• Banner

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

115,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra 2
Origjinali: Vepra 2
Gjinia: Publicistikë, studime
Autori: At Giussepe Valentini
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2005
Fq. 498
Pesha: 0.625 kg
ISBN: 99943-719-9-1

Komente mbi autorin

"Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Mbeti, pra i huej ndaj çdo nisme që kishte si qëllim ripërtëritjen morale e qytetare, nëpërmjet debatit të lirë t'ideve e përdorimit të mjeteve që ofron kultura. Ky qëndrim nuk vinte si pasojë e nji vendimi për t'u pozicionue përmbi situatën politike gjithnji të trazueme në Ballkan, por pikërisht ngase gjindej në nji mjedis krejtësisht të papërshtatshëm për të mbrojtë idetë e tij në nji klimë që s'mund të ishte paqësisht intelektuale."

Ernest Koliqi

"Është thënë se Valentini e di shqipen si një shqiptar, më mirë se një shqiptar. Po nuk mjafton. Kush i këndon disa shkrime të tij shqipe ka një përshtypje më të thellë: e ndjen se At Valentini ka edhe një stil të tijin, që e dallon nga shkrimtarët e tjerë shqiptarë, një stil që unë po e cilësoj "të kycosur", a si thonë italianët "a catenaccio", ku tërthorazi atyre fjalive të kurdisura si nga ingranazhi i një maqine çfaqet e tërë dialektika dhe rigoroziteti i arsyetimit të tij. Si të tillë, prandaj, At Valentinit do t'i bëjmë një vend edhe në radhën e publicistëve tanë më të njohur."

Namik Resuli

"Shqiptarë! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon paprerë, për t'ia bërë të ditur botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhënë çështjes suaj mendjen dhe shpirtin e vet."

Papa Pauli VI, Romë, 25 Prill 1968

Detajet e librit
Plejad
2872
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.

Çmimi 115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi

Çmimi 92,00 SEK
More
In Stock

Referenca: 2878

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 395-595, Giussepe Valentini

Që në fund të viteve '80, At Karmelo Kapici pat dëshiruar botimin e "Opera omnia" të Valentinit, ç'ka, siç thotë ai, "do të ishte një ndërmarrje kolosale, pasi mjafton të sillen ndërmend vëllimet e "Aketeve shqiptaro – venete", ose të paktën të pjesës më të madhe të shkrimeve të tij.

Çmimi 172,50 SEK
More
In Stock

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p

Çmimi 115,00 SEK
More
In Stock

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.

Çmimi 92,00 SEK
More
In Stock

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.

Çmimi 69,00 SEK
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, vol.3, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001792

Botuesi: Onufri

Komploti kunder lirise, Andrea Stefani

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 1, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.

Çmimi 136,85 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso

Çmimi 56,35 SEK
More
Ka mbaruar

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...

Çmimi 172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Çamëria, vol.3, Rrok Zojzi

Më së pari, për shkak se kemi në dorë monografinë e parë të një studiuesi të lëmit të etnografisë nga Shqipëria kushtuar Çamërisë. Duke shtuar këtu që kushti se si është realizuar kërkimi etnografik është krejt specifik – kërkim etnografik me banorë të Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e veta. Ndërkohë, e gjithë kjo realizohej në situatë...

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000316

Botuesi: Ideart

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Çamëria, studime historike-sociologjike shek XIII-XX, Hajredin Isufi

Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve  të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 241,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)