Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti
  • Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

2790
Onufri

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

2 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rrethimi i Shkodrës (kopertinë e trashë)
Origjinali: De absidione Scodrensi
Gjinia: Histori
Autori: Marin Barleti
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 304
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99956-87-78-6

Mbi librin

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.

Komente mbi librin

"Një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës."

Franz Babinger, autori i "Mehmed Pushtuesi"

"Perandoria Osmane u përhap në Europën Juglindore me flamujt e islamit në horizont. Një moment kyç i këtij zgjerimi ishte rrethimi i Shkodrës nga fundi i shekullit XV. Ne do të kishim njohuri të pakta për këto ngjarje dramatike, po të mos ishte historiani Marlin Barleti. Rrëqethëse! Një burim parësor i historisë së Ballkanit."

Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare 

"Shqiptarët tërhoqën forcat kryesore të Perandorisë Osmane kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe thyen hovin e hordhive osmane drejt Perëndimit."

Gazmend Shpuza, historian i periudhës osmane

"Shkodranët ishin tigra të luftës në majat e maleve."

Kemal Pashazade, kronist osman i shekullit XV

"Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori. Prej këtej kuptohet se sa e rëndësishme është për historiografinë kjo vepër e historianit shkodran të asaj kohe, Marin Barleti."

Ferit Duka, profesor në Universitetin Europian të Tiranës

"Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Por qëllimi i saj i parë ishte t'i ngrinte një monument Shqipërisë martire për të përjetësuar qëndresën e gjatë antiturke."

Lucia Nadin, autore e "Shqipëria e rigjetur"

"Në qoftë se do të kërkohej një krijim letrar, që t'i përshtatej plotësisht shprehja "vepër monumentale", vështirë se do të gjendej shembull më i mirë se "Rrethimi i Shkodrës".

Ismail Kadare

"Një dëshmi tërheqëse e rezistencës shqiptare kundër osmanëve mu në zemër të Europës. Mbrojtja e Shkodrës ishte po aq heroike dhe rrënqethëse sa rrethimi i njohur i Maltës. Rrëfimi i Barletit është autentik dhe mjaft i kuptueshëm."

Roger Crowley, autori i "Empire of the Sea" dhe "City of Fortune"

"Lexuesve modernë të Perëndimit u drejtohet përkthimi i ri i këtij libri në anglisht duke shpresuar se historia e Shqipërisë nuk do të shihet më si e dorës së dytë dhe e vockël, por për më tepër, si historia e asaj toke që gjendet e vendosur vështirësisht mes dy botëve, një vend që luajti një rol të njëjtë me Rodosin dhe Otranton në fundin e shekullit të XV në përballjet mes osmanëve dhe Perëndimit."

David Abulafia, profesor i historisë dhe autor i "The Great Sea"

"Një burim historik i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor gjatë Mesjetës së Vonë."

Fikret Adanir, autor dhe profesor i historisë në Universitetin Sabanci në Stamboll

"Kur lexova rrëfimin epik të Barletit, u ndjeva si Howard Carter kur hodhi sytë në varrin e mbretit Tut për herë të parë. E shkruar me mjeshtëri artistike dhe zotësi studiuesi, kjo vepër mbush një boshllëk dhe shërben si një studim i veçantë dhe i domosdoshëm në fushën e historisë së Rilindjes."

Kirstin Downey, biografe e figurave historike dhe autore e "Queen Isabella of Castille"

"Një nga rrethimet e mbetura në histori që çudit me trimërinë e rrethanave, me forcat e pabarabarta dhe me kapacitetin e pamatë të artilerisë turke. Kjo mbrojtje u jep aq nder shqiptarëve, sa edhe aktet heroike të Skënderbeut."

William Martin Leake, studiues anglez i lashtësisë

"Kalaja ishte si bosht rreth të cilit vërtitej bota."

Idrisi Bitlisi (rreth 1453 – 1520), kronist osman

"Shqiptarët shfaqën një trimëri të tillë të barabartë me emrin e tyre luftarak që i hutoi në kulm trupat shumë më superiore në numër."

James Henry Skene (1775 – 1864), botues skocez dhe studiues i lashtësisë

"Disa herë rreth kështjellës ishin zhvilluar luftëra dhe përleshje të përgjakshme. Shumë mbretër e kishin sulmuar atë me ushtritë e tyre, por në asnjë rast nuk kishin mundur ta gjenin rrugën e fitores... Në sheshin e luftës kundër të pafeve të mallkuar u hodhën me gjithë shpirt plot njëqind mijë turq. Por, ata panë se ishte e pamundur të hyhej në kështjellë nga të çarat e mureve dhe me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë nuk mundën ta gjenin rrugën e fitores."

Këvami, (rreth shekullit XV – XVI), kronist osman

"Banorët e Shkodrës rezistuan me një forcë që buronte nga dëshpërimi."

Kenneth Setton (1914 – 1995), autor dhe historian për Europën mesjetare

"Shkodra ishte fortesa e fundit e Perëndimit. Sulltanit i nevojitej në mënyrë që të siguronte tokat afër për veprime ndëradriatike."

Lord Kinross (1904 – 1976), historian skocez dhe autor i librit "The Ottoman Centuries"

"Jashtë fortifikimeve, deri atje ku të zinte syri, nuk dukej asnjë pjesë toke që nuk ishte mbuluar me turq të armatosur, me çadra dhe artileri."

Sabellicus (1436- 1506), historian dhe autor venedikas

Mbi autorin

Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si Marinus Barletius, çmohet si historiani i parë shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrës, ai qe dëshmitar dhe luftëtar në dy rrethime osmane. Kur Venediku, së fundmi, ua dorëzoi Shkodrën osmanëve, si shumë bashkatdhetarë të tjerë të rinj, emigroi në Itali.

U vendos në Padova dhe u bë rektor i Kishës së Shën Stefanit. Mëgjithëse "Rrethimi i Shkodrës" ishte vepra e tij e parë, ai njihet më shumë për veprën e tij të dytë "Historia e Skënderbeut". Barleti tërhoqi vëmendjen e lexuesit evropian të shekullit XVI, i cili me turqit në portat e Vjenës më 1529, po shqetësohej gjithnjë e më shumë për mundësinë e pushtimit të të gjithë Europës Perëndimore nga osmanët.

Në këtë botim janë përfshirë një parathënie nga Ismail Kadare, hyrje nga Aleks Buda dhe David Abulafia, shkrime nga bashkëkohës të Barletit, si Merula dhe Beçikemi, pasazhe nga kronistë osmanë, harta të reja dhe shënime shkencore nga David Hosaflook.

Detajet e librit
2790
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2196

Botuesi: Te tjere

Procesi i Tiranes, Vladimir Bregu

Përsa i përket problemit të Kosovës nuk munda të konstatoja asnjë gjykim të sinqertë lidhur me çlirimin e saj nga ana e grupeve të ndryshme. Përpara tradhtisë së Titos, Balli Kombëtar thoshte se do ta merrte Kosovën edhe me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, por pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk u fol më.
700 Lekë
More

Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat...
600 Lekë
More

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...
500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...
1 200 Lekë
More

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, Luan Omari

Përmbajtja e thellë, e pasur me ide e probleme madhore, e analizuar dhe gjykuar me rigorozitet shkencor, sikurse edhe forma e paraqitjes, me mënyrën e qartë të përshkrimit, me stilin e zhdërvjellët dhe tepër tërheqës, e bën librin shumë të vlefshëm dhe të dobishëm.
800 Lekë
More

Referenca: 2560

Botuesi: Plejad

Per Shqiperine dhe shqiptaret, Conrad Malte - Brun

Shqiptari është natyrshëm i hareshëm: ai i pëlqen gostitë e mëdha dhe dëfrimet, mbi të gjitha pëlqen vallen. Ai e ka zakon të rrugëtojë me shpatë në dorë duke kënduar vargje që i kujtojnë bëmat e guximshme të njerëzve të kombit të tij.
800 Lekë
More

Referenca: 2964

Botuesi: Naimi

Plani i trete per copetimin e Shqiperise, Koste Cekrezi

Libri i Kostë Çekrezit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
1 000 Lekë
More