• Banner

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 8,22  Up to 24,67 

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi

8,33 
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Papa Kalisti lll, Skënderbeu, Shqipëria dhe kryqëzata (1455 – 1458)
Origjinali: Papa Kalisti lll, Skënderbeu, Shqipëria dhe kryqëzata (1455 – 1458)
Gjinia: Histori
Autori: At Giussepe Valentini
Shqipëroi: Ndriçim Kulla, Dritan Thomollari
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2009
Fq. 304
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 978-99956-57-18-X

Mbi librin
Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin. Për të qartësuar mendimin dhe interpretimin që At Giussepe Valentini i bën prejardhjes, rolit, historiografisë së jetës së Skënderbeut e në mënyrë kurioze edhe gjatësisë së shumë – diskutuar të tij, në libër përfshihet një kapitull i veçantë me titull "Skënderbeu në thjerrzën valentiniane", çka e pasuron atë me një aspekt kritik mjaft të domosdoshëm. Ndërsa për t'i njohur dhe për t'i parë në një perspektivë të përgjithshme dhe historike marrëdhëniet shqiptaro – papnore kemi dashur të jepnim edhe një shtojcë ku përfshihen dokumenta e dëshmi për një kontribut tjetër të rëndësishëm të këtyre marrëdhënieve, atë të një përpjekjeve për çlirimin e Shqipërisë në vitet 1593 – 1596 dhe më vonë, të synuar e mbështetur po njëlloj nga Selia e Shenjtë. Të gjithë këto kapituj, si pjesë e një mozaiku, duhen parë në qëllimin për t'i paraqitur lexuesit një sërë kontributesh, në përforcim të parashtrimit se marrëdhëniet shqiptaro – papnore përbëjnë për Shqipërinë një periudhë afatgjatë, një strukturë përsëritëse të historisë së saj, që ka arritur kështu t'i plazmojë, në pjesën më të madhe edhe vetë identitetin e kulturës.  

Detajet e librit
Plejad
2877
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939 – 1943, Andrea di Nicola

Pasquale Lugini është lindur në vitin 1896 në Famigniano, Provinca e Rietit. Pas përfundimit të liceut, në vitin 1916 filloi studimet për mjekësi, të cilat i ndërpreu për shkak të mobilizimit në ushtri. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak vijoi përsëri studimet. Në vitin 1921 u regjistrua në radhët e Partisë Nacional Fashiste.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Ksenofon Krisafi

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 21,86 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001661

Botuesi: Skanderbeg Books

Fjalor Historik i Kosoves, Robert Elsie

Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më te

Çmimi 26,03 
More
Në gjendje

Arbëria, në kufijtë e mbijetesës, Gjet Ndoj

Ky libër sjell për lexuesit shqiptar tema të patrajtuara më parë nga histogafia shqiptare, tematika të cilat kanë të bëjnë me vlera themelore të popullit shqiptar njëherësh vlera europiane të tij. Libri ka 22 kapituj dhe 742 faqe ndërsa në pjesën e 6 te tij përfshijnë itinerar kulturor “40 udhetime për të kundruar arbërinë e “mbetur”.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)