Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday
  • Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

SKU002050
Bota Shqiptare

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 987 Lekë Up to 2 962 Lekë
1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqiptari dinak, Enver Hoxha                                                                                            Origjinali: The artful albanian                                                                                                      Gjinia: Histori                                                                                                                        Autori: Jon Halliday                                                                                                                    Shqipëroi: Besian Petriti                                                                                                                Shtëpia botuese: Bota Shqiptare                                                                                                    Viti: 2012                                                                                                                                  Fq. 340                                                                                                                                      Pesha: 0.42 kg                                                                                                                            ISBN: 978-9928-00-010-1

Mbi librin

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin. Pikërisht ethet e burgut më të errët të Ballkanit mund të shpjegoheshin vetëm duke udhëtuar përmes një emri i cili ishte Enver Hoxha. Kështu, misioni i Holliday - it për të bërë një portret të një prej njerëzve më enigmatikë të Balkanit nuk ishte e lehtë. Ai tregon se takimi i fundit i Enver Hoxhës me shtypin perëndimor ishte gusht të vitit 1946, në Konferencën e Paqes në Paris. Për më se një çerekshekulli ai shkeli jashtë Shqipërisë, mbas shkuarjes në Moskë për Konferencën e pafat të Partive Komuniste në nëntor të vitit 1960. Në atë konferencë, Enver Hoxha do të prishej me rusët dhe u duk se hyri në aleancë të ngushtë me Kinën. Ai u largua nga Moska nxitimthi bashkë me kolegun e tij të ngushtë në atë kohë, Mehmet Shehun, i denoncuar që në atë kohë si agjent i shumëfishtë i të huajve. Por kur nisi Enver Hoxha të shkruante kujtime dhe përse duhet ta bënte ai këtë gjë? Për Holliday ka qenë fundi i viteve ‘70, koha kur Enver Hoxha filloi të nxirrte një seri kujtimesh që përfshinin gjithë periudhën nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore e që vazhdonin me aleancat e tij të njëpasnjëshme me Jugosllavinë, Rusinë, Kinën dhe deri te vdekja e Shehut në dhjetor 1981. "Një bollëk i tillë kujtimesh, dyshimesh, sharjesh e mburrjesh nuk është botuar ndonjëherë nga kryetari i ndonjë regjimi komunist. Këto kujtime përbëjnë një tërësi dokumentesh absolutisht unike. Duke trajtuar kryesisht problemet e jashtme ato evokojnë gjallërisht presionet që i bënë Shqipërisë nga viti 1941 e mbrapa një radhë vendesh të huaja, përveç fuqive të Boshtit, duke filluar nga Jugosllavia, pastaj Anglia, SHBA dhe aleatët e tyre gjatë luftës, pastaj nga Jugosllavia,anglezët, amerikanët, grekët, italianët dhe Vatikani pas luftës", shkruan Halliday. Por sa janë të besueshme dokumentet e lëna pas nga Hoxha, sa i vërtetë është ai në përshkrimin e momenteve të rëndësishme të historisë së vendit të tij, apo të marrëdhënieve me njerëz të këtij sistemi? "Në disa raste veçanërisht për ngjarjet e atëhershme, bie në sy që ai mbështetet më shumë se ç' duhet te kujtesa që e tradhton. Veç kësaj, ai gjithmonë do të tregojë se ka pasur të drejtë. Ndërsa për gjithçka që ka të bëjë me Stalinin dhe paraardhësit e tij ai e ndan botën në bardhezi: Stalini është i mirë, Hrushovi ishte i keq", thotë Holliday. Por nga ana tjetër, Hoxha është një vëzhgues mjaft i mprehtë. Është mjaft inteligjent. Po kështu, ai i shikon gjërat me dyshim, por kjo frymë dyshimi është shpesh një plus, përderisa kishte kaq e kaq gjëra që nuk i duhej zënë besë. Pikëpamja e tij e përgjithshme se fuqitë e mëdha e shikonin Shqipërinë si pre është shumë e vërtetë. Holliday shkruan se "Jugosllavia donte mirëfilli ta aneksonte Shqipërinë nga mesi i viteve ‘40. Anglia dhe SHBA u përpoqën mirëfilli ta pushtonin Shqipërinë dhe ta përmbysnin regjimin e Hoxhës gjatë viteve 1949 - 1953. Ka shumë të ngjarë që Hrushovi do të jetë përpjekur mirëfilli t' i vinte bërrylin Hoxhës, gjatë viteve 1960 - 1961, edhe nga mesi i viteve ‘50". Por Holliday nuk nguron të japë në librin e tij edhe detaje të diktatorit si njeri. "Hoxha, megjithëse mburret sikur gjithmonë ka të drejtë, ka gjithashtu njëfarë aftësie për të mbajtur qëndrim kritik ndaj vetes. Ndonjëherë, ai kujton raste ndodhish që nuk e nderojnë (psh, humbet gjakftohtësinë, sillet vrazhdë me gratë)", shkruan Holliday. "Enver Hoxha qëndroi në krye të lëvizjes komuniste të vendit të tij për gati gjysmëshekulli dhe, në kohën kur vdiq, ishte njeriu që kishte qëndruar në krye të një regjimi më gjatë se kushdo tjetër në botë, me përjashtim të një monarku trashëgimtar, perandorit japonez", shkruan Holliday. Por rruga e Enver Hoxhës, sipas tij, drejt marrjes së pushtetit, si dhe gjatë pasjes së pushtetit u mbush me kufomat e armiqve të tij të vjetër dhe miqve të tij të rinj. Asnjë regjim komunist nuk ka përjetuar të tilla spastrime të vazhdueshme e vrasje si regjimi shqiptar. Por, po ashtu asnjë parti komuniste nuk ka arritur ndonjëherë suksesin aq shpejt sa PKSH e udhëhequr nga Hoxha. Holliday bën një përshkrim të hollësishëm të regjimit të Hoxhës për të parë vendin që do të zërë ai në historinë e Shqipërisë. Përvoja e gjerë e Hoxhës në krye të një shteti komunist, relativisht të dobët e të varfër brenda bllokut i jep atij një pikë të shkëlqyer avantazhi nga e cila të përshkruajë jetën kampit komunist, si funksiononin në të vërtetë lidhjet brenda KNER - it e Traktatit të Varshavës dhe si udhëheqësit komunistë e trajtojnë në të vërtetë njëri - tjetrin. Është një pamje e zbehtë dhe e zymtë, e cila pavarësisht nga elozhet e zakonshme që ai u bën stalinistëve, tingëllon e vërtetë. Udhëheqësit e tjerë ishin në tërësi mjaft të mërzitshëm. Rusët duket sikur laheshin në një det pijesh alkoolike. Ishin më harbutë. As kinezët nuk ishin më të mirë. Rrëfimet e Hoxhës se si për më se dhjetë vjet, që dikujt i dukeshin si aleancë e ngushtë, ishte përpjekur të merrte vesh ç' ishin, ç' bëjnë ata që u përngjajnë fantazmave. Ata refuzojnë tu përgjigjen letrave. Zyrtarët kinezë i flasin me slogane apo lëshojnë siç thotë ai "profka". Ata ishin "dinakë" sipas Hoxhës. Këto janë vetëm disa nga përshkrimet që Halliday mundohet t' i bëjë mendjes së një prej burrave më të përfolur gjatë këtij shekulli në Ballkan. Një burri që diti të mbante nën kthetra një regjim komunist dhe t' i thoshte "jo" pjesës tjetër të botës, duke jetuar brenda çmendurisë së tij. Të gjitha këto detaje nga jeta e diktatorit vijnë në librin e studiuesit Holliday.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU002050
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Historia e Shqipërisë përmes karikaturës, Ben Andoni

Shqiptarët, të mësuar me ikonografi shumë patetike,me simbole të fortësh, që nuk i shkojnë fare përmasave të trupit të vendit tonë të brishtë, e kanë të paqartë vetë identitetin e tyre. Duket se shqiptarët rrallë e kanë parë veten si duhet në pasqyrën e historisë.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2581

Botuesi: Botime Franceskane

Nje perandor ne Prizren, Shpetim Sala

Meritë e Franc Jozefit l ishte se lejoi një pluralizëm spontan të kulturës së popujve që përfshiheshin brenda kufijve të Perandorisë Austro – Hungareze. Kultura gjeti aty kushtet ideale për të shpërthyer në një kontekst lirie dhe mirëqenieje, sidomos në një shoqëri e cila e kuptonte rëndësinë thelbësore që kishte shkëmbimi i ideve dhe bërja e debatit.
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2888

Botuesi: Te tjere

Deshtimi i radhes, komploti i Teme Sejkos, Vladimir Bregu

Qëllimi kryesor i këtij takimi, me Haki Rushitin dhe Panajot Plakun, ishte përgatitja e tyre për mbledhjen që duhej të zhvillohej në Greqi dhe në të cilën do të shqyrtohej plani i kryengritjes së armatosur... Pastaj, Panajoti na tha diçka për idenë e kryengritjes së armatosur që përgatitej këtu dhe për ndërhyrjen ushtarake, e cila përgatitej jashtë vendit.
1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
2 500 Lekë
More
Ka mbaruar