• Banner

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi
  • Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.

8,88 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Guxo ta duash lirinë
Origjinali: Guxo ta duash lirinë
Gjinia: Histori
Autori: Jakup Krasniqi
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2011
Fq. 192
Pesha: 0.273 kg
ISBN: 978-9951-08-152-8

Koment nga autori

"Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.

Në saj të këtij gjaku, populli i Kosovës sot jeton i lirë dhe dinjitoz, fëmijët e saj rriten të gëzuar e pa frikën nga terrori barbar. Dëshmorët ua falën lumturinë brezave, por siguruan edhe për veten e tyre lumturinë e amshueshme të shkallës më të përsosur. Mbi themelet e këtij gjaku ne po ndërtojmë shtetin modern e demokratik të Kosovës, atdheun e lirë e të përbashkët të të gjithë qytetarëve të tij të barabartë.

Në saj të këtij gjaku ne sot kemi miq anekënd botës, të cilët jo vetëm e njohën e po e njohin shtetin e pavarur dhe sovran, por edhe po e mbështesin çdo ditë ndërtimin e tij, forcimin e tij, ngritjen e një jete të re më të mirë në Kosovë."

Mbi autorin

Dr. Jakup Krasniqi është një nga personalitetet më të shquara politike të Kosovës. Pas kryerjes së normales dhe studimeve (Fakulteti Filozofik, dega Histori) iu përkushtua, krahas punës së pedagogut, veprimtarisë klandestine politike.

I burgosur politik (1981 - 1991), veprimtar i pakursyer, fillimisht në LDK (anëtar i Kryesisë), deputet i parlamentit të dalë nga zgjedhjet e para të lira (1992 - 1998) do të zhvillojë veprimtari politiko - ushtarake qysh nga formacionet e para klandestine, që çuan në formimin e UÇK - së, duke qenë edhe zëdhënës i saj.

Mori pjesë në Konferencën e Rambujesë, ishte ministër në Qeverinë e Përkohshme, ndërsa pas zgjedhjeve të para të pasluftës Ministër i Shërbimeve Publike nga radhët e PDK - së. Nga zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2010 është kryetar i parlamentit të Kosovës.

Krasniqi është doktorant i historisë, ndërsa deri më tani ka botuar shtatë libra: "Kthesa e Madhe - Ushtria Çlirimtare e Kosovës", "NJë luftë ndryshe për Kosovën", "Pavarësia si kompromis", "Kosova në kontekst historik", "Lëvisja për Republikën e Kosovës 1981 - 1991 sipas shtypit shqiptar", "Pranvera e lirisë '81" dhe "Guxo ta duash lirinë".

Detajet e librit
Buzuku
SKU001952
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe

Çmimi 22,20 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Përjetësisht të panjohur, Gjergji Xexo

Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku

Për çfarë ishin fajtorë fëmijët, gratë dhe pleqtë?! Çfarë ishin platformat politike për izolimin e familjeve të cilësuara si kulak, po platformat politike për përjashtimet nga puna dhe ndalimi i studimeve të larta?! Po platformat politike për grabitjen ekonomike dhe detyrimin të paguanin tre herë më shumë tatime se fshatarët e tjerë, për të ardhura të...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kishë dhe Kulturë, Dhimitër Beduli

Në këtë vëllim përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri, që përfaqësojnë pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit,që përbëjnë një kontribut të çmuar për kulturën tonë.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Dodona Press

Pellazgët, Elena Kocaqi

Elena Kocaqi Levanti ka mbaruar studimet për Histori me medalje të artë në Universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master dhe është në proces doktorature.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)