• Banner

  • Ka mbaruar
Shqiptaret ne Luften e Dyte Boterore 1939-1943, vellimi i pare, Paskal Milo
  • Shqiptaret ne Luften e Dyte Boterore 1939-1943, vellimi i pare, Paskal Milo

Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore 1939 – 1943, vëllimi i parë, Paskal Milo

I nxitur nga kërkesa e natyrshme, e përhershme dhe objektive e rishkrimit të historisë, libri ka ambicien për të sjellë fakte, interpretime dhe analiza të reja. Arkivat shqiptare kanë ende pasuri dokumentare të pazbuluara e të pashfrytëzuara për Luftën, pa folur për arkivat e huaja, e sidomos ato të vendeve fqinje.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore 1939 – 1943, vëllimi i parë
Origjinali: Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore 1939 – 1943, vëllimi i parë
Gjinia: Histori
Autori: Paskal Milo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 472
Pesha: 0.691 kg.
ISBN: 978-9928-4245-2-5

Koment nga autori

Një histori për Luftën e Dytë Botërore në terrenin shqiptar bart gjithnjë me vete rrezikun e keqkuptimeve e të gjykimeve subjektive. I thirrur nga ndërgjegjia profesionale dhe nga detyra qytetare për të nderuar 70 – vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist, i dhashë vetes të drejtën, por edhe mundimin që për gjithë një vit të shkruaj librin "Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore". I menduar në dy pjesë, lexuesi sot merr në dorë vetëm vëllimin e parë.

I nxitur nga kërkesa e natyrshme, e përhershme dhe objektive e rishkrimit të historisë, libri ka ambicien për të sjellë fakte, interpretime dhe analiza të reja. Arkivat shqiptare kanë ende pasuri dokumentare të pazbuluara e të pashfrytëzuara për Luftën, pa folur për arkivat e huaja, e sidomos ato të vendeve fqinje.

Libri ka një numër të atillë dokumentesh të cilat kanë ndihmuar që ngjarje të caktuara të shihen e të interpretohen në një këndvështrim të ri, ndryshe nga e kaluara, ose të qartësohen e të përforcohen gjykime që nuk kanë patur mbështetje dokumentare të mjaftueshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928424525
ean13
9789928424525
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Politika e jashtme e Shqipërisë, Paskal Milo, vol. 1

Shqipëria ka pasur një politikë të jashtme, përgjithësisht pasive e modeste për nga shkalla e angazhimit dhe arritjeve, më tepër reaguese sesa të projektuar e të paravendosur, por edhe mbrojtëse e paqësore. Në momente të veçanta ka dëshmuar edhe politikë aktive, relativisht të pavarur, qëndresë, por edhe synime strategjike më të përcaktuara.

Çmimi 3 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001439

Botuesi: UET Press

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë, Fatos Tarifa

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Himni kombëtar, Vasil S. Tole

Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e "Betimit mbi flamur" ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemal Bej Vlorës për ta "ligjëruar" këtë këngë tash e tutje, si këngën tonë kombëtare.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kalendari Primitiv, vol.1, Rrok Zojzi

Me fjalë të tjera, është kalimi nga një etnografi albanologjike me bazë të fortë te shkolla gjermanike/herderiane, drejt një etnografie, e cila do të futej nën sundimin e materializmit historik, paradigmë e vendosur si e detyrueshme në rrugë shtetërore. Studimi ka qenë botuar në formën e një artikulli, por këtu është shkëputur si një monografi dhe, për...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Shqipëria, Arturo Galanti

Një vepër monografike mbi Shqipërinë, e shqyrtuar në aspektet gjeografike, etnografike, historike, por njëkohësisht edhe në kuadrin e politikës së jashtme italiane e të gjeopolitikës europiane...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)