• Banner

Dhjetor 90, Aleksander Meksi
  • Dhjetor 90, Aleksander Meksi

Dhjetor 90, Aleksander Meksi

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar.

120,75 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dhjetor '90, dokumente e materiale
Origjinali: Dhjetor '90, dokumente e materiale
Gjinia: Histori
Autori: Aleksandër Meksi                                                                                                                                                                Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 200
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-99956-39-40-2

Koment nga autori

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar. Që të mund ta arrijë këtë ajo duhet të mbështetet në fakte të pakundërshtueshme e të dokumentuara me akte e dëshmi të besueshme dhe me një analizë të mirëfilltë shkencore e me ndershmëri.

Publikimi i dokumentacionit historik do të pamundësojë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Ky ka qenë edhe synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi, t'i japë lexuesit, mbështetur në dokumente autentike, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinonet apo kujtimet e protagonistëve, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh dhe jo të njëjta.

Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizjeje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave.

Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të vendosim saktësisht në kohë ngjarjet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmitarët që dëshirojnë të flasin. Dhe dëshmitë janë të besueshme kur thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe që gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik.

Detajet e librit
UET Press
SKU001530

Referencat specifike

isbn
9789995639402
ean13
9789995639402
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dosjet e luftës, Ana Lalaj

Arkivat e mbyllur kanë qenë pjesë e mbylljes së përgjithshme. Në fakt, kjo i ka sjellë dëme shoqërisë, çka do të thotë se kyçja e dëshmive historike tenton t'i heqë asaj kujtesën. Por në qoftë se një shoqëri mbyll institucionet e kujtesës, atëherë historiani është jashtë loje.

Çmimi 207,00 SEK
More
Ne gjendje

Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Ardian Muhaj

Në këtë aspekt mund të flitet për kryengritje kur kundërshtia ndaj pushtetit vinte nga zonat dhe popullsitë e ndryshme të shtetit osman dhe për “fitne” kur sfida zanafillonte nga aktorët e shtresës së pushtetarëve. Kufiri mes këtyre dy shprehjeve të kundërshtisë politike nuk ishte i prerë qartë.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000950

Botuesi: Bota Shqiptare

Cezari i Ballkanit, Peter Lucas

"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS - së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Nga Ballkani në Mesdhe: Shqiptarët prej mesjetës në agimin e kohës së re, Ardian Muhaj

Në punim pasqyrohet një nga proceset më të rëndësishme të evoluimit historik të shqiptarëve si popull i lashtë ballkanik dhe i zgjerimit të pranisë dhe rolit të tyre drejt hapësirave të reja nga bregdeti dhe brendatoka ballkanike drejt hapësirave më të largëta mesdhetare e përtej. 

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Shqiptarët dhe hebrenjtë, Shaban Sinani

Puna juaj e thellë kërkimore dhe njohuritë e gjera rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri e në trevat, janë të një cilësie unike dhe një pasuri për kujtesën kolektive dhe historinë e asaj periudhe të errët në Europë.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2588

Botuesi: UET Press

Piedestale pa statuja, Blendi Fevziu

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)