• Banner

Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise, Ismail Strazimiri

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 7,19  Up to 21,58 

Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik.

7,29 
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë
Origjinali: Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Ismail Strazimiri
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2010
Fq. 354
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-9928-4017-1-7

Mbi librin

Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik; informata dhe të dhëna që nuk gjenden në shkrimet teknokratike historiografike. Midis argumenteve themelorë ku shfaqet zbulimi i Ismail Strazimirit janë: përhapja e esadizmit nëpër Shqipëri; konflikti i anadollakëve me europeistët për qeverisjen e saj. Ajo që sjell në kulturën historike shqiptare libri i Ismail Strazimirit është dëshmia se parësia shqiptare, nëse mund të kuptojmë me këtë klasën qeverisëse me pushtet politik të mbështetur mbi tagrin etnozakonor, që për fat të keq vijon edhe sot, përgjatë kohëve nuk dëshmohet gjithnjë njëlloj, ka anën e vet të errët e të ndritur: në një brez ka arritur të bëjë shumë për vendin e në një brez tjetër ka dështuar ose i ka bërë të zezën atdheut. Dhe kjo provohet me dëshmitë e shërbyera prej autorit. Koment nga Shaban Sinani Ky libër do t'u vlejë dibranëve për të njohur historinë e lëvizjes atdhetare dhe të veprimit antikombëtar në dy dekadat e para të Shqipërisë shtetërore; do t'u vlejë historianëve jo vetëm për pasurinë e informacionit, por edhe për gjykimin dhe vlerësimin e situatave dhe sidomos për shumë pikëpyetje që shtron. Mbi autorin Ismail Strazimiri (1868 – 1943), megjithëse një figurë jo shumë e popullarizuar prej studimeve dhe shkrimeve, jashtë çdo dyshimi është një protagonist i rendit parësor në vendlindjen e tij në Dibër e në gjithë Shqipërinë për rolin që ka luajtur e peshën që ka mbajtur në rrjedhat e tubullta të historisë së lëvizjes kombëtare, prej shfaqjes së saj në formën e një ideologjie dhe përfytyrimi romantik deri në Luftën Antifashiste. Nëse pranohet si një e vërtetë parimore se provat e njeriut janë nyjat kritike të jetës së vendit të tij, Ismail Strazimiri pikërisht në nyjat kritike të historisë mbajti qëndrimet më të denja, duke i bërë nder vetes dhe historisë shqiptare, e cila shumë shpesh errësohet pikërisht prej mbrapshtisë, tinëzive, kurtheve e dredhive të flamurmbajtësve të saj.  

Detajet e librit
Naimi
2599
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001792

Botuesi: Onufri

Komploti kunder lirise, Andrea Stefani

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000950

Botuesi: Bota Shqiptare

Cezari i Ballkanit, Peter Lucas

"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS - së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001969

Botuesi: Botart

Mbreteria Dardane, Luan Perzhita

Dardanët kthyen flamujt dhe u vendosën në radhë të rregullt përballë armikut... Beteja u zhvillua njëlloj si në një luftë të vërtetë... U vranë pak, të plagosur pati shumë, por asnjë nuk u zu rob, sepse në raste të rralla dalin nga rradhët e tyre dhe të shtrënguar, të gjithë së bashku, luftojnë ose tërhiqen.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: 2133

Botuesi: Albin

Heronjte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 

Çmimi 6,25 
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Himni kombëtar, Vasil S. Tole

Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e "Betimit mbi flamur" ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemal Bej Vlorës për ta "ligjëruar" këtë këngë tash e tutje, si këngën tonë kombëtare.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Imago & Verbum, Stefan Çapaliku

Në të vërtetë, vitet e fundit, edhe te ne ka nisur të flitet diçka më shumë se dikur rreth kujtesës kulturore. Madje po bëhen përpjekje për të zgjeruar dhe thelluar të kuptuarin në mënyrave se si funksionon memorja personale në sferën kulturore. Cilat janë tiparet dalluese të saj? Si, ku dhe kur prodhohet ajo? Si e përdorin atë në jetën e përditshme? Si...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001609

Botuesi: Te tjere

Si punova me tre ministra, Jonida Azizaj

T’i falësh shenjtërinë trupore" shefit, drejtorit, deputetit apo ministrit: kjo është udha e vetme që një pjesë e mirë e femrave shohin si zgjidhjen apo mundësinë e fundit për t’u punësuar e më pas për ta mbajtur pozicionin e fituar me mundim dëshpërues. Rrugë e kushtueshme, që gërmon më thellë hendekun shekullor të përndeshjes për barazinë gjinore, ku...

Çmimi 7,29 
More
In Stock

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.

Çmimi 5,00 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)