• Banner

  • Ka mbaruar
Bibliografi e zgjeruar e veprave te Sami Frasherit, Zyber Bakiu
  • Bibliografi e zgjeruar e veprave te Sami Frasherit, Zyber Bakiu

Bibliografi e zgjeruar e veprave te Sami Frasherit, Zyber Bakiu

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 7,73 CHF Up to 23,19 CHF

Samiu erdhi në Stamboll më 1871, në moshën 21 vjeç, i pajisur me ndjenjat e atdhedashurisë dhe me kulturë të gjerë. Ai dinte arabishten dhe persishten, të cilat në kohën e tij ishin baza e gjuhës turke e quajtur osmanishte.

7,83 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bibliografi e zgjeruar e veprave të Sami Frashërit
Origjinali: Bibliografi e zgjeruar e veprave të Sami Frashërit
Gjinia: Bibliografi
Autori: Zyber Bakiu
Shtëpia botuese: Grand Prind
Viti: 2010
Fq. 416
Pesha: 0.60 kg
ISBN: 978-99956-827-7-4

Fragment nga libri

Samiu erdhi në Stamboll më 1871, në moshën 21 vjeç, i pajisur me ndjenjat e atdhedashurisë dhe me kulturë të gjerë. Ai dinte arabishten dhe persishten, të cilat në kohën e tij ishin baza e gjuhës turke e quajtur osmanishte. Nga ana tjetër, ai në gjimnaz kishte mësuar greqishten e re e të vjetër, frëngjishten e italishten dhe kishte përfituar njohuri mbi dituri të ndryshme si gjeografi, histori, matematikë, astronomi, fizikë, kimi, histori e natyrës, anatomi etj. Megjithëse në Turqi, që më 1839, në kohën e Sulltan Abdyl Mexhitit, qe shpallur Tanzimati me qëllim që të pengohej shthurja e perandorisë, gjendja megjithatë mbeti si më parë, veçanërisht nën sundimin e pasardhësit të tij, Sulltan Abdyl Azizit. Arsimi ishte lënë krejt pasdore. Shkollat fillore mbaheshin nga imamët e lagjeve e të fshatrave, pa asnjë ndihmë e kontroll nga shteti. Në to mësohej abetarja arabe vetëm për të nxënë përmendësh leximin e Kuranit. Edhe shkollat rushdije, që vinin pas filloreve e që kishin pothuaj po atë program, nuk sollën ndonjë përmirësim në gjendjen e arsimit në Turqi. Pjesa më e madhe e atyre që mbaheshin të ditur në kohën e Samiut kishin dalë nga medresetë, të cilat shërbenin për të nxjerrë klerikë dhe nuk mësohej ndonjë shkencë. Pra, në këto kushte, Stambolli ishte një shesh shumë i përshtatshëm për Samiun që të vinte në veprim dhe të shfaqte diturinë dhe kulturën e tij më të lartë se ajo e intelektualëve të tjerë të Turqisë në atë kohë.  

Detajet e librit
Te tjere
2583
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2750

Botuesi: Plejad

100 vjet pavaresi, Ndricim Kulla

Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje.

Çmimi 24,77 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001661

Botuesi: Skanderbeg Books

Fjalor Historik i Kosoves, Robert Elsie

Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më te

Çmimi 24,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Judging Vendetta, Teuta Vodo

The structure-agency dichotomy enables/permits the study of vendetta by focusing on the motivation of the authors of vendetta.The findings show that the weaker the bonds of trust in institutions such as state institutions and the legal system, the more individuals are involved in blood feuds. The more trust is placed in institutions the less likely it is...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001203

Botuesi: Te tjere

Shqipëria e Poshtme, John Foster Fraser

Populli që bie më shumë në sy janë shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkanë, me tipare të pashme dhe të rregullta. Atje dhe, në të vërtetë, në të gjithë vendin, shqiptari më la përshtypjen e një sqimatari. Ai dëshiron që xhamadani i tij të jetë i qëndisur me serm e flori.

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001692

Botuesi: Te tjere

Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

Libri, megjithëse mban titullin "Policia sekrete", në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësish

Çmimi 29,73 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Banda kombëtare “Vatra”, Vasil S. Tole

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku

Për çfarë ishin fajtorë fëmijët, gratë dhe pleqtë?! Çfarë ishin platformat politike për izolimin e familjeve të cilësuara si kulak, po platformat politike për përjashtimet nga puna dhe ndalimi i studimeve të larta?! Po platformat politike për grabitjen ekonomike dhe detyrimin të paguanin tre herë më shumë tatime se fshatarët e tjerë, për të ardhura të...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)