Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti
  • Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

2790
Onufri

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

26,03 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrethimi i Shkodrës (kopertinë e trashë)
Origjinali: De absidione Scodrensi
Gjinia: Histori
Autori: Marin Barleti
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 304
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99956-87-78-6

Mbi librin

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.

Komente mbi librin

"Një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës."

Franz Babinger, autori i "Mehmed Pushtuesi"

"Perandoria Osmane u përhap në Europën Juglindore me flamujt e islamit në horizont. Një moment kyç i këtij zgjerimi ishte rrethimi i Shkodrës nga fundi i shekullit XV. Ne do të kishim njohuri të pakta për këto ngjarje dramatike, po të mos ishte historiani Marlin Barleti. Rrëqethëse! Një burim parësor i historisë së Ballkanit."

Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare 

"Shqiptarët tërhoqën forcat kryesore të Perandorisë Osmane kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe thyen hovin e hordhive osmane drejt Perëndimit."

Gazmend Shpuza, historian i periudhës osmane

"Shkodranët ishin tigra të luftës në majat e maleve."

Kemal Pashazade, kronist osman i shekullit XV

"Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori. Prej këtej kuptohet se sa e rëndësishme është për historiografinë kjo vepër e historianit shkodran të asaj kohe, Marin Barleti."

Ferit Duka, profesor në Universitetin Europian të Tiranës

"Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Por qëllimi i saj i parë ishte t'i ngrinte një monument Shqipërisë martire për të përjetësuar qëndresën e gjatë antiturke."

Lucia Nadin, autore e "Shqipëria e rigjetur"

"Në qoftë se do të kërkohej një krijim letrar, që t'i përshtatej plotësisht shprehja "vepër monumentale", vështirë se do të gjendej shembull më i mirë se "Rrethimi i Shkodrës".

Ismail Kadare

"Një dëshmi tërheqëse e rezistencës shqiptare kundër osmanëve mu në zemër të Europës. Mbrojtja e Shkodrës ishte po aq heroike dhe rrënqethëse sa rrethimi i njohur i Maltës. Rrëfimi i Barletit është autentik dhe mjaft i kuptueshëm."

Roger Crowley, autori i "Empire of the Sea" dhe "City of Fortune"

"Lexuesve modernë të Perëndimit u drejtohet përkthimi i ri i këtij libri në anglisht duke shpresuar se historia e Shqipërisë nuk do të shihet më si e dorës së dytë dhe e vockël, por për më tepër, si historia e asaj toke që gjendet e vendosur vështirësisht mes dy botëve, një vend që luajti një rol të njëjtë me Rodosin dhe Otranton në fundin e shekullit të XV në përballjet mes osmanëve dhe Perëndimit."

David Abulafia, profesor i historisë dhe autor i "The Great Sea"

"Një burim historik i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor gjatë Mesjetës së Vonë."

Fikret Adanir, autor dhe profesor i historisë në Universitetin Sabanci në Stamboll

"Kur lexova rrëfimin epik të Barletit, u ndjeva si Howard Carter kur hodhi sytë në varrin e mbretit Tut për herë të parë. E shkruar me mjeshtëri artistike dhe zotësi studiuesi, kjo vepër mbush një boshllëk dhe shërben si një studim i veçantë dhe i domosdoshëm në fushën e historisë së Rilindjes."

Kirstin Downey, biografe e figurave historike dhe autore e "Queen Isabella of Castille"

"Një nga rrethimet e mbetura në histori që çudit me trimërinë e rrethanave, me forcat e pabarabarta dhe me kapacitetin e pamatë të artilerisë turke. Kjo mbrojtje u jep aq nder shqiptarëve, sa edhe aktet heroike të Skënderbeut."

William Martin Leake, studiues anglez i lashtësisë

"Kalaja ishte si bosht rreth të cilit vërtitej bota."

Idrisi Bitlisi (rreth 1453 – 1520), kronist osman

"Shqiptarët shfaqën një trimëri të tillë të barabartë me emrin e tyre luftarak që i hutoi në kulm trupat shumë më superiore në numër."

James Henry Skene (1775 – 1864), botues skocez dhe studiues i lashtësisë

"Disa herë rreth kështjellës ishin zhvilluar luftëra dhe përleshje të përgjakshme. Shumë mbretër e kishin sulmuar atë me ushtritë e tyre, por në asnjë rast nuk kishin mundur ta gjenin rrugën e fitores... Në sheshin e luftës kundër të pafeve të mallkuar u hodhën me gjithë shpirt plot njëqind mijë turq. Por, ata panë se ishte e pamundur të hyhej në kështjellë nga të çarat e mureve dhe me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë nuk mundën ta gjenin rrugën e fitores."

Këvami, (rreth shekullit XV – XVI), kronist osman

"Banorët e Shkodrës rezistuan me një forcë që buronte nga dëshpërimi."

Kenneth Setton (1914 – 1995), autor dhe historian për Europën mesjetare

"Shkodra ishte fortesa e fundit e Perëndimit. Sulltanit i nevojitej në mënyrë që të siguronte tokat afër për veprime ndëradriatike."

Lord Kinross (1904 – 1976), historian skocez dhe autor i librit "The Ottoman Centuries"

"Jashtë fortifikimeve, deri atje ku të zinte syri, nuk dukej asnjë pjesë toke që nuk ishte mbuluar me turq të armatosur, me çadra dhe artileri."

Sabellicus (1436- 1506), historian dhe autor venedikas

Mbi autorin

Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si Marinus Barletius, çmohet si historiani i parë shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrës, ai qe dëshmitar dhe luftëtar në dy rrethime osmane. Kur Venediku, së fundmi, ua dorëzoi Shkodrën osmanëve, si shumë bashkatdhetarë të tjerë të rinj, emigroi në Itali.

U vendos në Padova dhe u bë rektor i Kishës së Shën Stefanit. Mëgjithëse "Rrethimi i Shkodrës" ishte vepra e tij e parë, ai njihet më shumë për veprën e tij të dytë "Historia e Skënderbeut". Barleti tërhoqi vëmendjen e lexuesit evropian të shekullit XVI, i cili me turqit në portat e Vjenës më 1529, po shqetësohej gjithnjë e më shumë për mundësinë e pushtimit të të gjithë Europës Perëndimore nga osmanët.

Në këtë botim janë përfshirë një parathënie nga Ismail Kadare, hyrje nga Aleks Buda dhe David Abulafia, shkrime nga bashkëkohës të Barletit, si Merula dhe Beçikemi, pasazhe nga kronistë osmanë, harta të reja dhe shënime shkencore nga David Hosaflook.

Detajet e librit
2790
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
10,41 
More

Botuesi: Artini

Miku më i madh i shqiptarëve Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme, Jason Tomes, Bejtullah Destani

Ai udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe bëri emër si ekspert për rajonin, madje u nderua me kërkesa të herëpashershme për të pranuar fronin shqiptar. Herberti ishte këmbëngulës, madje mendjemprehtë, në krijimin dhe shfrytëzimin e mundësive për ngritjen e çështjes së kombësisë shqiptare para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.
20,82 
More

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.
26,03 
More

Referenca: 2887

Botuesi: Te tjere

Mbreteresha Olimpia, Resmi Osmani

I tillë qe fundi i Olimpias, e cila arriti dinjitetin më të lartë ndër gratë e kohës së saj, ngaqë ishte bijë e Neoptolemit, mbret i Epirit, motër e Aleksandër Molosit që ndërmorri luftën në Itali, gjithashtu gruaja e Filipit, më i fuqishmi midis atyre që qeverisnin në Evropë dhe nënë e Aleksandrit, veprimtaria e të cilit ishte madhështore dhe shumë e...
7,29 
More

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 
10,41 
More

Botuesi: Te tjere

Antikiteti, Eva Brinja

Amantia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pozicionimin e saj si një rrugë dalje për në det për qendra të tjera.
31,23 
More

Botuesi: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...
20,82 
More

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...
12,49 
More

Referenca: 2869

Botuesi: Plejad

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.
6,25 
More

Referenca: 2315

Botuesi: UEGEN

Hebrenjte e Beratit, Simon Vrusho

Krahas dëshmive të panjohura më parë si toponime si Varri i Çifutit (Bilçë), Qafa e Çifutit (Gericë), vende që u përkasin rrethinave të qytetit të Beratit, libri sjell dhe të dhëna që dëshmojnë për shtrirje të veprimtarisë së hebrenjve dhe banimit të tyre edhe jashtë qytetit. 
5,21 
More

Botuesi: Te tjere

Dibranë dhe tiranas, Faruk Borova

Në këtë libër, në formën e një rrëfimi të ngjarjeve historike, jam përpjekur të shpjegoj situatat dhe rrethanat historike të këtyre dy komuniteteve në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, pas fillimit të eksodit dibran që përkon një vit pas shpalljes së pavarësisë.
5,21 
More

Botuesi: Albas

Histori e Skënderbeut, Naim Frashëri

Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete...
12,49 
More

Referenca: 2158

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 3, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. 
10,41 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
10,41 
More