sa për përgjigjet, pa mëtuar që ato të jenë shteruese, e rëndësishme është të jenë të mbështetura, pra të besueshme. Për këtë arsye, të gjitha materialet janë shoqëruar me referenca të burimeve përkatëse dokumentare, arkivore ose bibliografike.

Disa prej dokumenteve të përdorura janë përzgjedhur të sillen në libër të plota, të pjesshme ose faksimile të tyre. Besoj se kjo do t'i shërbejë lexuesit të interesuar, sidomos mësuesve, studentëve, të zgjerojnë njohuritë në këtë fushë. Për më tepër, do të ndjehesha e kënaqur, nëse për studiuesit e rinj, kjo do të ishte një nxitje më shumë në kërkimet e tyre të pavarura. Po aq, nëse këto studime do të shërbenin për më shumë debat midis kolegësh.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992842547
ean13
978992842547
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Arbëria, në kufijtë e mbijetesës, Gjet Ndoj

Ky libër sjell për lexuesit shqiptar tema të patrajtuara më parë nga histogafia shqiptare, tematika të cilat kanë të bëjnë me vlera themelore të popullit shqiptar njëherësh vlera europiane të tij. Libri ka 22 kapituj dhe 742 faqe ndërsa në pjesën e 6 te tij përfshijnë itinerar kulturor “40 udhetime për të kundruar arbërinë e “mbetur”.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vetëqeverimi i Korçës, Kaliopi Naska

Albumi studimori ilustruar "Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës"" (Dhjetor 1916 – gusht 1918) trajtesë dhe dokumente,me autore Prof. dr. Kaliopi Naska, i ështëkushtuar 100 vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës 1916 – 2016.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Lumo Skëndo

Bombë në Legatën Sovjetike, Uran Butka

Së dyti, arrestimet që u ekzekutuan më datën 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe té paligjshme, sepse u kryen pa ndonjé urdhér-arresti té prokurorit dhe pa ndonjé vendim gjykate, vetém mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.
800 Lekë
More

Referenca: 2141

Botuesi: Te tjere

Levizja, Bashkebisedim me Ibrahim Kelmendin, Bedri Islami

Emri i Lëvizjes dhe i Ibrahim Kelmendit janë të lidhur me njëri – tjetrit që nga pararendja e ditës së 17 janarit 1982. Është në fakt dëshmuesi i vetëm i asaj ngjarjeje themeluese, por edhe të përgjakur, dhe nuk ka qenë si një soditës, por pjesë e saj.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Hebrenjtë në Shqipëri, Monika Stafa

Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë.
1 600 Lekë
More

Tokat e çliruara shqipëtare: Çamëria, Donato Martuci

Në ftesën që u ishte dërguar studiuesve thuhej: “Për të festuar denjësisht fitoren e armëve tona që vendosi kthimin e shqiptarëve të shkëputur nga Atdheu mëmë, Kryesia e Qendrës së studimeve për Shqipërinë ka qëllim të botojë në dy vëllime, kushtuar Çamërisë, përkatësisht Kosovës, punime të studiuesve më autoritativë për problemet albanologjike. Secila...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000907

Botuesi: Argeta LMG

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV – XX, Muhamed Mufaku

Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare...
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.
1 190 Lekë
More

Referenca: 2096

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia 1943-1945, Bernd Fischer

Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.
1 500 Lekë
More