Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete
  • Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

2873
Plejad

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.

8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra 3
Origjinali: Vepra 3
Gjinia: Publicistikë, studime
Autori: At Giuseppe Valentini
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2005
Fq. 498
Pesha: 0.626 kg
ISBN: 978-99943-719-9-1

Komente mbi autorin

"Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.

Ja, aspekte të tillë e bëjnë atë ende dhe sot një mjeshtër të vërtetë të edukimit, i cili me heshtjen dhe ashpërsinë e opinionit të shtynte ta ponderoje e të ishe gjithmonë syçelët përpara paraqitjes së punës për gjykim, por ndërkaq me bujarinë e shpirtit dhe me përkujdesin atëror, të ndihmonte në davaritjen e të gjitha dyshimeve, duke të ofruar këshilla e sugjerime të cilat, në tërësinë e tyre, falë dhe të kuptuarit dashamirës, e transformonin menjëherë nga mësues në një bashkëpunëtor të çmuar e inkurajues."

Angela Cirrincione

"Shqiptarë! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon paprerë, për t'ia bërë të ditur botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhënë çështjes suaj mendjen dhe shpirtin e vet."

Papa Pauli VI, Romë, 25 prill 1968

Fragment nga libri

Në Shqipëri, përsa i përket çështjes së Skënderbeut, priret të shikohet tek ai vetëm heroi kombëtar që ka luftuar në mënyrë unikale për pavarësinë politike të vendit përballë turqve nga njëra anë dhe përballë venecianëve nga ana tjetër. I mungon këtij përcaktimi, në mënyrën më thellësisht të dallueshme, diferenca radikale e qëndrimit dhe sjelljes së Skënderbeut përballë Turqisë dhe Venecias; e bashkë me të i mungojnë edhe arsyet që kanë determinuar një diferencë të tillë.

Me turqit, Skënderbeu s'pranoi kurrë një paqe të vërtetë, nuk pranoi kurrë pakte, nuk pranoi kurrë t'u japë atyre ndonjë lloj vendqëndrimi në vendin e tij; gjëja më e madhe që lejoi me ta ishte armëpushimi. Në të kundërtën, me venecianet ai ka pasur vërtet periudha të një lufte të hapur, periudha krize, por edhe periudha të një bashkëpunimi miqësor e të një pranimi të vazhdueshëm e pa ndonjë vërejtje të veçantë të vendqëndrimeve (stabilimenteve) të tyre në territorin shqiptar.

Detajet e librit
Plejad
2873
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Skënderbegasit ndër vite, pjesa e parë, Kujtim Boriçi, Maksim Fejzulla

Që në fillim do të thosha që libri "Skënderbegasit ndër vite" i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla është një libër i munguar dhe i shumëpritur për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake "Skënderbej" dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm që ishin e ende janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe shtresa më vitale e shoqërisë sonë.
11,05 GBP
More

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
8,50 GBP
More

Referenca: 2590

Botuesi: Te tjere

Ne kerkim te arit, Ksenofon Krisafi

Më 15 mars 1985, në selinë e ambasadës shqiptare në Paris, nisën bisedimet e para shqiptaro – britanike. Misioni i dy delegacioneve ishte i rëndësishëm, delikat dhe njëkohësisht emocionant. Në Tiranë, në Londër e Uashington, por edhe në Paris, pritej me kureshtje ecuria dhe rezultati i negociatave.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU001530

Botuesi: UET Press

Dhjetor 90, Aleksander Meksi

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar.
8,93 GBP
More

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.
8,50 GBP
More

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p
8,50 GBP
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Atlasi Etnografik, vol. 5, Rrok Zojzi

Atlasi etnografik është projekti më domethënës, pasi në vetvete kërkon që të sjellë një ndërthurje të të gjithë projekteve që i kanë paraprirë, por edhe të ndërtojë një projekt akoma më ambicioz – siç ishte “Atlasi etnografik”. Veç punës që do të realizohej nga studiues vendas, Atlasi etnografik kërkonte edhe shqyrtimin e projekteve ndërkombëtare. 
5,10 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Botuesi: Dituria

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Kristo Frashëri

E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si...
34,00 GBP
More

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.
12,75 GBP
More

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
10,20 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2574

Botuesi: Plejad

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona.
6,80 GBP
More

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
8,50 GBP
More

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
8,50 GBP
More

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.
6,80 GBP
More

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
8,50 GBP
More

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi
6,80 GBP
More

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p
8,50 GBP
More

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.
6,80 GBP
More

Referenca: 2882

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste per lindjen e krishtere, Giussepe Valentini

. Një dokumentim me vlerë të rrallë e të pashoqe ikonografike dhe bibliografike, e veprimtarisë kulturore dhe shpirtërore, që lulëzoi në kolonitë shqiptare të Siçilisë në gjysmë – mijëvjeçarin e jetës së tyre në atdheun e ri.
8,50 GBP
More

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.
6,80 GBP
More

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.
5,10 GBP
More