Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Armiqte e popullit, Bashkim Trenova
  • Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

2134
Albin
Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 790 Lekë Up to 2 370 Lekë
800 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi
Titulli: "Armiqtë e popullit"Origjinali: "Armiqtë e popullit"Gjinia: Kujtime, histori, politikëAutori: Bashkim TrenovaShtëpia botuese: AlbinViti: 2012Fq. 392Pesha: 0.43 kgISBN: 978-9928-119-20-9 Mbi autorin Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. Në vitet 1972 – 1975 punon si baterist dhe motorist në Ofiçinën e Automjeteve të Ndërtimit. Në vitin 1975 kalon si gazetar në Sektorin e Jashtëm në "Zëri i Popullit", ku punon deri në vitin 1983 duke qenë edhe përgjegjës i këtij sektori. Në vitet 1984 – 1990 emërohet dhe punon si Kryetar i Degës së Botimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit. Në vitet 1991 – 1994 kalon si gazetar dhe më pas si kryeredaktor i gazetës "Rilindja Demokratike". Gjatë vitit 1994 – 1995 ka kaluar në Ministrinë e Jashtme si Drejtor i Drejtorisë së Shtypit dhe zëdhënës i kësaj Ministrie. Në qershorin e vitit 1995 deri në shtatorin e vitit 1997 ka qenë emëruar si ambasador i Shqipërisë pranë Mbretërisë së Belgjikës dhe Dukatit të Luksemburgut. Është bashkautor i vëllimit dokumentar "Heronjtë e Luftës Antifashise Nacionalçlirimtare", autor i vëllimit dokumentar për përdorim të brendshëm "Shtetëzimi, konfiskimi dhe sekuestrimi i pronës private nga shteti në vitet 1945 – 1948", si dhe autor i pjesë për teatër "Çmenduristan". Jeton me familjen në Belgjikë.
Detajet e librit
Albin
2134
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2095

Botuesi: Te tjere

Pushtimi i brendshem, Liliana Hoxha

Do të ishte vepër shoqërisht e dobët përballja publike nëse ajo zë fill e fokusohet vetëm në realizimin e komandës shpaguese personale, pa konsumuar së pari vetëgjykimin ndaj çështjes që kundërshton, e sidomos vetëdënimin ndaj interesit të përgjithshëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Kishë dhe Kulturë, Dhimitër Beduli

Në këtë vëllim përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri, që përfaqësojnë pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit,që përbëjnë një kontribut të çmuar për kulturën tonë.
600 Lekë
More

Midis perandorive dhe religjioneve, Xhafer Sadiku

Libri trajton historinë e shqiptarëve që nga koha e Ediktit te Kostandit të Madh, kur shqiptarët u kristianizuan me dhunë e deri në kohën e Kongresit të Berlinit, kur nisi ofensiva e madhe e Evropës së Krishterë kundër myslimaneve në Ballkan. Libri tregon hapjen e krishtërimit, konfliktet ndërkishtare, përhapjen e Islamit, pushtimet e shumta të viseve...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
500 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Reklama

Shqipëria, Arturo Galanti

Një vepër monografike mbi Shqipërinë, e shqyrtuar në aspektet gjeografike, etnografike, historike, por njëkohësisht edhe në kuadrin e politikës së jashtme italiane e të gjeopolitikës europiane...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Çamëria, studime historike-sociologjike shek XIII-XX, Hajredin Isufi

Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve  të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Kristo Frashëri

E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si...
4 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943 - 1944, Marenglen Kasmi

Autori është diplomuar në Shkollën e Oficerëve në Drezden të Gjermanisë (1997 – 1999) si edhe në Universitetin Helmut – Schmidt në Hamburg për shkenca historike dhe sociologji (2003 – 2008). Në vitet 2000 – 2003 ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" dhe prej vitit 2008 punon si pedagog i Historisë Ushtarake në Akademinë e Forcave të...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
1 000 Lekë
More

Shqipëria ,Kisha Katolike dhe Vatikani , Hasan Bello

Një nevojë e tillë vjen për shkak të anatenmimit që i është bërë temave që kishin të bënin me jetën shpirtërore të shqiptarëve para viteve 90-të. Në këtë kuadër nuk mund të bënin përjashtim as marrëdhëniet e shqiptarëve me qendrat religjioze. Për këtë arsye, nuk ishin të pakta rastet kur lexues ose institucione zyrtare kërkonin informacion lidhur me...
1 500 Lekë
More