Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Nathalie Clayer
  • Ne fillimet e nacionalizmit shqiptar, Nathalie Clayer
  • Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Nathalie Clayer

Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Nathalie Clayer

SKU001538
Përpjekja

"Në fillimet e nacionalizmit shqiptar'' tregon historinë e afirmimit të identitetit shqiptar në kuptimin modern të termit, sipas të cilit ndërtimi i identitetit shihet si një proces gjithnjë në ndryshim dhe i përcaktuar nga rrethana historike e politike.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Në fillimet e nacionalizmit shqiptar
Origjinali: Aux origines du nationalisme albanais
Gjinia: Histori
Autori: Nathalie Clayer
Shqipëroi: Artan Puto
Shtëpia botuese: Përpjekja
Viti: 2012
Fq. 696
Pesha: 1.072 kg
ISBN: 978-99943-02-53-1

Mbi librin

"Në fillimet e nacionalizmit shqiptar'' tregon historinë e afirmimit të identitetit shqiptar në kuptimin modern të termit, sipas të cilit ndërtimi i identitetit shihet si një proces gjithnjë në ndryshim dhe i përcaktuar nga rrethana historike e politike.

Libri na shpjegon se procesi i krijimit të identitetit kombëtar shqiptar ka zënë fill, ashtu si në shumë kombe të tjerë të Ballkanit, në shekullin e XIX, i kushtëzuar ngushtësisht nga shpërbërja e Perandorisë Osmane. Ai na tregon dinamikën e këtij procesi, konstruksionet e ndryshme të shqiptarisë dhe simbiozën e tyre me projektet e tjera nacionale të Ballkanit.

Ai na tregon rolin e përkatësive të ndryshme fetare të shqiptarëve në këto projekte, rolin e rrjeteve të ndryshme të veprimtarëve të shqiptarizmit brenda dhe jashtë vendit, rolin përcaktues të fuqive të huaja si Austro - Hungaria dhe Italia për të na çuar deri në ngjarjet në prag të pavarësisë kur duket se ngjizet një projekt dominant.

Nathalie Clayer ka shkruar një histori të shqiptarizmit të çliruar nga ideologjia nacionaliste, e cila materialin historik e përdor për të ndërtuar mite nacionaliste. Në imagjinatën kolektive shqiptare të ushqyer nga një mitologji me një qasje thelbësore ndaj identitetit, shqiptaria, si ndjenjë e identitetit kombëtar, është trajtuar si thelb i popullit shqiptar, si një "bërthamë'' e pandryshueshme që ka qenë e njëjtë që nga pellazgët e ilirët e deri në ditët tona, ndërkohë që periudha të tëra historike, të tilla si shtrirja e Perandorisë Romake në Lindje apo deri edhe komunizmi, janë parë si aksidente që nuk e kanë ndryshuar këtë thelb.

Ky libër na ndihmon shumë për të kuptuar historinë tonë të vërtetë, procesin e lindjes së miteve nacionale në shekullin XIX, por edhe për t'u çliruar nga ankronizmat e pavërtetësitë e tyre. Po ashtu, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë konfliktet e së djeshmes, ai na ndihmon të kuptojmë edhe konfliktet e së sotmes.

Detajet e librit
SKU001538

Referencat specifike

isbn
9789994302531
ean13
9789994302531
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Tirana Times

Çështja kombëtare shqiptare, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
800 Lekë
More

Referenca: 2542

Botuesi: Tirana Times

Albania 1943-1945, Bernd Fischer

The short period from 1943 through 1945 was a critical one for Europe, witnessing the great final battles of the Second World War, the defeat of Italy and Germany, the initial stages of post-war recovery, and the beginning of the new era.
4 100 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 
1 000 Lekë
More

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
1 000 Lekë
More

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Reklama

Shqipëria e madhe, Luka Mikeleta

Kosova ka pasur përherë një rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, është kjo tokë në të cilën, në vitin 1878, gjatë përshtjellimit të madh ballkanik të nisur tre vite më parë në dëm të perandorisë otomane, lindi Lidhja e Prizrenit, zanafilla e rilindjes kombëtare të popullit shqiptar, që do të kulmonte, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e...
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...
0 Lekë
More

Referenca: 2141

Botuesi: Te tjere

Levizja, Bashkebisedim me Ibrahim Kelmendin, Bedri Islami

Emri i Lëvizjes dhe i Ibrahim Kelmendit janë të lidhur me njëri – tjetrit që nga pararendja e ditës së 17 janarit 1982. Është në fakt dëshmuesi i vetëm i asaj ngjarjeje themeluese, por edhe të përgjakur, dhe nuk ka qenë si një soditës, por pjesë e saj.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...
1 200 Lekë
More