• Banner

  • Ka mbaruar

Hebrenjte ne trojet shqiptare, Edmond Malaj

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 10,28  Up to 30,83 

Historia e hebrenjve në Shqipëri vitet e fundit ka qenë objekt i disa botimeve me karakter shkencor apo popullarizues. Ky botim i Edmond Malajt është i fundit në rend kohor, dhe si i tillë ka privilegjin të një tradite të krijuar tashmë në Shqipëri mbi studimet hebraike.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hebrenjtë në trojet shqiptare
Origjinali: Hebrenjtë në trojet shqiptare
Gjinia: Histori
Autori: Edmond Malaj
Shtëpia botuese: Qendra e Studimeve Albanologjike
Viti: 2012
Fq. 412
Pesha: 0.67 kg
ISBN: 978-9928-141-07-1

Komente mbi librin
"Historia e hebrenjve në Shqipëri vitet e fundit ka qenë objekt i disa botimeve me karakter shkencor apo popullarizues. Ky botim i Edmond Malajt është i fundit në rend kohor, dhe si i tillë ka privilegjin të një tradite të krijuar tashmë në Shqipëri mbi studimet hebraike. Por duhet shtuar që, edhe pse autori mbështetet gjerësisht në punime të mëparshme të autorëve të tjerë shqiptarë, studimi i tij dallon mes tyre, është një studim mirëfilli origjinal. Ai ka zgjedhur një përqasje gjithëpërfshirëse, historinë e hebrenjve ai e vendos brenda kuadrit të gjerë të historisë së popullit hebre, në përgjithësi të kulturës, traditave e religjionit të tyre të veçantë. Kjo i bën të mundur lexuesit zbërthimin e kësaj enigme siç është identiteti i veçantë hebraik, gjë pa të cilën do të ishte e vështirë të kuptohej çdo realitet i veçantë i tyre, përfshi edhe ai shqiptar. "Hebrenjtë në trojet shqiptare" e autorit të ri Edmond Malaj përbën një arritje të shënuar të tij dhe me siguri do të meritojë interesimin e lexuesit shqiptar." Prof. Dr. Pëllumb Xhufi "Libri i Dr. Edmond Malajt, parë në këtë këndvështrim na vjen në dy dimensione të reja: së pari, libri në fjalë është më gjithëpërfshirësi deri më sot për këtë tematikë, si në rrafsh diakronik ashtu edhe në rrafsh sinkronik; së dyti, autori ka njohur punimet e kryera deri më sot dhe rezultatet e tyre dhe pa asnjë dyshim them se ai ka ngritur në një shkallë më të lartë nivelin njohës në Shqipëri për hebrenjtë dhe për hebraizmin." Aso. Prof. Dritan Egro Mbi autorin Dr. Edmond Malaj ka studiuar dhe është diplomuar në Filologjinë Gjermane dhe Shkencat e Përkthimit në Institutet e Gjermanistikës të universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër dhe të Karl – Francens – Universitӓt Grac, Austri (2000 – 2005), është doktoruar në vitin 2007 në filologjinë gjermane në Institutin e Gjermanistikës Karl – Francens – Universitӓt Grac dhe më 2009 është diplomuar në Shkencat e Religjionit në Fakultetin Teologjik – Katolik të Karl – Francens – Universitӓt Grac për tri fetë monoteiste Judaizëm, Krishterim dhe Islam. Aktualisht, punon si kërkues shkencor në Institutin e Historisë (Departamenti i Mesjetës) pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.  

Detajet e librit
Te tjere
2910
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Turdiu

Skanderbeg, Princi i Epirit, Bernardino De Bindoni

Për heroin tone kombëtar, Gjergj' Kastn'oti' Skënderbeun, kanë shkruar shkrimtarë dhe historianë në të gjitha kohët dhe gjuhët e botes. Dhe ky libër ndoshta nuk do të shtonte asgjë më tepër nga çfarë kanë përshkruar të tjerët si për figurën e tij, ashtu edhe për betejat e zhvilluara. Por përkthimi i këtij libri kishte për qëllim të sillte dokumente të...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Enciklopedi pa fund, Qytetarët e nderit të Tiranë, Valter Gjoni

Në gjurmët e një tradite, ajo që bashkon më shumë shqiptarët dhe çdo komb tjetër, ajo që është fillesë e çdo bashkësie, është historia. Ajo histori, që daton fillimet e gjuhës, kulturës, ekzistencës së saj, duke i dhënë kuptim identitetit, karakterit dhe shumë aspiratave të jetës sonë. Shqiptarët nuk kanë histori të mbushur me triumfe e mposhtje.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 10,93 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...

Çmimi 20,82 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943 - 1944, Marenglen Kasmi

Autori është diplomuar në Shkollën e Oficerëve në Drezden të Gjermanisë (1997 – 1999) si edhe në Universitetin Helmut – Schmidt në Hamburg për shkenca historike dhe sociologji (2003 – 2008). Në vitet 2000 – 2003 ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" dhe prej vitit 2008 punon si pedagog i Historisë Ushtarake në Akademinë e Forcave të...

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)