Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Deformimi i Partise Demokratike, Blerim Cela
  • Deformimi i Partise Demokratike, Blerim Cela

Deformimi i Partisë Demokratike, Blerim Çela

SKU001535
Toena

Në 1992 u zgjodh anëtar i qeverisë së parë demokratike me detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997. Nga 1997-2009 ka ushtruar detyrën e shefit të financës së PD-së. Nga viti 1997-2010 ka qenë zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.

13,32 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Deformimi i Partisë Demokratike
Origjinali: Deformimi i Partisë Demokratike
Gjinia: Histori
Autori: Blerim Çela
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 580
Pesha: 0.94 kg
ISBN: 978-99943-1-512-3

Mbi autorin

U lind në Korçë më 28 prill 1944. Studimet e larta i mbaroi në vitin 1969 në Fakultetin e Ekonomisë në degën Financë-Kontabilitet të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1996 fitoi gradën shkencore "Doktor në ekonomi" në të njëjtin universitet. Ka punuar nga viti 1970 deri në vitin 1987 në Ndërmarrjen e Bonifikimit Thumanë, në Fabrikën e Çimentos Fushë-Krujë, në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentralit Koman, në detyrën e kryetarit të degës Financë-Kontabilitet.

Nga viti 1987-1989, inspector në Ministrinë e Ndërtimit dhe nga viti 1989-1992 drejtor i Drejtorisë së Financë Kontroll Revizionit të kësaj ministrie. Në dhjetor 1990 u përfshi në lëvizjen demokratike dhe në shkurt 1991 u zgjodh anëtar i Kryesisë së PDSH e deri në dhjetor 2009 ka qenë i zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Demokratike.

Në 1991 u kandidua deputet në Shkodër, në 1992 dhe 1996 në Tepelenë, në 1997 në Pogradec, në 2001 në Sarandë dhe në 2005 në Lushnjë. Ka fituar 4 herë me votë të drejtpërdrejtë në Shkodër, 2 herë në Tepelenë dhe një herë në Lushnjë.

Në 1992 u zgjodh anëtar i qeverisë së parë demokratike me detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997. Nga 1997-2009 ka ushtruar detyrën e shefit të financës së PD-së. Nga viti 1997-2010 ka qenë zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.

Përmbajtja e librit

1. – Hyrje
2. - Gjendja ekonomiko-shoqërorë e Shqipërisë para dhjetorit të vitit 1990
3. - Ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990
4. - Krijimi i seksionit të Partisë Demokratike në Fabrikën e Tullave, Durrës
5. - Rënia e monumentit të Enver Hoxhës më 20.2.1991 dhe takimi me presidentin Ramiz Alia
6. - Puçi ushtarak i 21-22 shkurtit 1991 në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve
7. - Probleme të propagandës elektorale në Partinë Demokratike dhe mitingjet në Tepelenë, Gramsh, Peqin e Shkodër
8. - Kandidimi për deputet i liderit të dhjetorit, z. Azem Hajdari dhe Blerim Çelës në Shkodër, për zgjedhjet e para pluraliste shqiptare të 31 marsit 1991
9. - Humbja e zgjedhjeve të 31 marsit 1991
10. - Ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër dhe prania e deputetëve Azem Hajdari e Blerim Çela
11. - Dilema "Të futemi-të mos futemi", në parlament
12. - Jeta parlamentare dhe diskutimet në parlament për masakrën e Shkodrës të 2 prillit 1991
13. - Lufta opozitare në parlament e Partisë Demokratike për të rrëzuar qeverinë "Nano 1"
14. - Rrethana që kushtëzuan futjen e opozitës demokratike në Qeverinë e Stabilitetit në qershor të vitit 1991 dhe efektet e saj politike, ekonomike dhe sociale deri në daljen prej saj
15. - Mbi ndryshimin e kryeredaktorit të gazetës "Rilindja Demokratike"
16. - Mbi gjyqin e "kafeve" të bllokmenëve
17. - Lufta parlamentare e Partisë Demokratike për të drejtat e ish-të persekutuarve politikë
18. - Demaskimi i mashtrimeve puniste në shtypin e Partisë Demokratike, "RD"
19. - Prapaskenat e Kuvendit të Parë Kombëtar të Partisë Demokratike të 27-28 shtatorit 1991 dhe zhvillimi i tij demokratik
20. - Dalja nga Qeveria e Stabilitetit
21. - Ballafaqimi i z. Berisha me Qeverinë e Stabilitetit më 4 nëntor 1991 dhe largimi z. Ceka nga PD-ja
22. - Rënia e Qeverisë së Stabilitetit dhe formimi i qeverisë teknike të zotit Vilson Ahmeti
23. - Viti 1992, raporti i thesarit të shtetit në Parlament më 29 janar 1992 nga Blerim Çela
24. - Fushata elektorale në Përrenjas e Mokër me zotin Azem Hajdari në shkurt 1992
25. - Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 22 marsit 1992
26. - Fushata elektorale e 22 marsit 1992, fitorja historike e Partisë Demokratike dhe qeveria e saj
27. - Përgatitja për zgjedhjet lokale të 26 korrikut 1992
28. - Mocioni "Antiberisha"
29. - Konferenca e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike e 13 shkurtit të vitit 1992 për mocionistët
30. - Zhvillime të tjera politike në PD, shkarkimi i prokurorit të përgjithshëm, Maksim Haxhia, dhe ligji i ri "Për Shërbimin e Kontrollit Shtetit", që ndahet nga qeveria
31. - Shkarkimi i prokurorit të përgjithshëmViti 1993
32. - Mocioni kundër Këshillit Drejtues të RTV Shqiptar
33. - Mbi përjetësimin e Berishës në krye të PD-së, politika e tij personale majtiste dhe mënyra e organizimit të PD-së
34. - Miratimi ligjit për liritë e të drejtat e njeriut
35. - Mbi kontrollin e ndihmave italianë të lëvruara nga Levante co
36. - Fondi i solidaritetit, marrëveshja PS-PASOK, operacioni "Fshesa", 50-vjetori i Mukjes, deklarata e zotit Kalakulla në Parlament dhe kontrolli në Këshillin e Rrethit Elbasan
37. - Kuvendi i Dytë Kombëtar i PD-së, më 4-5 dhjetor 1993Viti 1994
38. - Zgjedhjet e parakohshme në disa komuna dhe zgjedhjet në degën e PD-së Tepelenë
39. - Krimi terrorist i bandës greke në posten kufitare Peshkëpi-Gjirokastër më 10.04.1994
40. - Referendumi i 6 nëntorit 1994 për Kushtetutën
41. - Zbulimet dhe masat e Kontrollit të Shtetit për periudhën 1.06.1993-30.09.1994
42. - Raporti i komisionit për realizimin e detyrave të qeverisë për të përndjekurit politikë Viti 1995
43. - Zhvillime politike në PD për rritjen e eficiencës së saj në përkrahjen e demokratëve 44. - Shkarkimi i zotit Eduard Selami nga kreu u Partisë Demokratike
45. -Të tjera zhvillime e kujtime për heroin e demokracisë, Azem Hajdari, dhe konferenca e degëve të PD-sëViti 1996
46. - Kuvendi i Tretë Kombëtar i PD-së, më 4-5 prill 1996
47. - Zgjedhjet parlamentare të 26 majit dhe ato lokale të 20 tetorit 1996
48. - Firmat mashtruese piramidaleViti 1997
49. - Efektet politike të firmave piramidale (promemoria e të 14-ve të PD-së kundër Berishës. -
50. - Diskutimi në Parlament për firmën piramidale "Gjallica"
51. - Vrasja e oficerëve të SHIK-ut në Vlorë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme
52. - Marrëveshja e 9 marsit 1997 dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Bashkim Finos
53. - Raportimi në grupin parlamentar të PD-së, më 21.03.1997 nga kryetari i SHIK-ut, zoti Bashkim Gazidede
54. - Raportimi në Parlament më 26.03.1997, nga kryetari i SHIK-ut, Bashkim Gazidede
55. - Përpjekjet e së majtës shqiptare dhe komiteteve ushtarake rebele për krijimin e Federatës së Jugut dhe autonominë e Korçës, Gjirokastrës e Sarandës e dështimi i tyre. Forcat shumëkombëshe dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga faktori ndërkombëtar. Deklarata e SHBA-së për paprekshmërinë e Shqipërisë
56. - Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së më 13.04.1997 dhe Memorandumi i Rimëkëmbjes Kombëtare
57. - Zgjedhjet e 29 qershorit 1997. Kallash-parlamenti. Fillimi qëndresës së PD-së dhe plagosja e Azem Hajdarit
58. - Riorganizimi i PD-së dhe Kuvendi IV i saj më 20-21 tetor 1997
59. - Financat e PD-së dhe stabilizimi i tyre
60. - Meditime e opinione
61. - Represioni social komunist pas zgjedhjeve të 26 korrikut 1997 dhe ngritja e çmimeve
62. - Arrestimi i gjashtë ish-funksionarëve të lartë të qeverisë demokratike më 22 gusht 1998
63. - Vrasja e liderit të demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, më 12. 09. 1998 dhe funerali i tij Viti 1999
64. - Këshilli Kombëtar më 3 maj 1999 për korrupsionin qeveritar, Rambujenë dhe heqjen e akuzave të opozitës
65. - Kuvendi i posaçëm i PD-së më 17.07.1999 për çështjen kombëtare dhe futja e PD-së në Parlament
66. - Fillimi i nismës së BE-së për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA. -Viti 2000
67. - Mbi librin antishqiptar të Vasilis Kondis, që quan Greqi nga Shkumbini e poshtë
68. - Zgjedhjet e manipuluara vendore të 1 tetorit 2000, me heqje nga listat e votimit të demokratëve
69. - Ndalimi nga policia e qeverisë Meta më 28 nëntor 2000 të kryetarit të PD-së e deputetit Sali Berisha
70. - Lufta në dy fronte e PD-së me të majtën dhe oponencën e së djathtës
71. - Kodi diskriminues elektoral i vitit 2000, i hartuar vetëm nga socialistët
72. - Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shkon në Vlorë tre vjet pas rebelimit komunist të 1997-sViti 2001
73. - Koalicioni i qendrës së djathtë "Bashkimi për fitore", për zgjedhjet parlamentare të 24.06.2001 dhe fushata në Sarandë
74. - Kontestimi i zgjedhjeve të 24.06.2001 nga koalicioni "BF" dhe faktori jashtëm. Bojkoti i Parlamentit nga "BF"
75. - Këshilli Kombëtar i 21 tetorit 2001 për analizën e zgjedhjeve të 24. 6. 01 dhe diskutimet në të
76. - Konferenca e PD-së në Tiranë dhe Kuvendi VII Kombëtar më 15-16 dhjetor 2001 dhe fjalimet e Meksit e ButkësViti 2002
77. - Arsyet e kthimit të PD-së në Parlament më 1 shkurt 2002
78. - Marrëveshja Nano-Berisha dhe reagimet e demokratëve
79. - Takimi i Berishës me Nikolla Geixh në fundvitin 2002 në selinë e PD-sëViti 2003-2004
80. - Përçarja e PS-së. Krijimi i LSI-së dhe publikimi i KOP-it në PD
81. - Zgjedhjet vendore të 1 tetorit 2003 dhe heqja masive e demokratëve nga listat e votimitViti 2005-2006
82. - Kuvendi VIII Kombëtar i PD-së më 23-24 prill 2005
83. - Zgjedhjet e 3 korrikut 2005 dhe fushata ime në Lushnjë. Fitorja e Partisë Demokratike
84. - Disa nga diskutimet e mia në Kuvendin e Shqipërisë
85. - Procedurat e shkarkimit të prokurorit përgjithshëm, Theodhori Sallaku
86. - Kërkesa e PS-së për hetimin e pasurisë së kryeministrit Berisha
87. - Diskutimet parlamentare për dënimin e krimeve të komunizmit dhe rezoluta e 30 tetorit 2006Viti 2007
88. - Procedurat e shkarkimit të zonjës Topalli dhe zgjedhja e zotit Bamir Topi president i Republikës, më 20.7.2007
89. - Ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve politike më 12. XI. 2007Viti 2008-2009
90. - Fjala ime për grantin amerikan dhe krimet e PS-së ndaj anëtarëve të PD-së në vitet 1997-2000
91. - Ligji për pastërtinë e figurës zyrtarëve të lartë administratës dhe atyre të zgjedhur
92. - Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe Kuvendi IX Kombëtar më 14 dhjetor 2009

Detajet e librit
SKU001535

Referencat specifike

isbn
9789994315123
ean13
9789994315123
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2910

Botuesi: Te tjere

Hebrenjte ne trojet shqiptare, Edmond Malaj

Historia e hebrenjve në Shqipëri vitet e fundit ka qenë objekt i disa botimeve me karakter shkencor apo popullarizues. Ky botim i Edmond Malajt është i fundit në rend kohor, dhe si i tillë ka privilegjin të një tradite të krijuar tashmë në Shqipëri mbi studimet hebraike.
11,10 
More

Botuesi: Artini

Miku më i madh i shqiptarëve Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme, Jason Tomes, Bejtullah Destani

Ai udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe bëri emër si ekspert për rajonin, madje u nderua me kërkesa të herëpashershme për të pranuar fronin shqiptar. Herberti ishte këmbëngulës, madje mendjemprehtë, në krijimin dhe shfrytëzimin e mundësive për ngritjen e çështjes së kombësisë shqiptare para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.
22,20 
More

Botuesi: Dituria

Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian, Ervina Toptani

Është kënaqësi të shkruaj pak rreshta për t'ju treguar shkurtimisht sesi lindi ky libër, i cili ka qenë për mua dhe vazhdon të jetë frymëzim për të kërkuar të vërtetën dhe për t'u treguar fëmijëve të mi, brezit të ardhshëm, se nëse nuk reshtim kurrë së kërkuari të vërtetën do të jetojmë më mirë, më në paqe me vetveten dhe me të gjithë të tjerët. 
11,10 
More

Referenca: SKU000384

Botuesi: Albin

Ceshtja Shqiptare ne aktet nderkombetare pas luftes I boterore

Ky vëllim përfshin dokumentat që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare pas Luftës l Botërore. Ato mbulojnë periudhën që hapet në fillim të vitit 1919 dhe mbyllet me aktet e fundit të viteve 1925 dhe 1926. Vëllimi është i treti dhe i fundit i serisë së akteve ndërkombëtare mbi çështjen shqiptare.
6,55 
More

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.
16,65 
More

Referenca: 2888

Botuesi: Te tjere

Deshtimi i radhes, komploti i Teme Sejkos, Vladimir Bregu

Qëllimi kryesor i këtij takimi, me Haki Rushitin dhe Panajot Plakun, ishte përgatitja e tyre për mbledhjen që duhej të zhvillohej në Greqi dhe në të cilën do të shqyrtohej plani i kryengritjes së armatosur... Pastaj, Panajoti na tha diçka për idenë e kryengritjes së armatosur që përgatitej këtu dhe për ndërhyrjen ushtarake, e cila përgatitej jashtë vendit.
11,10 
More

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...
8,88 
More

Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku

Për çfarë ishin fajtorë fëmijët, gratë dhe pleqtë?! Çfarë ishin platformat politike për izolimin e familjeve të cilësuara si kulak, po platformat politike për përjashtimet nga puna dhe ndalimi i studimeve të larta?! Po platformat politike për grabitjen ekonomike dhe detyrimin të paguanin tre herë më shumë tatime se fshatarët e tjerë, për të ardhura të...
16,65 
More

Referenca: SKU000355

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.
111,00 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngritja e një shteti, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandat tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës.
13,32 
More

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...
13,32 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
16,65 
More

Referenca: SKU001444

Botuesi: UET Press

Trashëgimtarët, Luljeta Progni

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri.Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve.
8,33 
More

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
16,65 
More

Referenca: SKU001792

Botuesi: Onufri

Komploti kunder lirise, Andrea Stefani

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.
16,65 
More