Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar

Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Mehdi Frashëri

2759
Plejad

Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e ti, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot?

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve
Origjinali: Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve
Gjinia: Histori
Autori: Mehdi Frashëri
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2012
Fq. 360
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-99956-57-82-6
Fragmente nga libri
Veprimet që veprojnë përmbi kombet, kaq të shumta janë, të largëta e të mpleksura sa shumë herë shkoqitja e këtyre është e pamundshme. Por megjithëkëtë, kjo gjë s'na ndalon dot të mejtohemi për shkoqitjen e tyre. Se historia e kombeve të sotëm dhe ajo e kombeve të shkuar që kanë ardhur mbi faqen e dheut, studimi i klimës, i vendit, mbi njerëzit, mbi kombet, na kanë zbuluar mjaft të vërteta, për të dhënë kurajo të shkoqitim këto ngjarje. Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e ti, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot? Arbëri e vjetër. Meqënëse fjala Shqipëri është fjalë e re, ndaj vjetërsisë së kombi tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri; se kjo fjalë i kap të gjitha viset që kanë pasë ndenjur qëmoti, gjithë vëllazëritë arbnore. Arbëria ndahej në tri pjesë të mëdha: Iliria, Epiri, Maqedonia.

Detajet e librit
Plejad
2759

Referencat specifike

isbn
9789995657826
ean13
9789995657826
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2559

Shqiperia, Fulvio Kordinjano, vol. 3

Në mes të një morie besimesh dhe një morie ritesh magjike e turmash supersticioze, është zhvilluar vepra e madhe misionare e At Pazit. Spikatin, midis të tjerave, përbri Sunizmit ortodoks dhe zyrtar, i cili ishte dashakeq dhe përndjekës, besimi dhe supersticionet e Rufaizmit, çka tërhoqi vëmendjen e Misionarit në rajonin e Gjakovës.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2905

Botuesi: Plejad

Fundi i arianiteve, Franz Babinger

Për herë të parë në shqip një libër për pinjollin e fundit të familjes së arianitëve. Në rastin e Kostandin Arianitit është fjala për një personalitet që, nga të gjithë studiuesit e deritanishëm të historisë së mesjetës së vonë gjermane, si dhe të papatit, është nënvlerësuar ose nuk është trajtuar denjësisht.
450 Lekë
More

Referenca: SKU000384

Botuesi: Albin

Ceshtja Shqiptare ne aktet nderkombetare pas luftes I boterore

Ky vëllim përfshin dokumentat që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare pas Luftës l Botërore. Ato mbulojnë periudhën që hapet në fillim të vitit 1919 dhe mbyllet me aktet e fundit të viteve 1925 dhe 1926. Vëllimi është i treti dhe i fundit i serisë së akteve ndërkombëtare mbi çështjen shqiptare.
590 Lekë
More

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Identitete Shqiptare, Grup autorësh

Historia e Shqipërisë përdhkohet nga mite dhe tregime mitologjike që shpesh iu shërbejnë qëllimeve politike, që nga përshkrimi i “themeluesit legjendar të kombit”, Skenderbeut e deri tek bëmat e UÇK-së në luftën e kohëve të fundit në Kosovë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.
800 Lekë
More

Referenca: 2865

Botuesi: Plejad

Xhorxh Bajroni, Afrim Karagjozi

Ai kishte vlera të mëdha shpirtërore e mendore, por ato binin në humnerë. Çdo gjë të mirë që kishte binte e humbiste në ato gremina që kishte hapur shoqëria. Kështu u krijuan honet brenda tij, ku jehuan veset e kohës, ku ranë dhe u fashitën dëshirat, shpresat dhe gëzimet. Një legjendë e stërzgjatur u thur rreth tij, por ai që
1 250 Lekë
More

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001919

Botuesi: Fishta

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.
3 300 Lekë
More

Imago & Verbum, Stefan Çapaliku

Në të vërtetë, vitet e fundit, edhe te ne ka nisur të flitet diçka më shumë se dikur rreth kujtesës kulturore. Madje po bëhen përpjekje për të zgjeruar dhe thelluar të kuptuarin në mënyrave se si funksionon memorja personale në sferën kulturore. Cilat janë tiparet dalluese të saj? Si, ku dhe kur prodhohet ajo? Si e përdorin atë në jetën e përditshme? Si...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kriza e Ambasadave: Shqipëria në vitin 1990, Afrim Krasniqi

Libri trajton tezat e qëndrimit zyrtar të kohës lidhur me ngjarjet e ambasadave, ndryshimet e tezave gjatë viteve nga të njëjtët protagonistë, pikëpamjet e vetë qytetarëve që hynë në ambasada, qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar ndaj rolit të faktorëve ndërkombëtarë, si dhe qëndrimet e këtyre të fundit në raport me krizën.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.
700 Lekë
More