• Banner

  • Ka mbaruar
Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie
  • Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie

Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 7,50 CHF Up to 22,51 CHF

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u përhapën në mbarë trevat jugperëndi

7,60 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u përhapën në mbarë trevat jugperëndimore të gadishullit.
Titulli: Leksiku i kulturës popullore shqiptare. Besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore.Origjinali anglisht: A Dictionary of Albanian Religion, Mythology, and Folk CultureAutori: Robert ElsieShqipëroi: Abdurrahim MyftiuShtëpia botuese: Skanderbeg BooksViti: 2005, Tiranafq. 282Pesha: 0.30 kgISBN: 99943-683-4-6 Parathënie Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u shtuan në numër dhe përhapën ngulimet e tyre në mbarë trevat jugperëndimore të gadishullit. Me kalimin e kohës, si dhe me gjallërinë e këmbënguljen që i kanë në gjak, e me shumë fat, ata erdhën e zunë vendin që kanë sot në radhën e shteteve kombëtare të Europës. Mirëpo, edhe sot, në të hyrë të shekullit XXI, termi &#39shtet kombëtar në Europë&#39 nuk eshtë krejtësisht i përshtatshëm për shqiptarët. Jeta e tyre dhe kultura e tyre janë ato të një vendi në zhvillim, të një vendi të Botës së Tretë që lufton për të mbijetuar në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Në pikëpamje materiale, ata kanë qenë të privuar nga gjithçka përveç gjërave më të domosdoshme për të mbajtur frymën gjallë. Madje, zhvillimi historik, politik, ekonomik dhe kulturor i shqiptarëve ka qenë aq i mundimshëm sa që ata që i njohin mirë nuk mund të mos mahniten se si kanë arritur të mbijetojnë si popull. Vetëm në një kuptim kanë qenë të pasur shqiptarët. Kultura popullore tradicionale e tyre, e cila ka ardhur e është zhvilluar gjatë shekujve në kushtet e një veçimi relativ, paraqet një begati befasuese elementesh. Megjithatë, kjo kulturë, pa dijen e së cilës Ballkani kurrsesi nuk ka si të kuptohet, ka mbetur pak e njohur për botën Perëndimore, madje edhe ndër antropologët dhe etnografët që merren posaçërisht me Ballkanin. Punimi që po paraqesim këtu synon ta mbushë këtë zbraztësi, sado në mënyrë modeste. Thelbi i këtij Leksiku të Kulturës Popullore Shqiptare janë besimet. Ai në masë të madhe përqëndrohet në figurat e mitologjisë shqiptare, të besimeve fetare, të bashkësive, urdhrave dhe sekteve fetare që kanë qenë të pranishme në Shqipëri, të shenjtëve e shenjtorëve, burra e gra, që kanë luajtur rol në besimet e shqiptarëve, të vendeve të shenjta e objekteve të kultit, të festave kalendarike, të ritualeve e të bestytnive popullore. Të lidhura ngushtë me botën e besimeve e të bestytnive janë ato që, në një kuptim të përgjithshëm, mund të cilësohen si doke e zakone popullore. Edhe këtyre u është dhënë vend i bollshëm, sikundër u është dhënë edhe një numri zërash kushtuar disa veçorive me lidhje anësore me të parat - veçori të larmishme, si doket e lidhura me lindjen, martesën dhe varrimet e të vdekurve, doket gjinore, gjakmarrja e institucionet e të drejtës dokesore shqiptare. Shumë aspekte të kulturës popullore të palidhura me besimet, doket e zakonet, sikundër janë muzika popullore, arti dhe kultura materiale nuk janë përfshirë. Megjithatë, në një libër të tillë është e vështirë të përcaktohen kufijt e saktë se çfarë përbën kulturë popullore e çfarë nuk përbën. Rruga e ndjekur brenda këtij kuadri të përgjithshëm ka qenë më fort eklektike se e ndarjes së prerë të kufijve. Ky Leksiku të Kulturës Popullore Shqiptare paraqet dhe jep për herë të parë në gjuhën angleze një gamë të gjerë informacioni të panjohur ose pak të njohur në Perëndim. Madje një pjesë të mirë të këtij informacioni e kanë humbur edhe vetë shqiptarët e sotëm. Në këto rrethana, ky fjalor mund të shërbejë si bazë të dhënash për lexuesit dhe studiuesit e një numri fushash. Aty ku ka qenë e mundur, në ndihmë të atyre që duan të thellohen më tej, janë paraqitur të dhëna bibliografike të hollësishme. Kultura popullore shqiptare ndodhet sot në një gjendje interesante. Nga njëra anë, sikundër u tha më sipër, ajo është dhe paraqitet jashtëzakonisht e begatë, sidomos duke patur parasysh se për dhjetëvjeçarë, madje për shekuj me radhë, shqiptarët kanë jetuar të veçuar nga pjesa tjetër e Europës. Kultura tradicionale e tyre, me shumë elemente e besime që ndofta nuk hasen gjetiu, vazhdon të mbetet një minierë ari për antropologët dhe etnografët. Në disa kuptime, Shqipëria është një muze i gjallë i së kaluarës. Në malet e veriut, për shembull, ende vihen re mbeturina të dukshme të një kulture e shoqërie fisnore, e cila ka ruajtur vlera të forta patriarkale e madje shumë nga prirjet epike të së kaluarës. Nga ana tjetër, kultura popullore në Shqipëri është sot, për fat të keq, jashtëzakonisht e varfër, e varfëruar në mënyrë të ndërgjegjshme gjatë një gjysëm shekulli diktature staliniste. Regjimi komunist që sundoi në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë së kohës (1944-1990) u përpoq me të gjitha mënyrat për të krijuar &#39njeriun e ri socialist,&#39 duke shkatërruar gjithçka para tij. Nën sundimin e Enver Hoxhës (1908-1985), të gjitha besimet dhe zakonet paramarksiste mendoheshin se binin në kundërshtim dhe vinin në rrezik ndërtimin e socializmit dhe pushtetin e Partisë e, për rrjedhojë, të paktën në pjesën më të madhe, u fshinë nga mendjet, zemrat dhe shpirti i shqiptarëve. Si pasojë e drejtpërdrejtë e diktaturës staliniste, të paktë janë sot në Shqipëri ata individë që dijnë diçka për traditat e tyre popullore, për shembull për mitologjinë shqiptare ose për fenë dhe besimet popullore. Mirëpo, një pjesë e mirë e asaj çka ka humbur në Shqipëri fatmirësisht është ruajtur në kulturat më tradicionale të bashkësive shqiptare në Kosovë e në Maqedoninë perëndimore. Disa elemente arkaike gjithashtu janë ruajtur gjatë shekujve në ngulimet e vjetra shqiptare të Italisë jugore e të Greqisë. Sidoqoftë, është koha që kjo kulturë popullore tradicionale të studiohet me imtësi para se të ikë e të zhduket përgjithmonë. Disa arritje janë shënuar ndër vite nga studiues shqiptarë vendës, të cilët kanë regjistruar, dokumentuar, kataloguar e botuar vepra të rëndësishme, sidomos në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në Institutin e Kulturës Popullore të Tiranës. Po ende mbetet shumë për të bërë. Nëse ky vëllim jep ndihmesë për të zgjuar interesime për këtë fushë ose për kulturën shqiptare në përgjithësi, atëhere mund të thuhet se synimi kryesor është arritur. Më mbetet të shpreh falënderimin tim për shumë veta, që nga studiuesit dhe specialistët deri te blegtorët e bujqit, që kanë dhënë ndihmesën e tyre me dijet, mendimet, kohën dhe interesimin e shfaqur për këtë projekt. Për ndihmën e një natyre më konkrete do të përmendja në veçanti Heinz Bothien-in (Frauenfeld), Bardhyl Demirajn (Mynih), Arthur Liolin-in (Boston), Abdurrahim Myftiun (Tiranë), Joan Pelushin (Korçë) dhe Frances Trix-in (Ann Arbor). Shestimi i këtij libri nisi në muajt e parë të vitit 1998, në një kohë kur revoltat e vitit 1997 i kishin shkatërruar tashmë strukturat e shoqërisë e të kulturës popullore në Shqipëri, duke shkaktuar, ndër të tjera, një eksod tjetër masiv të fiseve malësore drejt vendbanimeve qytetëse pranë brigjeve të detit. Ishte gjithashtu koha kur hegjemonia e huaj, me strategjinë e saj të mbrapshtë të spastrimit etnik dhe urrejtjes së verbër, po orvatej të fshinte e të zhdukte kulturën shekullore, po ende të brishtë, të shqiptarëve të Kosovës, një kohë kur gjenocidi në Ballkan përsëri po ngrinte kokën e vet të shëmtuar. Për shqiptarët, vështirësitë dhe privacionet gjithmonë kanë qenë pjesë e jetës. Mbetet të shpresojmë që populli i shumëvuajtur i Kosovës e i Shqipërisë të rimëkëmbet dhe, me energjinë dhe vrullin e vet tradicional, të kapërcejë vështirësitë e papërshkrueshme të kohës së sotme. Robert Elsie Shkurt 2000  

Detajet e librit
SKU001664
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001676

Botuesi: Te tjere

Trashegimia e Ahtisaarit, Nina Suomalainen, Jurki Karvinen

Në libër shtrohet pyetja se cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në rindërtim: a duhet të merren vendime pa pjesëmarrjen e vetë vendeve në krizë për të arritur rezultate të shpejta apo a nevojitet vetëm përkrahja ndaj vendeve në konflikt në proceset e tyre për stabilizim?

Çmimi 8,82 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001535

Botuesi: Toena

Deformimi i Partisë Demokratike, Blerim Çela

Në 1992 u zgjodh anëtar i qeverisë së parë demokratike me detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997. Nga 1997-2009 ka ushtruar detyrën e shefit të financës së PD-së. Nga viti 1997-2010 ka qenë zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.

Çmimi 7,93 CHF
More
In Stock

Arratia e Ballit Kombëtar, Ylli Polovina

Ndërkohë e kishte të paqetësuar kurrë edhe një dyshim: mos anglezët, prej të cilëve në parim pritej që me ardhjen e tyre të favorizonin kundërkomunistët dhe kështu të vendosnin në pushtet të djathtët, për shkak të marrëveshjeve dhe ndarjes së interesave mes tre pjesëtarëve kryesorë të Aleancës Antifashiste SHBA-BRSS-Britani, në Ballkan, të paktën në...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Histori e Skënderbeut, Naim Frashëri

Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)