Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini
  • Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

2880
Plejad

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kontribute në kronologjinë e historisë së Shqipërisë (1060 – 1560)
Origjinali: Kontribute në kronologjinë e historisë së Shqipërisë (1060 – 1560)
Gjinia: Histori
Autori: At Giuseppe Valentini
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 304
Pesha: 0.36 kg
ISBN: 978-99956-57-49-9

Koment nga Ignazio Parrino
Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran, pa e kapërcyer gardhin e tij dhe pa hyrë në lëmin e gjerë të lëvizjes kulturore dhe shoqërore që kishte nisur të shpërthente në Shqipëri, pas viteve '20. Këtë hop cilësor jezuitët do ta bënin vetëm më vonë, në fillim të viteve '30 me botimin e një reviste me qëllime të qarta dhe të prera filozofike, letrare e social – kulturore, që ata e quajtën L.E.K.A. Është pikërisht kjo revistë ku At Giuseppe Valentini do të dëftojë gjithë pasionin e tij për shkencë, gjithë aftësitë e tij mendore, gjithë vetitë e tij si studiues me përgatitje të thellë e të gjerë, që kapte skajet e erudicionit të ndriçuar nga kultura e tij humaniste, veshur me petkun e largpamësisë dhe origjinalitetit të spikatur të talentit të vet, sidomos në dyert e fushave të shkencave shoqërore.  

Detajet e librit
Plejad
2880
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2815

Botuesi: Botimet Dudaj

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.
800 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Çamëria, vol.3, Rrok Zojzi

Më së pari, për shkak se kemi në dorë monografinë e parë të një studiuesi të lëmit të etnografisë nga Shqipëria kushtuar Çamërisë. Duke shtuar këtu që kushti se si është realizuar kërkimi etnografik është krejt specifik – kërkim etnografik me banorë të Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e veta. Ndërkohë, e gjithë kjo realizohej në situatë...
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Skënderbegasit ndër vite, pjesa e parë, Kujtim Boriçi, Maksim Fejzulla

Që në fillim do të thosha që libri "Skënderbegasit ndër vite" i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla është një libër i munguar dhe i shumëpritur për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake "Skënderbej" dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm që ishin e ende janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe shtresa më vitale e shoqërisë sonë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, Luan Omari

Përmbajtja e thellë, e pasur me ide e probleme madhore, e analizuar dhe gjykuar me rigorozitet shkencor, sikurse edhe forma e paraqitjes, me mënyrën e qartë të përshkrimit, me stilin e zhdërvjellët dhe tepër tërheqës, e bën librin shumë të vlefshëm dhe të dobishëm.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kujtimet e një albanozauri, Melhem Mobarak

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur "miqësi luftarake" midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës...
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
800 Lekë
More

Referenca: 2788

Botuesi: Dituria

Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz Kucuku

Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë.
1 000 Lekë
More

Qemal Stafa, Jeta dhe Vrasja, Ylli Polovina

Ai ndodhet në një pozicion “strategjik” midis zyrave të Parlamentit dhe godinës së Presidencës, në një vijë të drejtë më pak se njëqind metra nga Kryeministria. Kjo do të thotë se mbeti atje ku jo pa qëllim për t’u spikatur ia kishe caktuar vendin regjimi i mëparshëm.
1 000 Lekë
More