• Banner

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova
  • Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

97,75 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arratisje nga Lindja, orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja
Origjinali: Arratisje nga Lindja, orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2013
Fq. 336
Pesha: 0.432 kg.
ISBN: 978-9928-4136-7-3

Komente mbi librin

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar."

Dr. Besnik Pula, Departamenti i Sociologjisë, Princeton University

"Kontribut serioz shkencor në fushën e studimeve shqiptare dhe të identitetit dhe si i tillë është një tekst i rëndësishëm për t'u lexuar nga ata që janë të interesuar në identitetet, kulturën, politikën dhe shoqërinë shqiptare. Një punim akademik i standardeve të larta."

Dr. Blendi Kajsiu, politolog e publicist

"Libri që lëvron në tokën e djerrë."

Abdi Baleta, Publicist, politikan e diplomat

"Libri Arratisje nga Lindja me origjinalitetin tematik dhe metodologji ka hapur një perspektivë shumë interesante në studimet kulturore dhe politike tek ne. Ai e meriton të quhet një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore."

Blerim Latifi, Departamenti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës

Mbi autorin

Dr. Enis Sulstarova është pedagog në Departamentin e SOciologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai është autori edhe i këtyre libave: Ligjërimi nacionalist në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, Komunizmi, paskomunizmi (2003), Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj, (2010) dhe Jam Evropë! Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006 (2012)

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928413673
ean13
9789928413673
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.

Çmimi 73,60 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nën shenjën e modernitetit, Olsi Lelaj

Në fokus të këtij studimi është shoqëria shqiptare gjatë regjimit komunist dhe praktikat modernizuese që shteti ndërmorri gjatë periudhës në fjalë. Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste drejtuar nga Enver Hoxha, industrializimi dhe modernizimi i vendit u bënë një prioritet politik i shtetit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000815

Botuesi: Bota Shqiptare

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001188

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Plumba politikës, historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptare, Kastriot Dervishi

Ai sjell në një përmbledhje të rrallë vrasjet politike në Shqipëri. Vrasje që nisin me ministrin e parë të ekzekutuar, Nexhati Libohovën, në vitin 1915, me Esat pashë Toptanin, me Avni Rsutemin, me Ceno Kryeziun, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Idhomeno Kosturin, Omer Nishanin e deri tek Mehmet Shehu e Azem Hajdari. Një listë e shoqëruar edhe me historitë...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Çamëria, nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Hajredin Isufi

Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri më 25 dhjetor 1935. Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë. Ka punuar si bashkëpunëtore i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)