• Banner

  • Ka mbaruar

Skicë e mendimit politik shqiptar, Hysamedin Feraj

Në fillim, synimi ishte të studiohej në mënyrë sistematike dhe metodike vetëm një aspekt i këtij mendimi politik zyrtar, çështja nëse ka qenë apo nuk ka qenë nacionalizmi shqiptar burim dhe motiv përcaktues i politikës enveriste, ose më shkurt, a ka qenë enverizmi nacionalizëm shqiptar.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Skicë e mendimit politik shqiptar

Origjinali: Skicë e mendimit politik shqiptar

Gjinia: Shkenca politike

Autori: Hysamedin Feraj

Shtëpia botuese: Logos A

Viti: 2010

Fq. 577

Pesha: 0.66 kg

ISBN: 978-9989-583-63-6

Mbi librin

Dr. Hysamedin Feraj (1962) është mësimdhënës i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës. Ky studim u bë objekt i lëvdatave dhe qortimeve gati të tepruara para se të botohej duke dhënë shpresë për fillimin e diskutimit shkencor edhe në Shqipëri. Ai përgjithësisht u njoh me emrin "Dizertacioni", sepse fillimisht (janar 1997) u mbrojt si dizertacion i zakonshëm me titull "Aspekte të mendimit politik zyrtar në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore deri më 1990". Punimi është shkruar gjatë vitit 1996, ndërsa në tërësi është rezultat i një pune kërkimore dhjetëvjeçare (1986 – 1996).

Në këtë botim nuk është hequr asgjë dhe nuk është bërë asnjë shtesë e rëndësishme veç shtimit të kapitullit "Ndarja e madhe pas shpalljes së Pavarësisë", madje për të ruajtur origjinalitetin, nuk janë hequr edhe disa përsëritje të argumenteve që nga ana e redaktuesve u këshilluan. Ndryshimi i titullit lidhet me arsye të tjera. Në fillim, synimi ishte të studiohej në mënyrë sistematike dhe metodike vetëm një aspekt i këtij mendimi politik zyrtar, çështja nëse ka qenë apo nuk ka qenë nacionalizmi shqiptar burim dhe motiv përcaktues i politikës enveriste, ose më shkurt, a ka qenë enverizmi nacionalizëm shqiptar.

Mirëpo, tema u zgjerua aq shumë sa titulli fillestar nuk i përgjigjej më. Studimi mori pamjen e një skice të përgjithshme të mendimit politik të shqiptarëve. Komente mbi librin "Studimi përbën një përsiatje dhe një analizë të lidhur me fatet e kombit shqipar me treguesit e vet politikë e kulturorë." As. Prof. Dr. Artan Fuga, filozof "Me siguri është një studim i ri për nga vizioni, metodat, operimi dhe përfundimet në të cilat autori del në mënyrë të natyrshme... është arritur të ndërtohet një strukturë mjaft koherente, me një skelet teorik solid, me mbushje të pasura faktike dhe me ngjizje që zbulon shkallën e lartë të arsyetimit, të analizës dhe të forcës abstraguese të autorit..."

As. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, historian

Detajet e librit
Te tjere
SKU001562

Referencat specifike

isbn
9789989583636
ean13
9789989583636
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

E pafilozofuara, Hysamedin Feraj

Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2617

Botuesi: Naimi

Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani

Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Shqiptarët dhe hebrenjtë, Shaban Sinani

Puna juaj e thellë kërkimore dhe njohuritë e gjera rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri e në trevat, janë të një cilësie unike dhe një pasuri për kujtesën kolektive dhe historinë e asaj periudhe të errët në Europë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Alfabetare e Gjuhësë Shqip

Ky botim i dytë i “Allfabetares” u drejtohet kryesisht studiuesve e studentëve të fushës së shkencave humanitare dhe do t'u shërbejë për të njohur botëkuptimin, idetë, synimet kulturore të autorëve, si dhe përpjekjet e tyre të para të mbara për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë të diturisë e të shkollës, për ta pasuruar me fjalë të reja

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)