• Banner

Te vertetat e fshehura, Incidenti i Kanalit te Korfuzit, Paskal Milo
  • Te vertetat e fshehura, Incidenti i Kanalit te Korfuzit, Paskal Milo

Të vërtetat e fshehura, Incidenti i Kanalit të Korfuzit, Paskal Milo

"Të vërtëtat e Fshehura të kanalit të Korfuzit" është cilësuar nga historianët të cilët kanë referuar mbi këtë botim në ceremoninë e prezantimit si varianti më shterues për këtë ngjarje që edhe 54 vjetë më vonë kishte mbetur i pazbardhur.

15,62 
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Të vërtetat e fshehura, Incidenti i Kanalit të Korfuzit

Origjinali: Të vërtetat e fshehura, Incidenti i Kanalit të Korfuzit

Gjinia: Histori

Autori: Paskal Milo

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2010

Fq. 412

Pesha: 0.54 kg

ISBN: 978-99943-1-662-5

Mbi librin

Pas 16 vjetësh studimi, historiani dhe holitikani Paskal Milo sjell botimin më të fundit për atë që vlerësohet si një nga ngjarjet më të errëta: incidenti i Kanalit të Korfuzit. "Të vërtëtat e Fshehura të kanalit të Korfuzit" është cilësuar nga historianët të cilët kanë referuar mbi këtë botim në ceremoninë e prezantimit si varianti më shterues për këtë ngjarje që edhe 54 vjetë më vonë kishte mbetur i pazbardhur. Ajo çka është shkruar në libër është shkruar me vullnetin e mirë për t'i shkuar deri në fund të vërtetës. Nëse aty për herë të parë shkruhen dhe zbulohen disa dokumenta që ndriçojnë për mendimin tim përfundimisht tregimin dhe të vërtetën që ka ndodhur pas një pune shumë të lodhshme, tha Milo.

Por megjithë punën shumëvjeçare, për studimin autorit i ka mbetur edhe një peng sepse ne kemi akoma pa shfrytëzuar plotësisht arkivat jugosllave. Incidenti i kanalit të Korfuzit daton në 22 Tetor të vitit 1946, menjëherë pas luftës së dytë botërore kur dy anije të Britanisë së Madhe kaluan në ujërat territoriale shqiptare. 45 oficerë dhe marinarë britanik humbën jetën dhe 42 të tjerë u plagosën. Pala shqiptare në atë kohë mbrojti variantin e minimit të zonës por jo si akt i saj, ndërsa Britania e kundërshtoi. Këto mosmarrëveshje për më shumë së gjysmë dekade dhe pasojat e saj autori thotë së është përpjekur të zbardhë.

Fragmente nga dokumentat e kohës "Mejtimi i jonë asht' që këto mina të vendosen para Sarandës, para Himarës dhe Borshit e eventualisht në Palermo. Asht i nevojshëm konspiracioni i madh dhe sidomos për personelin tonë." Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave, 10 shtator 1946 "Ne jemi duke konsideruar rifillimin e përpjekjes për të dërguar një përfaqësues në Tiranë dhe një pikë shumë e rëndësishme për t'u shqyrtuar menjëherë në lidhje me të është nëse shqiptarët tashmë kanë nxjerrë mësimin e tyre rreth trajtimit të anijeve tona...

Ne do të dëshironim që ju të shqyrtonit nëse një prej tyre mund ose jo të drejtohet për atje në një të ardhme fare të afërt si një rast testues." Foreign Office, 11 shtator 1946 "Qëndrimi jonë duhet të jetë: Ne nuk dimë për mina... Në asnjë mënyrë mos me pranue se minat janë tonat." Koçi Xoxe, 11 nëntor 1946 "Unë bëj pyetjen pse u vunë minat apo për të ardhur inglezët të na i heqin?!" Enver Hoxha, 11 nëntor 1946 "Qeveria shqiptare nuk e ka harruar atë ngjarje të pakëndshme, kur ajo, pa konsultime me Moskën, mori vendimin për çështjen e minimit të ujërave shqiptare." Enver Hoxha, 15 korrik 1947 "Kalimi nuk ishte paqësor, por ishte jo më shumë se një mëkat i vogël." Hartli Shoukros, Prokuror i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe, 5 janar 1949.

Mbi autorin

Paskal Milo ka lindur në Palasë, Himarë, më 22 shkurt 1949. Është diplomuar për Histori e Gjeografi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare në Suedi. Ka gradën shkencore "Doktor" në histori dhe titullin "Profesor". Ka kryer detyra shtetërore: sekretar shteti për arsimin (1991); Ministër i Punëve të Jashtme (1997 – 2001); Ministër për Integrimin Europian (2001 – 2002). Është deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 1992 dhe ka kryer funksionet e Kryetarit të Komisionit të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Shëndetësisë (1992 – 1996) dhe të sekretarit të Komisionit të Politikës së Jashtme e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (2003 – 2005). Ka ushtruar detyra profesionale e shkencore: përgjegjës i Katedrës së Historisë Botërore (1988 – 1995); dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1991 – 1992); anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës (1991 – 1992); anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1985 – 1991); anëtar i Bordit të Drejtorëve të "Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë" (Fondacioni Soros) (1993 – 1997); anëtar i Komisionit të Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (2000); anëtar korrespondent i "Shoqatës Kiliane të Historisë e Gjeografisë" (2000). Është ligjërues në Universitetin e Tiranës dhe në universitete të tjera jopublike në Tiranë e Prishtinë. Ka ligjëruar në universitete të ndryshme në SHBA, Kanada, Argjentinë, Kili, Britani e Madhe, Suedi, Norvegji, Danimarkë etj. Ka kryer kërkime shkencore në arkivat historikë të Departamentit të Shtetit në SHBA (1996 dhe 1997), të Foreign Office në Londër (1994), të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë (1994), të Quay d'Orsay, Paris (1997), si dhe në Greqi, Egjipt etj. Pas vitit 1990 ka një veprimtari aktive shoqërore e politike. Ka qenë Kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të Ansamblesë së Qytetarëve të Helsinkit (1993 – 1997), anëtar në disa borde e komisione rajonale për paqe e mirëkuptim ballkanik. Është kryetar i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë. Është dekoruar me urdhra, medalje e çmime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Është autor i disa librave politikë dhe historikë, i monografive, i botimeve shkollore dhe universitare, i shumë artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është pjesëmarrës me referate e kumtesa në kongrese, konferenca, simpoziume e seminare kombëtare e ndërkombëtare.

Detajet e librit
SKU001529

Referencat specifike

isbn
9789994316625
ean13
9789994316625
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001969

Botuesi: Botart

Mbreteria Dardane, Luan Perzhita

Dardanët kthyen flamujt dhe u vendosën në radhë të rregullt përballë armikut... Beteja u zhvillua njëlloj si në një luftë të vërtetë... U vranë pak, të plagosur pati shumë, por asnjë nuk u zu rob, sepse në raste të rralla dalin nga rradhët e tyre dhe të shtrënguar, të gjithë së bashku, luftojnë ose tërhiqen.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Midis perandorive dhe religjioneve, Xhafer Sadiku

Libri trajton historinë e shqiptarëve që nga koha e Ediktit te Kostandit të Madh, kur shqiptarët u kristianizuan me dhunë e deri në kohën e Kongresit të Berlinit, kur nisi ofensiva e madhe e Evropës së Krishterë kundër myslimaneve në Ballkan. Libri tregon hapjen e krishtërimit, konfliktet ndërkishtare, përhapjen e Islamit, pushtimet e shumta të viseve...

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Tharja e kënetës së Maliqit, Artan Hoxha

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me...

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)