Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ne kerkim te arit, Ksenofon Krisafi
  • Ne kerkim te arit, Ksenofon Krisafi

Ne kerkim te arit, Ksenofon Krisafi

2590
Te tjere

Më 15 mars 1985, në selinë e ambasadës shqiptare në Paris, nisën bisedimet e para shqiptaro – britanike. Misioni i dy delegacioneve ishte i rëndësishëm, delikat dhe njëkohësisht emocionant. Në Tiranë, në Londër e Uashington, por edhe në Paris, pritej me kureshtje ecuria dhe rezultati i negociatave.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 9,78 CHF Up to 29,35 CHF
9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Në kërkim të arit, historia e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore
Origjinali: Në kërkim të arit, historia e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore
Gjinia: Histori
Autori: Ksenofon Krisafi
Shtëpia botuese: Dita 2000
Viti: 2008
fq. 436
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-99943-57-58-1

Mbi librin
Më 15 mars 1985, në selinë e ambasadës shqiptare në Paris, nisën bisedimet e para shqiptaro – britanike. Misioni i dy delegacioneve ishte i rëndësishëm, delikat dhe njëkohësisht emocionant. Në Tiranë, në Londër e Uashington, por edhe në Paris, pritej me kureshtje ecuria dhe rezultati i negociatave. Fjala ishte vërtetë për kthimin e një sasie ari në Shqipëri, por të gjithë ishin të ndërgjegjshëm se të dy delegacionet kishin mbi vete një peshë shumë më të madhe se 1574 kg ar. Ata mbanin peshën e restaurimit të marrëdhënieve të Shqipërisë në Europë, në familjen e popujve, të cilës i përkiste që nga lashtësia. Koment nga Shaban Murati Libri "Në kërkim të arit" mund të quhet një manual i vërtetë shqiptar i artit të negociatave diplomatike. Është një përvojë e rrallë për diplomatët, shtetarët dhe zyrtarët, të cilët mund të mësojnë nga përvoja personale e profesionale, nga format, taktikat, strategjitë, etikat dhe gjuha e përdorur nga diplomacia ndërkombëtare gjatë debatit 50 vjeçar për arin shqiptar. Ari ishte shqiptar, kurse beteja për rikthimin e tij ishte ndërkombëtare, gjë që i jep temës dhe trajtimit një hapësirë më të madhe se koha, kur kanë ndodhur ngjarjet.

Mbi autorin
Prof. Dr. Ksenofon Krisafi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës. Është lauruar "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti "Sancti Cyrilli" i Valetës, Maltë. Ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Universitetin e Tiranës në Ministrinë e Jashtme, si drejtor dhe ambasador në zyrën e OKB – së dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë. Për disa vjet ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe këshilltar diplomatik i kryeministrit. Aktualisht është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, zv/rektor i Universitetit Europian të Tiranës dhe dekan i Fakultetit Juridik në këtë universitet. Si diplomat ka marrë pjesë në disa dhjetëra konferenca ndërkombëtare dhe takime dy a shumëpalëshe. Prof. Krisafi është lektor i së drejtës ndërkombëtare publike. Frut i veprimtarisë së tij kërkimore e shkencore janë një numër artikujsh, botimesh e tekstesh universitare si dhe referenca e kumtesa të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.  

Detajet e librit
Te tjere
2590
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
8,92 CHF
More

Botuesi: Ars&Academic

Shkaqet e shkatërrimit të minoritetit shqiptar Çam në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azem Kovaci

Qëllimi i këtij dizertacioni është që të rrisë ndërgjegjësimin ndër masat dhe rrethet akademike rreth spastrimit sistematik etnik të shqiptarëve çamë, veçanërisht myslimanë, nga Greqia përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Minoriteti i shqiptarëve çamë në Greqisë që njihen në Shqipëri si Çamët, (në Greqi njihen me emrin “Tsamides”) dhe që përbënin rreth 45...
6,44 CHF
More

Referenca: 2924

Botuesi: Plejad

Historia me e vjeter e Shqiperise, Zhan Klod Faveirial

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke.
12,39 CHF
More

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.
14,86 CHF
More

Referenca: SKU001792

Botuesi: Onufri

Komploti kunder lirise, Andrea Stefani

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.
14,86 CHF
More

Referenca: SKU001605

Botuesi: Plejad

Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref

Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në
12,39 CHF
More

Referenca: 2910

Botuesi: Te tjere

Hebrenjte ne trojet shqiptare, Edmond Malaj

Historia e hebrenjve në Shqipëri vitet e fundit ka qenë objekt i disa botimeve me karakter shkencor apo popullarizues. Ky botim i Edmond Malajt është i fundit në rend kohor, dhe si i tillë ka privilegjin të një tradite të krijuar tashmë në Shqipëri mbi studimet hebraike.
9,91 CHF
More

Referenca: 2574

Botuesi: Plejad

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU002051

Botuesi: UEGEN

Fjalori Historik i Shqiperise, Robert Elsie

Ky botim i parë i Fjalorit Historik të Shqipërisë rrëfen historinë e këtij vendi pak të njohur nëpërmjet një kronologjie të hollësishme, hyrje, bibliografi, shtojca dhe më shumë se 700 zërave dhe referencave nga fjalorë për persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; si dhe aspekte politike, ekonomik
16,85 CHF
More