• Banner

  • Ka mbaruar

100 vjet pavaresi, Ndricim Kulla

Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje.

24,77 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: 100 vjet pavarësi
Origjinali: 100 vjet pavarësi
Gjinia: Album, histori
Autori: Ndriçim Kulla
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2012
Fq. 208
Pesha: 1.13 kg
ISBN: 978-99956-57-84-0

Koment nga autori
Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarësisë. Por, meqënëse me njëqindvjetorët brezat takohen fare rrallë pretendojmë se në këtë përpjekje jemi munduar që të përfshijmë të gjitha periudhat kohore qoftë edhe ato "të mallkuara" e të ndaluara, të gjithë personazhet dhe elitarët, që kanë luajtur një rol dhe kanë lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare, që nga shpallja e Pavarësisë Kombëtare deri në ditët e sotme, të cilat më së shumti për arsye politike, por edhe subjektive janë anashkaluar në forma të ndryshme censure ose janë përbuzur dhe dënuar si të padenjë për t'u përmendur. Historia e një shteti shkruhet saktësisht nisur nga ngjarjet, kontribuesit dhe veprat e rëndësishme që ata kanë lënë përgjatë gjithë historisë së zhvillimit të tij. Nga ana tjetër, një histori moderne dhe shkencore sot përfshin jo vetëm historinë politike, por sidomos atë kulturore, fetare, ekonomike, ushtarake e kështu me radhë.  

Detajet e librit
Plejad
2750
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2507

Botuesi: Te tjere

Shen Naumi dhe diplomacia e kohes, Kaliopi Naska

Kaliopi Naska ka lindur në Tiranë në vitin 1952. Studimet universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Histori – Gjeografisë në Universitetin e Tiranës më 1976. Ka punuar arsimtare, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nëndrejtore në Arkivin Qendror Shtetëror.

Çmimi 12,88 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.

Çmimi 24,77 CHF
More
Ka mbaruar

Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Ardian Muhaj

Në këtë aspekt mund të flitet për kryengritje kur kundërshtia ndaj pushtetit vinte nga zonat dhe popullsitë e ndryshme të shtetit osman dhe për “fitne” kur sfida zanafillonte nga aktorët e shtresës së pushtetarëve. Kufiri mes këtyre dy shprehjeve të kundërshtisë politike nuk ishte i prerë qartë.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000815

Botuesi: Bota Shqiptare

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2599

Botuesi: Naimi

Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise, Ismail Strazimiri

Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik.

Çmimi 6,94 CHF
More
In Stock

Botuesi: Artini

Bektashinjtë Shqiptarë, Robert Elsie

Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri dhe në vendet...

Çmimi 19,82 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)