Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt
  • Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Te tjere

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe Artës.

17,00 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arbëria Venedike 1392 – 1479
Origjinali: Das venezianische Albanien (1392–1479)
Gjinia: Histori
Autori: Oliver Jens Schmitt
Shqipëroi: Ardian Klosi
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2014
Fq. 628
Pesha: 0.781 kg.
ISBN: 978-99943-0-379-3

Fragment nga libri

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe Artës.

Pushtimi osman i Europës Juglindore u krye kudo në mënyrë të dhunshme, megjithatë asgjëkund popullatat vendase nuk i përballuan ushtritë e sulltanëve për një kohë aq të gjatë si në Arbëri, ku prej betejës së Savrës (1385) e deri në fund të shekullit 15 në vende të ndryshme do të ngrihej përsëri e përsëri flamuri i kryengritjes.

Këmbëngulja e mbrojtjes arbre shpjegohet me natyrën e thepisur të vendit, me vullnetin e spikatur të vendasve kundër një pushteti të fortë qendror, me aftësitë ushtarake të arbërve dhe me gjeninë strategjike të prijësit të tyre të një kohe, Skënderbeut; megjithatë kjo qëndresë nuk do të kish qenë e mundur në një periudhë të gjatë pa afërsinë gjeografike me Italinë dhe hapësirën adriatike.

Vetëm kontakti ekonomik me Venedikun dhe Raguzën bëri të mundur që të mbërrinin në Arbëri mjetet e nevojshme financiare dhe armatimet në këmbim të prodhimeve bujqësore; vetëm mbështetja ushtarake prej Napolit dhe Venedikut e shpëtoi Skënderbeun nga një disfatë e hershme. Fakti që arbërit në fund të fundit iu nënshtruan perandorisë së sulltanëve, nuk shpjegohet vetëm me epërsinë numerike dhe teknike të ushtrive osmane, por edhe me bashkimin e pakët të shtresës udhëheqëse arbre.

Filloi një nga betejat më të mëdha mbrojtëse të krishtërimit kundër depërtimit islamik. Mund të krahasohet ajo vetëm me mbrojtjen e Beogradit në vitin 1456, rrethimin e Rodosit më 1481, betejat rreth Vjenës më 1527 dhe Maltës më 1565. Në malin e Shkodrës dallgët e ushtrive osmane ishin thyer disa herë.

Mbrojtësit luftuan edhe në pranverë e verë të vitit 1478 me sigurinë se po mbronin Italinë dhe Perëndimin e krishterë. Sapo që u mbyll rrethimi i Shkodrës, u këputën edhe lidhjet me qytetin lagunor. Për muaj të tërë dëshpërimi vetëm vëzhguesit e flotës ishin në gjendje të mblidhnin disa lajme të turbullta mbi fatin e qytetit. Mbrojtja e Shkodrës po mahniste Europën e shekullit të XV.

Koment nga Ardian Klosi

"Historia e Venedikut në Shqipërinë, më saktë në Arbërinë mesjetare, siç nuk jemi mësuar ta lexojmë deri më tani. Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallëzisë dhe lakmisë, në të vërtetë e vetmja fuqi perëndimore ku mbështetnin shpresat vendasit. Me të gjitha hollësitë e mundshme, me vështrimin e mprehtë për detajin dhe aftësinë për të ndërtuar një tablo të madhe, Oliver Jens Schmitt vë themele të qëndrueshme për historinë mesjetare të vendit tonë."

Mbi autorin

Oliver Jens Schmitt, lindur më 1973 në Basel, është profesor i historisë së Europës Juglindore në Institutin e Historisë së Europës Lindore të Universitetit të Vjenës. Ka dhënë leksione më parë edhe në Mynih e Bern.

"Arbëria Venedike" është konceptuar në fillim si disertacion pranë profesorit të njohur të Mynihut albanologut Peter Bartl. Dalëngadalë libri mori përmasat e një historie të Arbërisë mesjetare, edhe pse fokusi kryesor është mbi zotërimet e Venedikut në Arbëri mes viteve 1392 e 1479.

Njohja e thellë e Ballkanit dhe historisë së tij, në veçanti të Shqipërisë, e ka futur në një tjetër hulumtim me përmasa të mëdha për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilin shpresojmë ta shohim sa më parë në dritën e botimit.

O. J. Schmitt është në radhën më të shquar të albanologëve e balkanologëve të gjuhës gjermane si Hahn, Šufflay, Nopsca ose Stadműller që kanë arritur ta ndriçojnë historinë e vendit tonë në kontekstin e Gadishullit dhe të botës mesdhetare më mirë se asnjë shkollë tjetër.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994303793
ean13
9789994303793
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
4,25 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943 - 1944, Marenglen Kasmi

Autori është diplomuar në Shkollën e Oficerëve në Drezden të Gjermanisë (1997 – 1999) si edhe në Universitetin Helmut – Schmidt në Hamburg për shkenca historike dhe sociologji (2003 – 2008). Në vitet 2000 – 2003 ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" dhe prej vitit 2008 punon si pedagog i Historisë Ushtarake në Akademinë e Forcave të...
10,20 GBP
More

Referenca: SKU001676

Botuesi: Te tjere

Trashegimia e Ahtisaarit, Nina Suomalainen, Jurki Karvinen

Në libër shtrohet pyetja se cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në rindërtim: a duhet të merren vendime pa pjesëmarrjen e vetë vendeve në krizë për të arritur rezultate të shpejta apo a nevojitet vetëm përkrahja ndaj vendeve në konflikt në proceset e tyre për stabilizim?
7,57 GBP
More

Referenca: 2134

Botuesi: Albin

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 
6,80 GBP
More

Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku

Për çfarë ishin fajtorë fëmijët, gratë dhe pleqtë?! Çfarë ishin platformat politike për izolimin e familjeve të cilësuara si kulak, po platformat politike për përjashtimet nga puna dhe ndalimi i studimeve të larta?! Po platformat politike për grabitjen ekonomike dhe detyrimin të paguanin tre herë më shumë tatime se fshatarët e tjerë, për të ardhura të...
12,75 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 
12,75 GBP
More

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...
10,20 GBP
More