• Banner

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

27,75 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrethimi i Shkodrës (kopertinë e trashë)
Origjinali: De absidione Scodrensi
Gjinia: Histori
Autori: Marin Barleti
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 304
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99956-87-78-6

Mbi librin

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.

Komente mbi librin

"Një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës."

Franz Babinger, autori i "Mehmed Pushtuesi"

"Perandoria Osmane u përhap në Europën Juglindore me flamujt e islamit në horizont. Një moment kyç i këtij zgjerimi ishte rrethimi i Shkodrës nga fundi i shekullit XV. Ne do të kishim njohuri të pakta për këto ngjarje dramatike, po të mos ishte historiani Marlin Barleti. Rrëqethëse! Një burim parësor i historisë së Ballkanit."

Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare 

"Shqiptarët tërhoqën forcat kryesore të Perandorisë Osmane kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe thyen hovin e hordhive osmane drejt Perëndimit."

Gazmend Shpuza, historian i periudhës osmane

"Shkodranët ishin tigra të luftës në majat e maleve."

Kemal Pashazade, kronist osman i shekullit XV

"Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori. Prej këtej kuptohet se sa e rëndësishme është për historiografinë kjo vepër e historianit shkodran të asaj kohe, Marin Barleti."

Ferit Duka, profesor në Universitetin Europian të Tiranës

"Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Por qëllimi i saj i parë ishte t'i ngrinte një monument Shqipërisë martire për të përjetësuar qëndresën e gjatë antiturke."

Lucia Nadin, autore e "Shqipëria e rigjetur"

"Në qoftë se do të kërkohej një krijim letrar, që t'i përshtatej plotësisht shprehja "vepër monumentale", vështirë se do të gjendej shembull më i mirë se "Rrethimi i Shkodrës".

Ismail Kadare

"Një dëshmi tërheqëse e rezistencës shqiptare kundër osmanëve mu në zemër të Europës. Mbrojtja e Shkodrës ishte po aq heroike dhe rrënqethëse sa rrethimi i njohur i Maltës. Rrëfimi i Barletit është autentik dhe mjaft i kuptueshëm."

Roger Crowley, autori i "Empire of the Sea" dhe "City of Fortune"

"Lexuesve modernë të Perëndimit u drejtohet përkthimi i ri i këtij libri në anglisht duke shpresuar se historia e Shqipërisë nuk do të shihet më si e dorës së dytë dhe e vockël, por për më tepër, si historia e asaj toke që gjendet e vendosur vështirësisht mes dy botëve, një vend që luajti një rol të njëjtë me Rodosin dhe Otranton në fundin e shekullit të XV në përballjet mes osmanëve dhe Perëndimit."

David Abulafia, profesor i historisë dhe autor i "The Great Sea"

"Një burim historik i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor gjatë Mesjetës së Vonë."

Fikret Adanir, autor dhe profesor i historisë në Universitetin Sabanci në Stamboll

"Kur lexova rrëfimin epik të Barletit, u ndjeva si Howard Carter kur hodhi sytë në varrin e mbretit Tut për herë të parë. E shkruar me mjeshtëri artistike dhe zotësi studiuesi, kjo vepër mbush një boshllëk dhe shërben si një studim i veçantë dhe i domosdoshëm në fushën e historisë së Rilindjes."

Kirstin Downey, biografe e figurave historike dhe autore e "Queen Isabella of Castille"

"Një nga rrethimet e mbetura në histori që çudit me trimërinë e rrethanave, me forcat e pabarabarta dhe me kapacitetin e pamatë të artilerisë turke. Kjo mbrojtje u jep aq nder shqiptarëve, sa edhe aktet heroike të Skënderbeut."

William Martin Leake, studiues anglez i lashtësisë

"Kalaja ishte si bosht rreth të cilit vërtitej bota."

Idrisi Bitlisi (rreth 1453 – 1520), kronist osman

"Shqiptarët shfaqën një trimëri të tillë të barabartë me emrin e tyre luftarak që i hutoi në kulm trupat shumë më superiore në numër."

James Henry Skene (1775 – 1864), botues skocez dhe studiues i lashtësisë

"Disa herë rreth kështjellës ishin zhvilluar luftëra dhe përleshje të përgjakshme. Shumë mbretër e kishin sulmuar atë me ushtritë e tyre, por në asnjë rast nuk kishin mundur ta gjenin rrugën e fitores... Në sheshin e luftës kundër të pafeve të mallkuar u hodhën me gjithë shpirt plot njëqind mijë turq. Por, ata panë se ishte e pamundur të hyhej në kështjellë nga të çarat e mureve dhe me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë nuk mundën ta gjenin rrugën e fitores."

Këvami, (rreth shekullit XV – XVI), kronist osman

"Banorët e Shkodrës rezistuan me një forcë që buronte nga dëshpërimi."

Kenneth Setton (1914 – 1995), autor dhe historian për Europën mesjetare

"Shkodra ishte fortesa e fundit e Perëndimit. Sulltanit i nevojitej në mënyrë që të siguronte tokat afër për veprime ndëradriatike."

Lord Kinross (1904 – 1976), historian skocez dhe autor i librit "The Ottoman Centuries"

"Jashtë fortifikimeve, deri atje ku të zinte syri, nuk dukej asnjë pjesë toke që nuk ishte mbuluar me turq të armatosur, me çadra dhe artileri."

Sabellicus (1436- 1506), historian dhe autor venedikas

Mbi autorin

Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si Marinus Barletius, çmohet si historiani i parë shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrës, ai qe dëshmitar dhe luftëtar në dy rrethime osmane. Kur Venediku, së fundmi, ua dorëzoi Shkodrën osmanëve, si shumë bashkatdhetarë të tjerë të rinj, emigroi në Itali.

U vendos në Padova dhe u bë rektor i Kishës së Shën Stefanit. Mëgjithëse "Rrethimi i Shkodrës" ishte vepra e tij e parë, ai njihet më shumë për veprën e tij të dytë "Historia e Skënderbeut". Barleti tërhoqi vëmendjen e lexuesit evropian të shekullit XVI, i cili me turqit në portat e Vjenës më 1529, po shqetësohej gjithnjë e më shumë për mundësinë e pushtimit të të gjithë Europës Perëndimore nga osmanët.

Në këtë botim janë përfshirë një parathënie nga Ismail Kadare, hyrje nga Aleks Buda dhe David Abulafia, shkrime nga bashkëkohës të Barletit, si Merula dhe Beçikemi, pasazhe nga kronistë osmanë, harta të reja dhe shënime shkencore nga David Hosaflook.

Detajet e librit
2790
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV – XX, Muhamed Mufaku

Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare...

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000316

Botuesi: Ideart

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.

Çmimi 3,33 
More
Ka mbaruar

Midis perandorive dhe religjioneve, Xhafer Sadiku

Libri trajton historinë e shqiptarëve që nga koha e Ediktit te Kostandit të Madh, kur shqiptarët u kristianizuan me dhunë e deri në kohën e Kongresit të Berlinit, kur nisi ofensiva e madhe e Evropës së Krishterë kundër myslimaneve në Ballkan. Libri tregon hapjen e krishtërimit, konfliktet ndërkishtare, përhapjen e Islamit, pushtimet e shumta të viseve...

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, Roland Qafoku

Roland Qafoku, kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në...

Çmimi 33,30 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2095

Botuesi: Te tjere

Pushtimi i brendshem, Liliana Hoxha

Do të ishte vepër shoqërisht e dobët përballja publike nëse ajo zë fill e fokusohet vetëm në realizimin e komandës shpaguese personale, pa konsumuar së pari vetëgjykimin ndaj çështjes që kundërshton, e sidomos vetëdënimin ndaj interesit të përgjithshëm.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...

Çmimi 16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001448

Botuesi: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Kosova dhe Shqipëria në të adhmen: më afër apo më larg njëra tjetrës, Nexhmedin Spahiu

Vrojtimi i këtyre momenteve historike nxjerr përfundimin se ishte qëndrimi serb karshi Kosovës ai që ka rezultuar realitete të ndryshme kulturore e politike në korpusin etnik shqiptar që nga idetë e para kombëtare shqiptare e deri më sot. Punimi provon se ka një identitet të qartë kulturor e politik të Kosovës, i cili në kohët në vijim do të artikulohet...

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Njeriu fëmijë, teknikat e propagandës autoritare, Artan Fuga

Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)