Levizja, Bashkebisedim me Ibrahim Kelmendin, Bedri Islami
  • Levizja, Bashkebisedim me Ibrahim Kelmendin, Bedri Islami

Levizja, Bashkebisedim me Ibrahim Kelmendin, Bedri Islami

2141
Te tjere

Emri i Lëvizjes dhe i Ibrahim Kelmendit janë të lidhur me njëri – tjetrit që nga pararendja e ditës së 17 janarit 1982. Është në fakt dëshmuesi i vetëm i asaj ngjarjeje themeluese, por edhe të përgjakur, dhe nuk ka qenë si një soditës, por pjesë e saj.

57,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin
Origjinali: Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin
Gjinia: HistoriAutori: Bedri Islami
Shtëpia botuese: Tringa Design
Viti: 2012
Fq. 496
Pesha: 0.77 kg
ISBN: 978-608-211-046-2

Fragmente nga libri

Emri i Lëvizjes dhe i Ibrahim Kelmendit janë të lidhur me njëri – tjetrit që nga pararendja e ditës së 17 janarit 1982. Është në fakt dëshmuesi i vetëm i asaj ngjarjeje themeluese, por edhe të përgjakur, dhe nuk ka qenë si një soditës, por pjesë e saj. Siç e kam thënë më parë, Ibrahim Kelmendin, ashtu siç është, mund ta duash ose jo, ta pranosh si mik ose ta largosh, të jesh pjesë e tij ose të jesh krejt i huaj, por në asnjë moment nuk mund të jesh indiferent ndaj tij. Kjo nuk u përket njerëzve. Për më tepër, ajo vjen e bëhet veçori e disa njerëzve, të cilët, edhe pse nuk kanë asnjë lloj misteri në vete, përsëri, për shumëkënd, bëhen të mistershëm. Kelmendi është njëri prej tyre. Disa nga të fshehtat apo misteret e jetës së tij, zbulimin e së vetvetes, por edhe të ngjarjeve, ai përpiqet ta bëjë në këtë bashkëbisedim. Është i mirëseardhur. Bedri Islami Fillimisht dëshiroj të shfaq përcaktimin tim për këtë bashkëbisedim. Më ka impresionuar shumë vizioni i Robert Kenedit, të cilit kam ndërmend t'i përmbahem. Po citoj: "Pjesa më e madhe e njerëzve më shumë parapëlqejnë të ndihen të qetë, sesa ta njohin të vërtetën. Epo mirë, unë jam ai që do ta prish qetësinë tuaj, duke ua thënë të vërtetën." Mbase duhet sqaruar se bëhet fjalë për të vërtetën e jetuar dhe të përjetuar, për interpretimet dhe komentimet sipas perceptimit dhe këndvështrimin tim, në kohë dhe hapësirë kur kanë ndodhur ngjarjet. Ibrahim Kelmendi  

Detajet e librit
Te tjere
2141
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria, Luan Omari

Përmbajtja e thellë, e pasur me ide e probleme madhore, e analizuar dhe gjykuar me rigorozitet shkencor, sikurse edhe forma e paraqitjes, me mënyrën e qartë të përshkrimit, me stilin e zhdërvjellët dhe tepër tërheqës, e bën librin shumë të vlefshëm dhe të dobishëm.
92,00 SEK
More

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.
92,00 SEK
More

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
138,00 SEK
More

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Kujtime nga Shqipëria, Odile Daniel

Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
172,50 SEK
More

Referenca: SKU000907

Botuesi: Argeta LMG

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.
115,00 SEK
More

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.
172,50 SEK
More

Referenca: SKU000266

Botuesi: UET Press

Lufta e Fundit, Mentor Nazarko

Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj.
67,85 SEK
More

Midis perandorive dhe religjioneve, Xhafer Sadiku

Libri trajton historinë e shqiptarëve që nga koha e Ediktit te Kostandit të Madh, kur shqiptarët u kristianizuan me dhunë e deri në kohën e Kongresit të Berlinit, kur nisi ofensiva e madhe e Evropës së Krishterë kundër myslimaneve në Ballkan. Libri tregon hapjen e krishtërimit, konfliktet ndërkishtare, përhapjen e Islamit, pushtimet e shumta të viseve...
115,00 SEK
More

Botuesi: Dodona Press

Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek, Elena Kocaqi

Rebelimi u organizua si një luftë fetare që zhduku të gjithë popujt e feve te tjera si hebrejt, katolikët dhe myslimanët dhe urdhërin për këtë gjë nga burimet historike, duket se e ka dhënë Ipsilanti, nje ortodoks nga Azia, i mbështetur nga Rusia .
172,50 SEK
More