• Banner

Si u be mbret i Shqiperise Ahmet Zogu, Camillo Libardi
  • Si u be mbret i Shqiperise Ahmet Zogu, Camillo Libardi

Si u be mbret i Shqiperise Ahmet Zogu, Camillo Libardi

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,89 CHF Up to 14,68 CHF

Të bëhesh princ, edhe sikur të mos jesh plotësisht princ, por të paktën president republike ose, të paktën, të paktën mbetet të bëhesh diktator. Ky ishte dhe është qëllimi i beut të Matit. Për këtë qëllim, ambicia e tij e pakufi nuk deshi t'ia dijë për mjetet që përdori. Për këtë plan iu desh të sakrifikonte gjithçka, edhe me kusht që Shqipërinë ta copëtonin.

4,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu
Origjinali: Come si é fatto re d'albania Ahmet Zogu
Gjinia: Kujtime, histori
Autori: Camillo Libardi
Shqipëroi: Valbona Jakova Gurra
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2012
Fq. 140
Pesha: 0.191 kg.
ISBN: 978-9928-109-15-6

Fragment nga libri

Të bëhesh princ, edhe sikur të mos jesh plotësisht princ, por të paktën president republike ose, të paktën, të paktën mbetet të bëhesh diktator. Ky ishte dhe është qëllimi i beut të Matit. Për këtë qëllim, ambicia e tij e pakufi nuk deshi t'ia dijë për mjetet që përdori. Për këtë plan iu desh të sakrifikonte gjithçka, edhe me kusht që Shqipërinë ta copëtonin...

Për këtë nga jashtë krijoi aleancë me Jugosllavinë dhe nga brenda intrigat me feudalët. Ishin këto dy shkallët që i nevojiteshin për të hipur në fron. Në tre vitet e qeverisë së tij, i rrethuar nga ministra vasalë ose më mirë nga kukulla, mundi të thotë se ai nuk ishte vetëm kryetari i tyre, por i vetmi ministër i Shqipërisë! Princ i vërtetë.

Deputetë të blerë e gazetarë të shitur e thërrisnin "Shpëtimtari i atdheut". Madje, disa poetucë rrugësh i këndonin në vargje ose më mirë të themi e ngrinin në qiell me himnet e këngët e tyre; ai që në kafenetë e Tiranës nuk duartrokiste kur këndohej himni i tij, do të rrihej pa mëshirë nga xhandarët e nga admiruesit e tij; bujtës të huaj stamponin në pëlhura rrezet e fytyrës së tij princërore, pallatin e tij të rrethuar me mure, kanale, përforcime e roje trupmëdhenjsh e të fuqishëm, ish të dënuar për krime, roje nderi: të gjitha këto mund të quheshin rezidencë e një despoti. Kishin kaluar më tepër se 400 vjet dhe Skënderbeu nuk mundi të kishte nderin e një monumenti të tij në gjithë Shqipërinë, ndërsa tani mblidhnin firma për t'i ngritur një monument Ahmet Zogollit.

Mbi librin

Libri i autorit italian Camillo Libardi "Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu" (Come si é fatto re d'Albania Ahmet Zogu) është botuar në gjuhën italiane në maj të vitit 1940, ndërkohë që vjen në shqip nga shtëpia botuese "Naimi", Tiranë 2012. Duke qenë një vëzhgues i hollë i jetës dhe politikës shqiptare, duke jetuar prej disa dekadash në Shqipëri, kryesisht në Shkodër dhe rrethinat malore, në mjediset e klerit katolik dhe në shtëpitë e shqiptarëve të thjeshtë, autori italian Camillo Libardi na jep një tablo të gjallë të shoqërisë shqiptare të asaj kohe, duke u fokusuar në stilin shqiptar të qeverisjes dhe të politikanëve të saj.

Sipas tij, qysh në atë kohë, politika shqiptare nuk ka pasur lidhje me mirëqeverisjen por me sundimin me çdo kusht dhe me çdo mjet, duke vazhduar traditën e qeverisjes otomane. Libri përshkruan me hollësi të gjitha makinacionet dhe protagonistët e asaj kohe për të nënshtruar Veriun shqiptar. Natyrisht, vendin kryesor në këto kujtime e zë Ahmet Zogu, rruga që ai imponoi për t'u kurorëzuar Mbret. Të ashtuquajtur krerë, bajraktarë apo klerikët, intelektualët më në zë të Shqipërisë së Veriut, duke nisur me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin, Bajram Currin, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni i Mirditës, dom Lazër Shanto, Rexhep Shala, Kazazët, Bumçët, Bernardin Shllaku, Ahmet Frashëri, Lazër Mjeda, Musa Juka, Gjon Gazulli e plot figura të tjera të kohës janë pjesë në dëshminë interesante të Camillo Libardit.

Në këtë libër përshkruhen me detaje ngjarje të panjohura historike si rebelimet antizogiste në veri të vendit, reprezaljet e Zogut në Shkodër, Dukagjin dhe Temal, lufta e Zogut kundër opozitës, ekzistenca e të burgosurve politikë apo e vrasjeve politike. Gjithashtu, në libër jepen dëshmi të reja për atentatin kundër Zogut në Vjenë, për vrasjen e Bajram Currit, rolin e madh që kanë pasur gazetat e asaj kohe si "Ora e maleve" apo "Hylli i Dritës", ashtu si jepen dëshmi me interes për raportet e religjionit, fesë me politikën dhe regjimin.

Detajet e librit
Naimi
2781
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.

Çmimi 9,81 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret, Blendi Fevziu

Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...

Çmimi 10,40 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Eseja e Këshilltarit të shtetit Angelo Masci mbi origjinën, traditat dhe gjendjen aktuale të Arbervë në mbretërinë e Napolit

ë fillimin e librit jepen disa shënime mbi origjinën e shqiptarëve nga Gabrielle Frega, i cili shkruan se kombi shqiptar meriton në çdo aspekt të tërheqë vëmëndjen e filologëve europianë dhe se ky komb, edhe pse ka mbetur në harresë, duhet të zerë vendin që i takon në histori.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV – XX, Muhamed Mufaku

Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso

Çmimi 4,86 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)