• Ka mbaruar
Barleti apo Becikemi - Nje peshtjellim ne shkencen shqiptare
  • Barleti apo Becikemi - Nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

SKU001644
Te tjere

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe

22,20 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptare
Origjinali: Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptare
Studim albanologjik, histori
Autori: Ilia Karanxha
Shtëpia botuese: Botimet Kumi
Viti: 2010
fq. 272
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99956-48-81-7

Mbi librin

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: "Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare", hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë, prej vitit 1997. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe bëmat e shqiptarëve, të cilët jetuan në diasporë, në Italinë Verilindore në shek. XV-XVI.

Me studimin Barleti apo Becikemi?... hapet kjo seri veprash që ka për të pasuruar shkencat albanologjike dhe humanizmin europian. Vepra që kemi në duar sjell hipoteza e teza të reja lidhur me autorësinë e dy veprave monumentale të albanologjisë Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut... të cilat, siç dihet, deri më sot janë konsideruar si vepra të Marin Barletit.

Që në leximin e parë të bie në sy se hartimi i kësaj vepre ka kërkuar punë e pasion të madh, kualifikim të shumanshëm, guxim shkencor dhe logjikë të mprehtë. Vetëm të tilla tipare mund ta ndihmonin këtë autor të luftonte, që me veprën e tij të parë, për krijimin e tezave dhe hipotezave të reja, kur teza e hipoteza të vjetra kishin kohë që ishin përhapur e kishin zënë vend.

Duke krahasuar një mori të dhënash historike, filologjike e ikonografike, duke u thelluar në leximin e tekstit dhe duke përqasur pjesë tekstesh nga panegjirikët e njohur të humanistit Marin Becikemi me tekstet e veprave të lartpërmendura, Karanxha, përmes arsyetimesh logjike, ka tronditur fort një sërë problemesh dhe ka sjellë përfundime të reja bindëse.

Këto përfundime sqarojnë autorësinë e këtyre veprave, duke e lidhur atë me emrin e humanistit të njohur prof. Marin Becikemit e duke e lënë Marin Barletin thjesht si një emër pas të cilit është dashur të fshihej autori i vërtetë; sqarojnë se i quajturi portret i Marin Barletit është vetëm një klishe ikonografike e përdorur dhe në vepra të tjera si portret autori, saktësojnë datën e botimit të Historisë së Skënderbeut... duke e spostuar atë në vitin 1522; shpjegojnë ndërhyrjet e pasardhësve të Pal Engjëllit në botimet e mëvonshme për qëllime lavdie familjare, si dhe plotësojnë me të dhëna biografike jetën e humanistit të madh shkodran Marin Becikemi dhe të botuesit B. Vitali, një shqiptar tjetër ky që u shqua si editor në botimet veneciane të shek XV-XVI.

Jeta dhe veprimtaria e vëllezërve Vitali është objekt studimi i njërës nga pesë veprat e I. S. Karanxha që do të dalin në vijim. Mbas qëmtimesh të kujdesshme të fakteve të fshehura brenda në tekstin e veprave janë mbledhur të dhëna biografike për persona historikë që përmenden aty, janë krahasuar ato me të dhëna dokumentare dhe është ngritur me guxim teza e re.

Sipas kësaj teze nuk ka qenë vëzhgues e përshkrues i shumë ngjarjeve autori i këtyre veprave, i quajturi Marin Barleti, siç është konsideruar deri sot, por babai i Marin Becikemit. Ky person i njohur historik, i cili quhej gjithashtu Marin, kishte qenë një nëpunës i Venedikut, i cili kishte shërbyer shpeshherë si i dërguar, si ndërmjetës, pra si vëzhgues i Republikës së Shën Markut (i Venedikut) te drejtuesit e trupave osmane, edhe në Krujë pranë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Shkodër pranë komandantëve venecianë A. Loredan dhe A. da Leçe.

Ky vëzhgues e luftëtar, i cili u vra gjatë luftimeve heroike të rrethimit të dytë të Shkodrës, duket se ka qenë kronikani i shumë ngjarjeve, hartuesi i relacioneve, të cilat janë shfrytëzuar për hartimin e këtyre dy veprave madhore prej hartuesit të tyre. Pasi jepen sqarime biografike për marrëdhëniet midis qeveritarëve të Venedikut e prof. Marin Becikemi, mbasi jepen sqarime lidhur me opinionin konkret të qeveritarëve venedikas për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilët nuk donin t'ia dëgjonin më emrin në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVI, argumentohet fakti pse vepra madhore Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut... u desh të botohej jo në Venedik, po në Romë, pa datë botimi, pa emrin e vërtetë të autorit, pa emrin e plotë të botuesit, si dhe me prezantues të maskuar në kopertinë.

Sqarohet se emri Marin Barleti me cilësimin prelat shkodran, u përdor për fshehjen e emrit të hartuesit të vërtetë, Marin Becikemit, meqë vepra e tij sillte interpretime të ndryshme nga historiografia zyrtare veneciane. Emri Marin Barleti, i cili shfaqet në disa dokumente, si emër i një djaloshi para vitit 1497, humbet krejt gjurmët e veta si person fizik në kapërcyell të shek. XV dhe del vetëm si emër autori i dy veprave të mirënjohura, mirëpo nuk ka asnjë dëshmi ndër letra, ligjërata, libra, ose dokumente të botuara për jetën e tij si person konkret.

Njëfarë biografie që është sajuar për këtë autor është krijuar kryesisht duke u mbështetur në të dhënat e brendshme të tekstit të veprave Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut... dhe Rrethimi i Shkodrës, të cilat në të shumtën e rasteve duhet t'i përkasin babait të Marin Becikemit. Ndërsa për personin Marin Becikemi sillen të dhëna që dëshmojnë se ai kishte qenë tepër i ri, kur kishte emigruar në Venedik.

Këto fakte e shtyjnë studiuesin të hedhë idenë se Marin Barleti dhe Marin Becikemi përjashtohen nga mundësia e të qenit pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të luftimeve në rrethimet e Shkodrës, e aq më pak në betejat e mëparshme skëndërbejane. Rrëzimi i hipotezës ekzistuese, sipas së cilës autori i këtyre dy veprave kishte qenë pjesëmarrës në luftimet që përshkruhen aty, shoqërohet me të dhëna biografike e bibliografike për të supozuarin Marin Barleti dhe për profesorin real Marin Becikemi.

Duke përqasur të dhënat biografike të këtyre dy humanistëve, autori i studimit thekson faktin se jetët e tyre afrohen shumë me njëra-tjetrën, kurse duke gërmuar në të dhënat e brendshme filologjike të tekstit të veprave, ai ka mbërritur në rezultatin se prapa emrit Marin Barleti prift shkodran, duhet parë profesori universitar Marin Becikemi. Bëhet një hap i parë e i sigurt në një rrugë të gjatë e të braktisur prej shekujsh, duke rikthyer në plan të parë meritat e mohuara të humanistit të shquar italian nga Lombardia Paolo Xhovio (Jiovio).

Studiuesi Karanxha e njeh mirë jetën dhe pasuritë artistike e ikonografike të këtij humanisti italian dhe së shpejti do të hedhë në shtyp veprën e tij të dytë, titulluar Shqiptarët në Muzeun e Paolo Xhovios.Të dhënat për prelatin e devotshëm Marin Barleti tregojnë se ai mbetet i projektuar në një situatë sureale, gati komplet i panjohur dhe jashtë ambientit të Rilindjes italiane.

Kurse të dhënat për profesorin universitar Marin Becikemi tregojnë se ka qenë një hartues i talentuar fjalimesh, ligjëratash biografike dhe komentesh për autorë e personalitete të antikitetit romak e italian dhe se ka qenë një gërmues i njohur i arkivave, sidomos i atyre veneciane.

E kaluara e largët dhe e afërt e popullit shqiptar ishin temat e preferuara me të cilat Becikemi rrekej të afirmonte identitetin dhe dinjitetin e popullit të tij në arrati. Kështu bëhet e pranueshme hipoteza e re, sipas së cilës autori i veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka qenë profesori i talentuar Marin Becikemi.

Për hartimin e tyre, ky gërmues i arkivave ka shfrytëzuar si kronikat e relacionet e shkruara prej babait të tij, edhe aftësitë e tij oratorike e letrare për mbushjen e veprave me ligjërata të shumta në përshtatje si me periudhën historike dokumentare, kur ndodhën ngjarjet, po ashtu edhe me mendësitë e kohës kur u shkruan dhe u botuan veprat.

Të dhëna të shumta bëjnë të qartë pse Marin Becikemi nuk donte të komprometohej me argumente delikate historike në një ambient, ku faktet e ngjarjet e ndodhura në Shqipëri mes venecianëve dhe shqiptarëve ishin tepër të pleksura me fërkime të shumta. Në Venedikun e dozhëve, nga shumë persona, këto argumente do të shiheshin me një sy jo dashamirës.

Me një fjalë historiografia e Becikemit, me një mjeshtëri të hollë e me mençuri të madhe, arriti të dilte nga konturet e historiografisë zyrtare veneciane, si dhe nga ligjet që pengonin e dënonin ata që guxonin të diskutonin veprimtarinë e Republikës së Venedikut. Pra përdorimi i emrit Marin Barleti prift shkodran e mbronte autorin e vërtetë nga pasojat, si dhe veprën e parë monumentale shqiptare e thënë me fjalët e vetë autorit nga kafshimet e zemërkëqijve. Vepra Barleti apo Becikemi... ka dhe merita të tjera.

Aty analizohet në një kapitull të veçantë pleksja e dhunshme e familjarëve Ëngjëlli në themelet e kulturës shqiptare. Këto vëzhgime e kanë shpënë studiuesin në konkluzionin se të afërmit e pasardhësit e Pal Engjëllit, peshkopit të devotshëm të Durrësit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gjatë shekullit XVI shkuan tepër larg në ambiciet e tyre, për të ngritur sa më lart origjinën e lidhjet e tyre fisnore, duke e lidhur familjen e Engjëllorëve me familje të shquara të Perandorisë Romake e asaj Bizantine.

Kjo mani i çoi ata në shtrembërime, thjeshtime dhe shtesa të tjera në veprat e hartuara prej Marin Becikemit, të cilat na janë transmetuar deri në ditët e sotme me emrat Marin Barleti (1555) apo Paolo Xhovio (1539, 1541) e Dhimitër Franku (1584 e më tej).Si konkluzion themi se studiuesi Karanxha me rezultatet e reja mbi autorësinë e veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me sqarimet e shumta për rrethanat e botimit, me shpjegimet për ikonografinë kastriotiane, me ndjekjen e idesë për helmimin e Gjergj Kastriotit, me fundin misterioz e të papritur të Marin Becikemit etj., ngul piketa të reja në studimet skëndërbejane.

Me rezultatet e tij, ai tërheq me sukses vëmendjen e studiuesve dhe hap hapësira të reja në këtë fushë të rëndësishme të studimeve albanologjike me vlera të mëdha edhe për studimet e humanizmit europian. Duke ia njohur vlerat këtij studimi të hartuar prej një studiuesi të diasporës së sotme, i cili nuk ka mundësi të merret me shpërndarjen e veprës, sugjerojmë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë shpërndarjen dhe shitjen e tij si në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi të sigurt se leximi i kësaj vepre do të ndihmojë lexuesit, sidomos studentët e degëve të historisë dhe letërsisë shqiptare, të marrin një formim më shkencor.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001644
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.
11,10 
More

Botuesi: Toena

Udhëkryqe Shqiptaro-Gjermane, Paskal Milo

Dokumente të panjohura më parë, nxjerrë nga arkivat e ministrisë së brendshme vijnë përmes librit “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane”, promovuar sot nga historiani. Ky botim është një përpjekje për të rrëfyer jetën e gjermanëve të mbetur në Shqipëri pas çlirimit, trajtimin e tyre nga diktatura që do të udhëhiqte Shqipërinë e pasluftës dhe përpjekja e...
22,20 
More

Referenca: SKU001919

Botuesi: Fishta

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.
36,63 
More

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
27,75 
More

Referenca: SKU001952

Botuesi: Buzuku

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.
8,88 
More

Botuesi: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...
13,32 
More

Referenca: 2759

Botuesi: Plejad

Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Mehdi Frashëri

Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e ti, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot?
8,88 
More

Botuesi: UET Press

Loja që ndryshoi Shqipërinë, Sokol Balla

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.
9,99 
More

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.
7,77 
More

Referenca: 2924

Botuesi: Plejad

Historia me e vjeter e Shqiperise, Zhan Klod Faveirial

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke.
13,88 
More

Referenca: 2344

Botuesi: Dija-Poradeci

Aranitasit dhe Mallakastra, libri i dyte, Bujar Mucaj

Titulli: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëOrigjinali: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëGjinia: HistoriAutori: Bujar MuçajShtëpia botuese: DIJA - PoradeciViti: 2011Fq. 288Pesha: 0.34 kgISBN: 978-99956-982-7-0
8,88 
More

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
8,33 
More

Referenca: 2471

Botuesi: Naimi

Epiri, nje histori pellazgo - shqiptare, Besnik Imeri

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut.
8,88 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 
16,65 
More

Referenca: SKU001270

Botuesi: Te tjere

Shteti mesjetar i Skënderbeut, Jahja Drancolli

Çështja e Shtetit Shqiptar të Mesjetës (VII-XV), sidomos e Shtetit të Arbrit dhe e shtetit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nuk kërkon t’i qasemi sipas pozicionit, metodologjisë dhe qëndrimit nga i qasej historiografia e vjetër.
5,55 
More

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.
16,65 
More

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
11,10 
More

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
27,75 
More