• Banner

Monarkia kunder Republikes, Monika Shoshori Stafa
  • Monarkia kunder Republikes, Monika Shoshori Stafa

Monarkia kundër Republikës, Monika Shoshori Stafa

Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura.

7,77 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Monarkia kundër Republikës - Si u la Shën Naumi, Dy monografi dhe disa studime për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
Origjinali: Monarkia kundër Republikës - Si u la Shën Naumi, Dy monografi dhe disa studime për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
Gjinia: Histori, monografi
Autori: Monika Shoshori Stafa
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2011
Fq. 314
Pesha: 0.29 kg
ISBN: 978-9928-109-04-0

Mbi librin

Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura. Në tekstet shkollore ose nuk përmendej fare, ose thjesht shtonte "një prej tradhtive të shumta të ish-mbretit Zog".

Studimi i M. Stafës përfundimisht e shqipton problemin në formë akademike-shkencore, duke e shpëtuar prej folklorit dhe "shkencës atdhetare". Në këtë libër autorja zbulon rrethant historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq.

Në studimin tjetër përfshirë në këtë libër, gjithashtu, me karakter monografik, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të ndërlikuarat dhe më të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur më një kryesi kolektive të shtetit, republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet, regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme.

Detajet e librit
Naimi
SKU001597

Referencat specifike

isbn
9789928109040
ean13
9789928109040
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.

Çmimi 10,99 
More
Ne gjendje

Referenca: 2507

Botuesi: Te tjere

Shen Naumi dhe diplomacia e kohes, Kaliopi Naska

Kaliopi Naska ka lindur në Tiranë në vitin 1952. Studimet universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Histori – Gjeografisë në Universitetin e Tiranës më 1976. Ka punuar arsimtare, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nëndrejtore në Arkivin Qendror Shtetëror.

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2196

Botuesi: Te tjere

Procesi i Tiranes, Vladimir Bregu

Përsa i përket problemit të Kosovës nuk munda të konstatoja asnjë gjykim të sinqertë lidhur me çlirimin e saj nga ana e grupeve të ndryshme. Përpara tradhtisë së Titos, Balli Kombëtar thoshte se do ta merrte Kosovën edhe me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, por pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk u fol më.

Çmimi 7,77 
More
In Stock

Referenca: 2133

Botuesi: Albin

Heronjte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 

Çmimi 6,66 
More
In Stock

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Spastrimet etnike, Hivzi Islami

Aspiratat hegjemoniste dhe shoviniste të qarqeve, regjimeve, madje edhe popujve të tërë në kohën tonë kanë nxitur edhe një tip krejtësisht të ri të migrimeve, me përmbajtje specifike, të ashtuquajtur "migrime humane", "këmbim popullatash" apo "spastrim etnik".

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.

Çmimi 27,75 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Turdiu

Skanderbeg, Princi i Epirit, Bernardino De Bindoni

Për heroin tone kombëtar, Gjergj' Kastn'oti' Skënderbeun, kanë shkruar shkrimtarë dhe historianë në të gjitha kohët dhe gjuhët e botes. Dhe ky libër ndoshta nuk do të shtonte asgjë më tepër nga çfarë kanë përshkruar të tjerët si për figurën e tij, ashtu edhe për betejat e zhvilluara. Por përkthimi i këtij libri kishte për qëllim të sillte dokumente të...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2796

Botuesi: Te tjere

KuqeZi, Alban F. Daci

Alban Daci, autori i tri librave "Europa dhe shqiptarët", "Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare" dhe "KuqeZi", në vitin 2008 ka mbaruar Laurea Triennale për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike në Universitá degli Studi di Genova. Në 2010 ka mbaruar me cum laude Laurea Magjistrale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike po në Universitá degli...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)