• Banner

  • Ka mbaruar

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.

7,29 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit
Origjinali: Albanija e SAD kroz arhive Vaingtona
Gjinia: Histori
Autori: Haris Silajxhiç
Shqipëroi: Xhelal Fejza
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 1999
fq. 272
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-99927-31-38-9

Mbi librin

Libri"Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit" na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet dhe vëmendjet kryesore të këtyre raporteve si psh. puna e Kryqit të Kuq Amerikan, Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, marrëdhëniet me fqinjët, kompanitë amerikane të naftës në Shqipëri, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore etj.

Në këtë libër, autori nënvizon punën këmbëngulëse të atdhetarëve shqiptarë për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar, si dhe krijimin e miqve të Shqipërisë. Silajxhiçi i kushton vëmendje edhe ndikimit të shoqërisë "Vatra" mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan për këtë çështje.

Mbi autorin

Dr. Haris Silajxhiç është studiues dhe politikan boshnjak. Karriera e tij akademike mbulon dy fusha: studimet arabo – islamike dhe historinë e diplomacisë. Ka mbrojtur doktoraturën me temë: "Marrëdhëniet diplomatike amerikano – shqiptare" dhe ka botuar dy libra: "Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit" dhe "Lëvizja Kombëtare Shqiptare në shtypin e Bosnjë – Hercegovinës", si dhe shumë artikuj shkencorë në fushat përkatëse. Më 1990 angazhohet aktivisht në politikë dhe deri në vitin 1996 ishte nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Në vitet 1990 – 1993 ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme dhe në vitet 1993 – 1996 ka qenë Kryeministër i Republikës së Bosnjë – Hercegovinës. Më 1996, krijoi partinë për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe bëhet kryetari i saj. Haris Silajxhiç është politikani i fundit që ishte në pushtet gjatë luftës së Bosnjës dhe që është ende aktiv në jetën publike. Aktualisht ai është në presidencës treanëtarëshe të Bosnjës dhe mbështet me forcë tezën e një Bosnje të bashkuar.

Detajet e librit
2668
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.

Çmimi 13,01 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

Çmimi 10,93 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001530

Botuesi: UET Press

Dhjetor 90, Aleksander Meksi

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar.

Çmimi 10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: 2782

Botuesi: Plejad

Shqiperia, shteti jetim i Europes, Wadham Peacock

Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishull misterioz ballkanik, të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2095

Botuesi: Te tjere

Pushtimi i brendshem, Liliana Hoxha

Do të ishte vepër shoqërisht e dobët përballja publike nëse ajo zë fill e fokusohet vetëm në realizimin e komandës shpaguese personale, pa konsumuar së pari vetëgjykimin ndaj çështjes që kundërshton, e sidomos vetëdënimin ndaj interesit të përgjithshëm.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.

Çmimi 5,00 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)