Historia shqiptare

Information

Botuesit

Autorët

Ulje çmimi! Kisha Katolike dhe shteti komunist ne Shqiperi, Nertila Haxhia Ljarja Shfaq të madhe

Kisha Katolike dhe shteti komunist ne Shqiperi, Nertila Haxhia Ljarja

2104

Produkt i ri

Në brendësinë e tij, ky libër përmban pozicionimin e Kishës Katolike dhe sfidat e saj gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, duke u përqendruar në periudhën e egër të diktaturës komuniste, periudhë në të cilën regjimi kreu ekzekutime mizore ndaj Kishës Katolike, mënyrë kjo e përllogaritur, si përpjekje e përbindshme që ta shkul

Më shumë detaje

Nuk e kemi më këtë produkt në depo

$11.27

-20%

$14.09

Zbritja në sasi

Sasia Çmimi Ju kurseni
3 $1.41 Deri $38.04

Më shumë informacione

Në brendësinë e tij, ky libër përmban pozicionimin e Kishës Katolike dhe sfidat e saj gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, duke u përqendruar në periudhën e egër të diktaturës komuniste, periudhë në të cilën regjimi kreu ekzekutime mizore ndaj Kishës Katolike, mënyrë kjo e përllogaritur, si përpjekje e përbindshme që ta shkulë nga shpirti i shqiptarit.
Titulli: Kisha Katolike dhe shteti komunist në Shqipëri (1944 – 1990)Origjinali: Kisha Katolike dhe shteti komunist në Shqipëri (1944 – 1990)Gjinia: HistoriAutori: Nertila Haxhia LjarjaShtëpia botuese: Botimet FishtaViti: 2012Fq. 292Pesha: 0.43 kgISBN: 978-99956-45-87-8 Komente mbi librin "Libri "Kisha Katolike dhe shteti komunist në Shqipëri" është një punim shkencor i mbështetur në dokumente, literaturë të përzgjedhur dhe dëshmitarë të kohës, të cilët për 50 vite me radhë u përballën me një kalvar të paparë në historinë e kohës moderne. Libri është shkruar me një stil tejet të kuptueshëm. Në brendësinë e tij, ky libër përmban pozicionimin e Kishës Katolike dhe sfidat e saj gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, duke u përqendruar në periudhën e egër të diktaturës komuniste, periudhë në të cilën regjimi kreu ekzekutime mizore ndaj Kishës Katolike, mënyrë kjo e përllogaritur, si përpjekje e përbindshme që ta shkulë nga shpirti i shqiptarit. Libri jep një mesazh të qartë për brezat e rinj, se jeta e martirëve solli prosperitet dhe dëshmoi vizion për të ardhmen në një shoqëri të vuajtur si Shqipëria." Dr. Atë Mario Imperatori SJ. "Çdo studim që vjen me pretendimin e rishkrimit të historisë sonë kombëtare do të ndeshet me qëndrimet e njëanshme të historishkruesve të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët kanë qenë të fiksuar në postulatin: "shqiptarët e kanë çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë". Sipas mendimit tim, shqiptarët kanë rezistuar ndër shekuj në saj të trashëgimisë së tyre kulturore, pjesë e rëndësishme e së cilës ka qenë edhe veprimtaria e mundimshme e Kishës Katolike Shqiptare. Ja përse monografia e Ljarjes është një prurje e mirëpritur në ditët e sotme." Dr. Tonin Çobani   Mbi autoren Nertila Haxhia Ljarja ka lindur në qytetin e Shkodrën më 16 qershor 1971. Diplomuar në Histori pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Filologji – Histori (1993). Ka marrë gradën M.A. në Histori pranë Universitetit të Tiranës (disertacioni "Historia në fokusin e filozofisë") në vitin 2004. Në janar të vitit 2009, ka mbrojtur doktoraturën në fushën e Historisë pranë Universitetit të Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë seminare, simpoziume, konferenca e kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagoge në Departamentin e Historisë, pranë Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Ka botuar "Çështje të metodës dhe të kërkimit në shkencën historike" dhe "Histori e feve".

Reviews

Write a review

Kisha Katolike dhe shteti komunist ne Shqiperi, Nertila Haxhia Ljarja

Kisha Katolike dhe shteti komunist ne Shqiperi, Nertila Haxhia Ljarja

Në brendësinë e tij, ky libër përmban pozicionimin e Kishës Katolike dhe sfidat e saj gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, duke u përqendruar në periudhën e egër të diktaturës komuniste, periudhë në të cilën regjimi kreu ekzekutime mizore ndaj Kishës Katolike, mënyrë kjo e përllogaritur, si përpjekje e përbindshme që ta shkul

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...