Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku
  • Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku

Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku

Dituria

Ky libër nuk pretendon assesi që të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. 

13,32 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çadra e Kuqe, histori fatesh austro – shqiptare në shekujt XIX - XXI
Origjinali: Çadra e Kuqe, histori fatesh austro – shqiptare në shekujt XIX - XXI
Gjinia: Histori
Autori: Fatos Baxhaku
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 240
Pesha: 0.644 kg
ISBN: 978-9928-103-64-2

Koment nga autori

Unë nuk e kisha ditur aspak, që miku im i mirë, Ardian Klosi, kishte pasur ndër mend të risillte mes nesh një histori të vjetër dashurie, dhimbjeje, mirësie, por edhe fatkeqësish pa fund. Kohët e fundit, vetëm pak para se të merrte vendimin fatal, ai i kishte kujtuar këta burra dhe gra që e kishin shtyrë jetën me qindra kilometra larg vendit të tyre, shpeshherë në izolim të thellë, shumë e shumë herë të damkosur pa të drejtë e në mënyrë absurde, por gjithsesi njerëz që e kishin dashur deri në palcë vendin e tyre më të fundit, Shqipërinë, njësoj sikur kishin dashur dikur vendin e tyre të lindjes.

Në pranverën e vitit 2012, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, zoti Florian Raunig, dhe Drejtori i Shtëpisë Botuese "Dituria" në Tiranë, Petrit Ymeri, më propozuan që, pas vdekjes së trishtë të Ardianit, ta marr unë përsipër këtë barrë jo edhe aq të lehtë. Unë thashë po me dëshirë, por më shumë me një sens të fortë amaneti e përgjegjësie. Dhe kështu mori udhë kjo punë, rezultatin modest të së cilës e keni sot në dorë.

Objekti i këtij libri janë fatet e përbashkëta të shqiptarëve dhe austro-hungarezëve, sa herë që dokumentohet bashkëjetesa e tyre. Kështu, në të do të përmenden edhe personazhe të tjera, që pas 1918 nuk mbanin më nënshtetësinë austro-hungareze, porse atë hungareze, çekosllovake, jugosllave e ndonjë tjetër. Ky libër, deri diku mund të konsiderohet si një libër historie. Por ama, vetëm deri diku, sepse ai është bazuar fort në historitë e pasuesve të familjeve austro-shqiptare që ende jetojnë në Shqipëri.

Në disa raste bëhet fjalë për brezin e tretë apo edhe të katërt, kështu që kujtimet janë shumë të vagullta, por mbase pikërisht andaj edhe shumë të bukura. Në të tjera histori, bëhet fjalë për pasues të brezit të dytë dhe kështu që kujtimi i protagonistëve të këtyre historive ka ardhur mes nesh, në njëfarë mënyre sikur ata të ishin ende gjallë.

Ky libër nuk pretendon assesi që të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. Kështu që, shumë herë ka qenë e pamundur për të ngritur nga thënie të shkëputura e konfuze, historinë e vërtetë, atë që solli në Shqipëri austriakë e austriake të dikurshëm.

Në raste të tjera, pasardhësit e këtyre familjeve kanë kohë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kërkesave tona për t'u lidhur me ta iu përgjigj vetëm heshtja. Jeta e sotme, e vrullshme bën të vetën. Herë të tjera edhe pasues austro-shqiptarë, që jetojnë ende në Shqipëri, nuk kanë dashur të na kontaktojnë. Kush e di se cilat janë arsyet.

E di që ndokënd mund ta kuriozojë titulli "Çadra e kuqe". Nëse keni mirësinë të lexoni në hyrjen historike të librit, Walther Peinsipp, një ushtarak austriak në shërbim të Wehrmacht-it, përgjatë udhëtimeve të tij në Shqipërinë e Veriut më 1944 bën fjalë për çadrën e kuqe të një prifti katolik në Shllak, të shkolluar në Austri, të blerë në Innsbruck, që përdorej për të lajmëruar gjakësit se ai që e mbante ishte në besën e priftit e andaj nuk duhej prekur.

Me pak fjalë ishte një objekt i gëzuar e paqësor në zymtësinë kërcënuese e gri të maleve në kohë lufte, që rrezatonte idenë e mikut dhe atë të mbrojtjes nga rrebeshet e kohës. Pikërisht prandaj, ngaqë një objekt i thjeshtë u shndërrua befas në një simbol miqësie, më pëlqeu ky titull.

Libri është një kërkim disamujor, afërsisht një vit, mes këtyre familjeve, në Arkivin e Shtetit, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Janë intervistuar dhjetëra individë.

Fragment nga libri

Karlo Groessler dhe Konstantina, vitet '40

Alfredi, i biri, nxjerr një fotografi të vjetër. Prej saj na "sheh" një burrë i gjatë me mustaqe që ka në krah bashkëshorten e tij. Shikimi duket si i përhumbur, njësojsikur të mos dojë të shfaqë kurrë të fshehtat e tij. "Babai ynë Karlo, ishte një tip i çuditshëm. Fliste deri në tetë gjuhë. Kishte disa pasione që asokohe këtu në Vlorë ishin të rralla: kuajt, zogjtë dhe librat. Në kohën e lirë, pas punës si mekanik me këto gjëra merrej".

Duhet të ketë qenë një jetë e vështirë për Karlo Groessler-in në Vlorë në "kryeqytetin e partizanëve". Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti në punë si mekanik. Asokohe quhej mëkat i madh edhe qoftë sikur të dije gjermanisht e jo më të kishe lindur afër atyre anëve. Dyshimi i parë ishte "spiun i gjermanëve"... Pas kësaj punoi për disa kohë gjithnjë si mekanik në parkun e mallrave në Durrës e Vlorë, pastaj në montimin e fabrikës së Çimentos, asaj të orizit dhe më në fund në Kombinatin e Konservave 'Ernest Thelman', ku punoi deri në fund të jetës.

Këtu, më në fund pati rast të flasë në gjuhën e tij amtare, sepse specialistët që e montuan kombinatin ishin nga Gjermania e atëhershme Lindore". Porse dyshimet nuk iu ndanë gjatë gjithë jetës mekanikut Karlo. Aty nga fillimi i viteve '60, kur teknikët gjermano-lindorë sapo ishin larguar, ndodhi një defekt i rëndë mekanik në atë që duhej të ishte një nga krenaritë e ekonomisë socialiste. Karlo arrestohet dhe akuzohet si sabotator, madje si autor i "një plani për të hedhur në erë të gjithë kombinatin".

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000384

Botuesi: Albin

Ceshtja Shqiptare ne aktet nderkombetare pas luftes I boterore

Ky vëllim përfshin dokumentat që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare pas Luftës l Botërore. Ato mbulojnë periudhën që hapet në fillim të vitit 1919 dhe mbyllet me aktet e fundit të viteve 1925 dhe 1926. Vëllimi është i treti dhe i fundit i serisë së akteve ndërkombëtare mbi çështjen shqiptare.
6,55 
More

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.
8,88 
More

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...
14,43 
More

Referenca: 2887

Botuesi: Te tjere

Mbreteresha Olimpia, Resmi Osmani

I tillë qe fundi i Olimpias, e cila arriti dinjitetin më të lartë ndër gratë e kohës së saj, ngaqë ishte bijë e Neoptolemit, mbret i Epirit, motër e Aleksandër Molosit që ndërmorri luftën në Itali, gjithashtu gruaja e Filipit, më i fuqishmi midis atyre që qeverisnin në Evropë dhe nënë e Aleksandrit, veprimtaria e të cilit ishte madhështore dhe shumë e...
7,77 
More

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
11,10 
More

Botuesi: Artini

Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit, Noel Malcolm

Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike. 
22,20 
More

Kosova dhe Shqipëria në të adhmen: më afër apo më larg njëra tjetrës, Nexhmedin Spahiu

Vrojtimi i këtyre momenteve historike nxjerr përfundimin se ishte qëndrimi serb karshi Kosovës ai që ka rezultuar realitete të ndryshme kulturore e politike në korpusin etnik shqiptar që nga idetë e para kombëtare shqiptare e deri më sot. Punimi provon se ka një identitet të qartë kulturor e politik të Kosovës, i cili në kohët në vijim do të artikulohet...
4,44 
More

Botuesi: Te tjere

Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943 - 1944, Marenglen Kasmi

Autori është diplomuar në Shkollën e Oficerëve në Drezden të Gjermanisë (1997 – 1999) si edhe në Universitetin Helmut – Schmidt në Hamburg për shkenca historike dhe sociologji (2003 – 2008). Në vitet 2000 – 2003 ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" dhe prej vitit 2008 punon si pedagog i Historisë Ushtarake në Akademinë e Forcave të...
13,32 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000248

Botuesi: Papirus

Gur, Fatos Baxhaku

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur.
11,10 
More

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.
5,55 
More