Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert
  • Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Bota Shqiptare

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e Shqipërisë në këta dyzet vjet të kaluar.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Fitorja e hidhur
Origjinali: The Albanian National Liberation Struggle: the bitter victory
Gjinia: Histori
Autori: Reginald Hibbert
Përktheu:Xhevat Lloshi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Fq. 446
Pesha: 0.551 kg.
ISBN: 978-9928-00-102-3

Mbi librin

• Kush është përgjegjës për vendosjen e komunizmit në Shqipëri?
• Si erdhi në pushtet Enver Hoxha?
• Kush luftoi në Shqipëri dhe kush bashkëpunoi me fashistët e nazistët?
• Cili është roli i Kosovës në fatet e luftës dhe të politikës shqiptare?

Një rivlerësim i gjithë botimeve të mëparshme. Libër që do të hyjë në fondin e qëndrueshëm të burimeve të historiografisë shqiptare. Faqe që lexohen me pasion nga studiuesit, po edhe me kureshtje të pangopur nga çdo lexues, që gjen aty emra të njohur, familje e fshatra të vendlindjes. "Për punët e kësaj bote, Shqipëria do të mbetej universiteti im", shprehet autori.

Fragment nga libri

...Në këtë pikë të luftës, kur dita e fitores së plotë ishte akoma disa muaj larg dhe kur komandantët aleatë kërkonin një sulm të përgjithshëm mbi gjermanët kudo ku mund të goditeshin, partizanët në Shqipëri ndërmorën atë veprim që kërkohej. Duke bërë këtë, ata e konsoliduan dorën e tyre mbi vendin dhe i goditën ashpër të gjithë ata që u zinin rrugën.

Por akuza se ata kanë luftuar kundër gjermanëve "ndonjëherë më të rrallë", nuk qëndron. "Nacionalistët" i humbën shanset e tyre plotësisht, sepse nuk ngritën as gishtin kundër gjermanëve, madje as në çastin e fundit, duke i ruajtur forcat vetëm e vetëm për veprime kundër partizanëve.

Ky ishte një gjykim i gabuar, i trishtueshëm dhe vdekjeprurës nga ana e tyre, që mund të shpjegohet vetëm me shkallën e lartë të verbimit dhe të hipnotizimit të tyre nga aspiratat kombëtare kundër fqinjëve sllavë, dhe me paaftësinë e tyre për të kuptuar se ato aspirata ishin shumë të panjohura për botën e jashtme dhe me siguri nuk shiheshin me simpati ose me mirëkuptim.

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e Shqipërisë në këta dyzet vjet të kaluar. Kjo u solli atyre fitoren dhe e ktheu Shqipërinë në një shtet komunist...

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001023
ean13
9789928001023
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001793

Botuesi: Onufri

Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura, Mira Meksi

Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura është përzgjedhje e sprovave, të cilat, në kolonën e saj "Guri filozofal", Mira Meksi i ka botuar në të përditshmet: "Panorama", "Shekulli" dhe "Shqip" gjatë viteve 2008 - 2011. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...
1 200 Lekë
More

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Pellazgët: Pararendës të qytetërimit Greko- Romak, Mathieu Aref

Teza sjell një qartësim të ri lidhur me njohuritë tona historike dhe kulturore që ka të bëjnë më Greqinë (pra të këtyre periudhave) dhe nxjerr në pah fillesat e qytetërimit Grek stricto sensu (në kuptimin e ngushtë të fjalës), qytetërim që u shfaq në fi llim të shekullit VIII para Krishtit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Luani i Epirit, Ali Pasha dhe Suli, Spiro Mela

"Shekulli i Tetëmbëdhjetë, mbase dhe ai i nëntëmbëdhjetë, nuk arritën të afirmojnë, nga  Adriatiku deri në Detin e Zi, një figurë historike mbresëlënëse, më të fuqishme, më të komplikuar dhe më enigmatike se ajo e Ali pashë Tepelenës."
1 500 Lekë
More

21 vjet burg komunist, Uran Kalakulla

"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.
1 190 Lekë
More

Referenca: 2096

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia 1943-1945, Bernd Fischer

Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2542

Botuesi: Tirana Times

Albania 1943-1945, Bernd Fischer

The short period from 1943 through 1945 was a critical one for Europe, witnessing the great final battles of the Second World War, the defeat of Italy and Germany, the initial stages of post-war recovery, and the beginning of the new era.
4 100 Lekë
More

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
500 Lekë
More