• Ka mbaruar
Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi
  • Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

SKU000355

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.

104,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, organizimi shtetëror, jeta politike, ngjarjet kryesore, të gjithë ligjëvënësit, ministrat dhe kryetarët e shtetit shqiptar
Autori: Kastriot Dervishi
Gjinia: Histori
Shtëpia botuese: 55
Viti: 2006
Fq. 955
Pesha: 1.46 kg.

Mbi librin

Një histori konkrete me emra të protagonistëve të saj Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.

Duke besuar në tezën se vetëm shqiptarët mund të bëjnë një histori të plotë e të vërtetë të vendit të tyre, botimi synon të plotësojë atë pjesë që është e zbrazët, për shkaqe nga më të ndryshmet.

Si shtysa të çastit apo si modele fillestare, kanë shërbyer deri diku botimi i Teki Selenicës "Shqipria më 1927", apo i Dhimitër Beratit "Shqipënija më 1937..."Gjithësesi, libri ndjek në vetëvete një model të veçantë, të pakrahasueshëm në tërësinë e tij me botime të ngjashme. Për të njohur më qartësisht rrethanat dhe kushtet kur u krijua shteti shqiptar, është parë e nevojshme, të njihen lexuesit me platformat kryesorë të fqinjëve, që në fund të fundit, u bënë frymëzuese për ta, duke çuar në mosformimin në kohën e duhur të një shteti shqiptar në trojet e tij, por vetëm në gjysmën e tyre.

Periudhat në libër janë ndarë sipas zhvillimit të ngjarjeve dhe epokave zhvilluese të tyre kur ka pasur ndryshime që kanë përmbysur epokën paraardhëse. Pikësëpari, është pasur parasysh një trajtim i pavarur për të gjitha figurat politike si dhe për ngjarjet përkatëse që kanë ndodhur, duke vlerësuar peshën e tyre për nga rëndësia dhe për nga niveli i interesimit në botimet e tjera.

Si rrallë herë, të gjithë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të gjitha hyjnë në libër pa paragjykimin e heroit ose tradhëtarit, për të vënë në raport me atë që ata kanë dhënë në të vërtetë, për të cilat përgjegjësia mbetet gjithsesi e tyre.Deri tani përfshirja e të gjithë aktorëve politikë në një botim të vetëm, ka qenë një gjë e pazakontë madje e pamundur, për shkaqe politike, metodike apo edhe mendësie që vjen nga e kaluara.

Duke iu shmangur tërësisht kërkimit të "heronjve" apo "tradhëtarëve", botimi parapëlqen të vërtetën dhe jo shërbimin ndaj një kohe apo një grupi të caktuar personash.Në vetëvete botimi është një histori e shtetit shqiptar, që nga krijimi i tij më 1912, duke pasur në plan të parë pjesën institucionale, pjesën politike si dhe zhvillimet e tjera të rëndësishme në lidhje me to. Kriteri i përdorur për jetëshkrimet lidhet me pozicionin e figurës politike në nivel kryetari shteti, kryeministri e kryetari të legjislativit.

Të gjithë protagonistët e jetës politike, duke përfshirë anëtarët e trupit legjislativ dhe trupit ekzekutiv, janë të nxjerrë në pah sipas kohës së tyre. Sigurisht kjo përfshirje bëhet për të plotësuar boshllëkun që ndjehet në këtë fushë, duke bashkëngjitur anën statistikore me ngjarjet e zhvilluara.është dhënë një informacion në lidhje me natyrën juridike të shtetit shqiptar, duke përfshirë këtu tiparet e përgjithshme të kushtetutave dhe legjislacionit në të gjitha kohrat.

Po ashtu forcat politike më të rëndësishme të kohëve të ndryshme, përfshihen duke dhënë programin përkatës dhe protagonistët e tyre. Organizimi institucional shtëtëror shqiptar siç edhe kuptohet është pjesë e rëndësishme e librit.

Mbi autorin

U lind në Elbasan më 6 shkurt 1972. Të gjitha nivelet e arsimit i kreu në qytetin e lindjes. Diplomuar për histori në Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Që prej vitit 1999 redaktor i faqes historike të gazetës së përditshme "55" në Tiranë. Lëvron gjithashtu kritikën dhe analizën politike. Studiues i historisë moderne të Shqipërisë dhe veçmas i asaj politike.

Është autor zërash në librin "Elbasani - Enciklopedi" (Elbasan, 2003), si dhe i "Fjalorit Enciklopedik Shqiptar" (në proces). Ka në përfundim studimin e nisur në maj 2004 "Shërbimi sekret shqiptar" 1922 - 1944", si dhe botime të tjera në vijimësi. Gjithashtu lexoni intervistën: Historia e shtetit shqiptar. Të fshehtat që nuk dinim prej 1912-ës.

Detajet e librit
SKU000355
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.
5,21 
More

Botuesi: Artini

Bektashinjtë Shqiptarë, Robert Elsie

Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri dhe në vendet...
20,82 
More

Referenca: 2196

Botuesi: Te tjere

Procesi i Tiranes, Vladimir Bregu

Përsa i përket problemit të Kosovës nuk munda të konstatoja asnjë gjykim të sinqertë lidhur me çlirimin e saj nga ana e grupeve të ndryshme. Përpara tradhtisë së Titos, Balli Kombëtar thoshte se do ta merrte Kosovën edhe me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, por pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk u fol më.
7,29 
More

Referenca: SKU001525

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vol 3

Vëllimi i tretë i "Historia e popullit shqiptar" të Akademisë së Shkencave vazhdon me periudhën e rëndësishme të krijimit të një shteti të qëndrueshëm dhe modern shqiptar.
19,78 
More

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
10,41 
More

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
10,41 
More

21 vjet burg komunist, Uran Kalakulla

"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
8,33 
More

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.
15,62 
More

Botuesi: Onufri

Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, Roland Qafoku

Roland Qafoku, kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në...
31,23 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001188

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Plumba politikës, historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptare, Kastriot Dervishi

Ai sjell në një përmbledhje të rrallë vrasjet politike në Shqipëri. Vrasje që nisin me ministrin e parë të ekzekutuar, Nexhati Libohovën, në vitin 1915, me Esat pashë Toptanin, me Avni Rsutemin, me Ceno Kryeziun, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Idhomeno Kosturin, Omer Nishanin e deri tek Mehmet Shehu e Azem Hajdari. Një listë e shoqëruar edhe me historitë...
10,41 
More