• Ka mbaruar
plani i tretë për copëtimin e shqipërisë, koste Çekrezi
  • plani i tretë për copëtimin e shqipërisë, koste Çekrezi
  • plani i tretë për copëtimin e shqipërisë, koste Çekrezi

Plani i trete per copetimin e Shqiperise, Koste Cekrezi

2964
Naimi

Libri i Kostë Çekrezit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 5,48  Up to 16,44 
5,55 
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë (Botimi i parë: Washington D. C., 1951).
Gjinia: Histori
Autori: Kostë Çekrezi
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2013
Fq. 136
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-9928-109-49-1

Mbi librin
Libri i Kostë Çekrezit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist. Kështu ka vërejtur një studiues shqiptar, njohës i mirë i kësaj figure të lënë në harresë kryesisht për arsye politike dhe ideologjike. Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA. Ngjarje të panjohura mes tre të mëdhenjve të historisë e kulturës shqiptare: Fan Nolit, Faik Konicës dhe vetë autorit, Kostë Çekrezit, konfliktet mes tyre, kryesisht për shkak të interferencës së qëndrimeve politike të Tiranës në organizatat e diasporës në SHBA në vitet ’30-’50 të shekullit të kaluar. Mbretëria e Ahmet Zogut, përkatësisht politika filo-italiane që rezultoi me pushtimin e vendit, antifashizmi dhe lufta çlirimtare që rezultoi me triumfin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri: metamorfoza e qëndrimeve të Fan Nolit dhe Faik Konicës ndaj mbretit Zog dhe diktatorit Hoxha. Kostë Çekrezi rrëfen diplomacinë dhe luftën mes Tiranës dhe Washingtonit, duke sjellë personazhet dhe emisarët e secilës palë, deri në vendosjen e “perdes së hekurt” midis Lindjes dhe Perëndimit. Në libër zbulohen cilat ishin kërkesat amerikane për të njohur pas Luftës së Dytë Botërore qeverinë e re të Tiranës.  Libri "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë" mund të konsiderohet vazhdim i librit të mëparshëm të Çekrezit: "Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja", botuar për herë të parë në anglisht në SHBA, në vitin 1919, dhe botuar për herë të parë në shqip vetëm disa muaj më parë. Sipas botuesit Naim Zoto, ndryshe nga libri i parë, që është konceptuar nga autori si një libër historie, "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë" kombinon historinë me dokumentet dhe kujtimet e autorit vetë, një protagonist dhe dëshmitar në shumë ngjarje politike që lidhen me veprimtarinë e A. Zogut gjatë mbretërimit dhe më pas në mërgim si edhe politikën E. Hoxhës ndaj Perëndimit dhe SHBA. Kostë Çekrezi u lind në fshatin Ziçisht të Devollit të Sipërm, në 31 mars 1892. Pasi kreu shkollën 5-vjeçare në fshatin e lindjes, përfundoi gjimnazin në Korçë. Emigroi në SHBA dhe u bë kryeredaktor i gazetës "Dielli" (1915-1919), ndërkohë botoi edhe revistën e përmuajshme "Illyria". Në këto vite studioi për ekonomi, administratë shtetërore dhe gjuhën angleze në Universitetin e Harvardit, ku u diplomua në 17 Qershor 1918. Ka përkthyer në shqip historinë e shkurtër të Shqipërisë shkruar nga Frederik Gibert të cilën e botoi në Boston. Më vonë hartoi e botoi vetë studimin me vlerë historike "Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja", 1919, e cila ishte mbrojtur si temë doktorature në Universitetin prestigjioz Columbia, SHBA. Kosta ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe përfaqësues i Shqipërisë në SHBA në vitet 1920-1922. Në vitet 1922-1932 ka qenë anëtar i Këshillit të Shtetit në Shqipëri, njëkohësisht edhe anëtar i Klubit Kombëtar të Shtypit në SHBA. Në korrik të vitit 1925 u kthye në Atdhe. Shërbeu si publicist dhe ishte botues i gazetave "Telegraf" dhe "Ora". Menjëherë pas shpalljes së monarkisë nga Zogu, Kosta Çekrezi u arrestua dhe u dënua me një vit burg politik; dy gazetat e krijuara prej tij u mbyllën njëherë e përgjithmonë. Pas kësaj u rikthye në SHBA. Në 28 Dhjetor 1941 themeloi në Boston organizatën "Shqipëria e Lirë". Në vitin 1946 ishte Çekrezi që priti delegacionin e kryesuar nga Tuk Jakova dhe disa delegacione të tjera, duke sugjeruar që qeveria e re shqiptare të gjente patjetër rrugën për tu lidhur me fuqitë e Perëndimit, sidomos me SHBA. Në vitin 1951 Kosta Çekrezi botoi në Washington analizën politike "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë". Kostë Çekrezi, ky njeri zemërmadh, patriot dhe intelektual i dorës së parë, siç mund të konstatohet lehtë edhe nga veprat që botoi apo la në dorëshkrim, mbylli sytë nё Virxhinia, pranё Bostonit, në datën 10 Janar 1959, në moshën 67 vjeçare. Në ceremoninë e varrimit, Fan S. Noli e quajti Kosta Çekrezin "burrë shteti, që kishte luftuar gjithë jetën e tij për kombin dhe ky Djalë i Madh i Shqipërisë vdiq fukara".

Detajet e librit
Naimi
2964
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, botim i plotë, At Zef Pllumi

Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...
22,20 
More

Referenca: 2869

Botuesi: Plejad

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.
6,66 
More

Botuesi: UET Press

Loja që ndryshoi Shqipërinë, Sokol Balla

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.
9,99 
More

Qemal Stafa, Jeta dhe Vrasja, Ylli Polovina

Ai ndodhet në një pozicion “strategjik” midis zyrave të Parlamentit dhe godinës së Presidencës, në një vijë të drejtë më pak se njëqind metra nga Kryeministria. Kjo do të thotë se mbeti atje ku jo pa qëllim për t’u spikatur ia kishe caktuar vendin regjimi i mëparshëm.
11,10 
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...
11,10 
More

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.
27,75 
More

Kosova dhe Shqipëria në të adhmen: më afër apo më larg njëra tjetrës, Nexhmedin Spahiu

Vrojtimi i këtyre momenteve historike nxjerr përfundimin se ishte qëndrimi serb karshi Kosovës ai që ka rezultuar realitete të ndryshme kulturore e politike në korpusin etnik shqiptar që nga idetë e para kombëtare shqiptare e deri më sot. Punimi provon se ka një identitet të qartë kulturor e politik të Kosovës, i cili në kohët në vijim do të artikulohet...
4,44 
More

Referenca: 2122

Botuesi: Te tjere

Albanistani yne, Robert Thomanikaj

Nuk kuptohet nëse autori do të vendosë rregullin sipas pikëpamjes së tij në Shqipëri, apo do thjesht të heqë përgjegjësinë e tij nga ndaj nacionalizmave të reja shqiptare, që nesër de të thotë, unë ju pata lajmëruar, apo do të shesë mend edhe në tema aktuale të politikës dhe nacionalitetit. Lexuesi e gjen vet përgjigjen në
5,55 
More

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
11,10 
More