• Banner

Mbi të ashtuquajturën Një Histori e Jetuar të Çatin Saraçit, Tanush Frashëri

Një libër historik që si rrallëherë nga anët tona, bazohet në dokumente arkivore të disa shteteve. Ballafaqimi i një libri me kujtime me të vërtetat e nxjerra nga arkivat për vrasjen e Luigj Gurakuqit dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme të viteve '30.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbi të ashtuquajturën "Një Histori e Jetuar" të Çatin Saraçit
Origjinali: Mbi të ashtuquajturën "Një Histori e Jetuar" të Çatin Saraçit
Autori: Tanush Frashëri
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
f. 210
Pesha: 0.614 kg
ISBN: 978-99928-164-42-1

Mbi librin

Historia e kujtimeve të çatin Saraçit e ballafaquar me dokumentet historike të mbledhura në arkivat e Shqipërisë, Italisë, Austrisë, etj.

Një libër historik që si rrallëherë nga anët tona, bazohet në dokumente arkivore të disa shteteve. Ballafaqimi i një libri me kujtime me të vërtetat e nxjerra nga arkivat për vrasjen e Luigj Gurakuqit dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme të viteve '30.

Mbi autorin

Tanush Frashëri ka lindur në Tiranë më 14 shtator 1936. Në vitin 1960 mbaroi Fakultetin e Histori – Filologjisë, në degën e Historisë dhe u caktua si mësues historie në gjimnazin e Selenicës, Vlorë. Aty u mor me kërkime arkeologjike e etnografike. Rezultatet e këtyre kërkimeve, përsa i përket arkeologjisë, i paraqiti në punimin me titull "Të dhëna të reja arkeologjike nga Lugina e Vjosës", botuar në revistën "Monumentet" (nr. 1, 1971).

Rezultatet e qëmtimeve etnografike i paraqiti në punimin "Vllehët në rrethin e Vlorës". Ka punuar në gjimnazin "Halim Xhelo", Vlorë, më pas transferohet në Tiranë, në gjimnazin "Ismail Qemali". Gjithashtu ka punuar si pedagog në Institutin e Arteve, Tiranë.

Në vitin 1972, u arrestua për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. U dërgua të vuante dënimin në kampin e Spaçit, Mirditë. Pas lirimit punoi në "21 dhjetori" dhe në SMT – në e Tiranës. Në vitin 1991 shkoi në Austri, ku jeton edhe sot.

Më krijimin e mundësive, nisi hulumtimin në arkivat e disa shteteve dhe me dokumentet e qëmtuara krijoi një arkiv personal. Kështu ka botuar "Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi" (2005), "Ali Këlcyra, shkrime për historinë e Shqipërisë" (2012) dhe librin që po i paraqet sot lexuesit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928164421
ean13
9789928164421
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2559

Shqiperia, Fulvio Kordinjano, vol. 3

Në mes të një morie besimesh dhe një morie ritesh magjike e turmash supersticioze, është zhvilluar vepra e madhe misionare e At Pazit. Spikatin, midis të tjerave, përbri Sunizmit ortodoks dhe zyrtar, i cili ishte dashakeq dhe përndjekës, besimi dhe supersticionet e Rufaizmit, çka tërhoqi vëmendjen e Misionarit në rajonin e Gjakovës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)